Një sondë që merrej me studimin e Diellit ka filmuar “objektin” klasik. Ndonëse duket thjesht një njollë.
Atëherë, vërtet jemi të vetëm në Univers, apo jo? Sonda Stereo e NASA-s, e dërguar në orbitë për të studiuar Diellin, ka filmuar një objekt gjigant dhe inkandeshent që gjendej afër Mërkurit, planetit të parë të sistemit diellor. Pas disa momentesh, objekti në fjalë u zhduk pa lënë gjurmë. Menjëherë ka shpërthyer debati: NASA ka filmuar një anije hapësinore aliene? Bëhet fjalë për provën përfundimtare mbi ekzistencën e jashtëtokësorëve? Çfarë është është ajo dritë, ndonjë anije hapësinore? Profesionistët e sektorit duket se mendojnë që “jo”, teksa kanë shpjeguar se sipas tyre bëhet fjalë për një imazh normal të Mërkurit, me një “njollë” të shfaqur për shkak të kodifikimit të imazheve që vijnë nga teleskopi. Imazhe që përbunohen nga kompjuteri dy herë, në mënyrë për të shtuar definicionin. “Më pëlqen të bëhem plangprishës – ka deklaruar eksperti Ian O’Neill -, por nuk ka alieno të parkuar jashtë Mërkurit...”. Gjithsecili mund të shohë videon këtu poshtë dhe të krijojë bindjen e tij.