Hendeku mes Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Evropës dhe Iranit po behet gjithmonë e me i madh, madje sipas mediave ndërkombëtare ato ndodhen ne kufijtë e një lufte te ftohte. Kjo për shkak se pas sanksioneve te miratuara ne Parlamentin Evropian, edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës kane votuar unanimisht 100 me 0 ne senat masa shtrënguese për Teheranin zyrtar. Këto sanksione parashikojnë qe kompanitë e mëdha perëndimore, veçanërisht ato amerikane do te ndërpresin marrëdhëniet ekonomike ne te gjitha nivelet me industrinë e naftës ne Iran. Por përpara se te shndërrohen ne ligj këto sanksione do te kaloje për votim edhe ne kongres e me pas do te aprovohen edhe nga presidenti Obama, qe mund te përdorë edhe veton për ta rrezuar. Pika e dyte e masave është edhe paralajmërimi për sulme te mundshme, qe sipas analisteve tani ka pak gjasa qe te ndodhe. Kjo për shkak edhe te frikës se perëndimit për shkak te armeve bërthamore qe Irani dyshohet se zotëron. Votimi i sanksioneve nga ShBA e BE, pason shkatërrimin e ambasadës britanike ne Teheran qe u cilësua si një incident i inskenuar nga vete shteti. Pas tërheqjes se trupës diplomatike britanike edhe Irani ka njoftuar qe brenda kësaj te premteje do te largoje diplomatet e tij nga Britania.
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.
-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.
Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Join the forum, it's quick and easy