Ja, më në fund erdhi dita kur shkencëtarët kanë arritur të mbarojnë qelinë solare e cila prodhon më shumë energji nga drita të cilën e pranon.
Shkencëtarët nga laboratori Nacional amerikan për energji të rinovueshme mbaruan qelinë e parë solare tek e cila efikasiteti kuantiv tejkaloj 100 për qindëshin, shkruan Engadget.
Efikasiteti kuantiv këtu ka të bëjë me rrjedhjen e numrit të elektroneve nëpër qarkun e rrymës brenda qelisë solare brenda një sekondi. Ky numër ndahet ne numrin e fotoneve, respektivisht energjinë hyrëse, ndërsa dallimi paraqet efikasitetin kuantiv.
Shkencëtarët nga laboratori i përmendur kanë regjistruar efikasitet në nivelin e qelisë prej madje 114 për qind! Qelia e tyre solare quhet MEG, respektivisht multiple exciton generation.
MEG pra nga një foton mund të prodhoj më shumë se një elektron, e kjo energji ekstra vjen nga pikat kuante të cilat grumbullojnë energjinë, e cila përndryshe do të shpërndahej në formë të nxehtësisë.
Qelia është e mbaruar nga oksidi i zinkut, seleniti i hekurit dhe ari dhe është e lyer me material antirefleks, i cili ndodhet mbi materialin transparent përçues.
Mjaftë për të ardhur keq është se qysh më 2001 Arthur J. Nozik, shkencëtar nga laboratori i përmendur, saktë pati parashikuar se MEG do të ketë efikasitet prej 100 për qind. Çështja është vetëm se përse nuk po niset me prodhimin masiv të këtyre qelive, të cilat në mënyrë efikase do të mund ta kishin zëvendësuar naftën dhe gazin. E të mos e përmendim zvogëlimin e ndotjes së ambientit.