Forumi Kuq E Zi
HUMBJA E KUJTESËS  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
HUMBJA E KUJTESËS  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
HUMBJA E KUJTESËS  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
HUMBJA E KUJTESËS  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1HUMBJA E KUJTESËS  Empty HUMBJA E KUJTESËS 15/6/2011, 16:23

Altin

avatar
Antar Special
Antar Special
Kujtimet janë copëza filmash që nguliten përgjithmonë në kujtesën tonë. Për të mos i shkatërruar, apo humbur pjesë të veçanta, duhen rifreskuar. Kur kujtesa fillon të zbehet, po ashtu edhe perceptimi i realitetit, kemi ndjesinë sikur jemi të sëmurë. Këtë fenomen e quajmë “demencë” dhe kush vuan nga kjo sëmundje, rrezikon t’i humbasë të gjitha kujtimet me kalimin e viteve.

Le të themi se këto janë shenjat e para të demencës, që shpesh lihen pas dore, ndërkohë që kanë një impakt rrënues te familjarët dhe e bëjnë pacientin më pak të bindur. Në këtë mënyrë arrijmë të kuptojmë se cili prej pacientëve të prekur nga demenca shfaq simptoma sjelljeje, si depresioni, nerva dhe indiferencë.

Ndonjëherë ka edhe nga ata pacientë të cilët shfaqin shenja të çuditshme, që nuk përshtaten me personalitetin e tyre, kanë mungesë takti dhe ndjeshmërie. Në këtë rast jemi përballë një sëmundjeje që prek pjesën e përparme të trurit. 40 për qind e pacientëve me Alzhajmer vuajnë nga depresioni, ndërsa 60 për qind kanë periudha irritimi, me sjellje agresive, që mund të manifestohen me fyerje, bërtitje dhe gjeste të dhunshme. 20 për qind e pacientëve që vuajnë nga halucinacionet, besojnë se janë në rrezik, ose se ndodhen përkrah një të huaji.

Në skizofreni janë më të shpeshta halucinacionet dëgjimore, pra “të dëgjuarit e zërave”, ndërsa në demencë, ato pamore. Edhe sjelljet delirante janë të ndryshme, mungon deliri i madhështisë dhe manitë tipike fetare të skizofrenisë, ndërkohë që nga familjarët këta pacientë ndiejnë sikur po tradhtohen. Këto janë probleme që shkaktojnë një stres të jashtëzakonshëm psikologjik dhe emocional te personat që u shërbejnë të moshuarve. Kjo është edhe arsyeja që shpesh familjarët i çojnë në azil pleqtë. Gjithsesi është një zgjedhje që varet shumë nga kultura e personit që mban në shtëpi një të moshuar. Nuk është e thënë se kjo është domosdoshmërish zgjidhja më e mirë, dhe dihet që pacientët jetojnë më mirë në një ambient familjar.

Shumë persona mendojnë se demenca është pjesë e procesit të plakjes dhe kjo i shtyn njerëzit të mos shqetësohen kur shfaqen shenjat e para. Edhe pse kjo sëmundje ka tendencë të përkeqësohet, në fazat e para pacienti është i aftë të lidhet me botën. Testet e shpeshta janë të vlefshme për të dalluar sinjale alarmuese, që shpesh nënvlerësohen. Falë këtyre testeve mund të dallohet një humbje e lehtë e kujtesës, normale deri në një farë moshe dhe paaftësia për të arkivuar informacione të reja.

Shpesh familjarëve u ndodh të pyesin: Si është e mundur që vuan nga demenca dhe kujton ngjarje që kanë ndodhur gjysmëshekulli më parë? Është e mundur, sepse kjo gjë bën pjesë te karakteristikat e kësaj sëmundjeje. Natyrisht që për të arritur te diagnoza e saktë përdoren edhe pajisje, si për shembull testet njohëse specifike. Dalëngadalë, falë teknikave të reja, studiuesit po i afrohen diagnozës së saktë. Ka nga ata që janë shumë të interesuar rreth kësaj çështjeje dhe pyesin se deri në ç’pikë një pacient informohet për sëmundjen e tij? Duhet thënë se mjekët shpesh herë janë shumë të drejtpërdrejtë. Është e rëndësishme të jenë të qartë: të sëmurët e dinë se çfarë nuk shkon dhe është e kotë të heshtësh. Mjekët duhet ta kuptojnë menjëherë sëmundjen, me qëllim që të kujdesen për jetën e pacientit që vuan. Sot, ilaçet ndërhyjnë vetëm te simptomat, por në vazhdim do të zbulohen substanca që mbrojnë strukturat cerebrale.

Natyrisht, nëse një pacient e kupton atë që po i ndodh, atëherë kjo mund të ndikojë mbi humorin, por depresioni në kuptimin klinik është diçka krejt tjetër, me një ngjyrim neurologjik shumë të rëndësishëm. Në fazën e parë të sëmundjes është e natyrshme që një pacient të shqetësohet, por edhe në format më të lehta mungon informacioni i saktë. Të sëmurin mund ta ndihmojë edhe ambienti ku lëviz. Kjo pjesë është gjithashtu shumë e rëndësishme, pasi pacienti nuk duhet të ndihet si i burgosur aty ku qëndron.

Faktorët që ulin rrezikun janë një dietë e shëndetshme dhe e pasur me antioksidantë, ushtrime të rregullta fizike dhe një nivel i mirë kulturor. Zakonisht të moshuarit duhet të kenë kujdes dhe të kontrollojnë herë pas here hiperkolesteroleminë dhe hipertensionin, gjithashtu të shmangin traumat në kokë.

Sot po bëhen eksperimente mbi disa ushqime, për të parë se cilat konkretisht kanë funksion mbrojtës. Gjithsesi, vlen për t’u theksuar se studimet epidemiologjike tregojnë një përhapje uniforme të sëmundjes në të gjithë botën, pavarësisht nga mënyra e jetesës, apo dieta që mbajnë.

2HUMBJA E KUJTESËS  Empty Re: HUMBJA E KUJTESËS 6/2/2013, 06:44

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Humbja e kujtimeve. Sa e rëndësishme është për njeriun?
Kujtimet janë copëza filmash që nguliten përgjithmonë në kujtesën tonë.
Për të mos i shkatërruar, apo humbur pjesë të veçanta, duhen rifreskuar.
Kur kujtesa fillon të zbehet, po ashtu edhe perceptimi i realitetit,
kemi ndjesinë sikur jemi të sëmurë. Këtë fenomen e quajmë “demencë” dhe
kush vuan nga kjo sëmundje, rrezikon t’i humbasë të gjitha kujtimet me
kalimin e viteve. Le të themi se këto janë shenjat e
para të demencës, që shpesh lihen pas dore, ndërkohë që kanë një impakt
rrënues te familjarët dhe e bëjnë pacientin më pak të bindur. Në këtë
mënyrë arrijmë të kuptojmë se cili prej pacientëve të prekur nga demenca
shfaq simptoma sjelljeje, si depresioni, nerva dhe indiferencë.

Ndonjëherë ka edhe nga ata pacientë të cilët shfaqin shenja të
çuditshme, që nuk përshtaten me personalitetin e tyre, kanë mungesë
takti dhe ndjeshmërie. Në këtë rast jemi përballë një sëmundjeje që prek
pjesën e përparme të trurit. 40 për qind e pacientëve me Alzhajmer
vuajnë nga depresioni, ndërsa 60 për qind kanë periudha irritimi, me sjellje agresive, që mund të manifestohen me
fyerje, bërtitje dhe gjeste të dhunshme. 20 për qind e pacientëve që
vuajnë nga halucinacionet, besojnë se janë në rrezik, ose se ndodhen
përkrah një të huaji.

Në skizofreni janë më të shpeshta halucinacionet dëgjimore, pra “të
dëgjuarit e zërave”, ndërsa në demencë, ato pamore. Edhe sjelljet
delirante janë të ndryshme, mungon deliri i madhështisë dhe manitë
tipike fetare të skizofrenisë, ndërkohë që nga familjarët këta pacientë
ndiejnë sikur po tradhtohen. Këto janë probleme që shkaktojnë një stres
të jashtëzakonshëm psikologjik dhe emocional te personat që u shërbejnë
të moshuarve. Kjo është edhe arsyeja që shpesh familjarët i çojnë në
azil pleqtë. Gjithsesi është një zgjedhje që varet shumë nga kultura e
personit që mban në shtëpi një të moshuar. Nuk është e thënë se kjo
është domosdoshmërish zgjidhja më e mirë, dhe dihet që pacientët jetojnë
më mirë në një ambient familjar.Shumë persona mendojnë se demenca është pjesë e procesit të plakjes dhe
kjo i shtyn njerëzit të mos shqetësohen kur shfaqen shenjat e para. Edhe
pse kjo sëmundje ka tendencë të përkeqësohet, në fazat e para pacienti
është i aftë të lidhet me botën. Testet e shpeshta janë të vlefshme për
të dalluar sinjale alarmuese, që shpesh nënvlerësohen. Falë këtyre
testeve mund të dallohet një humbje e lehtë e kujtesës, normale deri në
një farë moshe dhe paaftësia për të arkivuar informacione të reja.

Shpesh familjarëve u ndodh të pyesin: Si është e mundur që vuan nga
demenca dhe kujton ngjarje që kanë ndodhur gjysmëshekulli më parë? Është
e mundur, sepse kjo gjë bën pjesë te karakteristikat e kësaj
sëmundjeje. Natyrisht që për të arritur te diagnoza e saktë përdoren
edhe pajisje, si për shembull testet njohëse specifike. Dalëngadalë,
falë teknikave të reja, studiuesit po i afrohen diagnozës së saktë. Ka
nga ata që janë shumë të interesuar rreth kësaj çështjeje dhe pyesin se
deri në ç’pikë një pacient informohet për sëmundjen e tij? Duhet thënë
se mjekët shpesh herë janë shumë të drejtpërdrejtë. Është e rëndësishme
të jenë të qartë: të sëmurët e dinë se çfarë nuk shkon dhe është e kotë
të heshtësh. Mjekët duhet ta kuptojnë menjëherë sëmundjen, me qëllim që
të kujdesen për jetën e pacientit që vuan. Sot, ilaçet ndërhyjnë vetëm
te simptomat, por në vazhdim do të zbulohen substanca që mbrojnë
strukturat cerebrale.Natyrisht, nëse një pacient e kupton atë që po i ndodh, atëherë kjo mund
të ndikojë mbi humorin, por depresioni në kuptimin klinik është diçka
krejt tjetër, me një ngjyrim neurologjik shumë të rëndësishëm. Në fazën e
parë të sëmundjes është e natyrshme që një pacient të shqetësohet, por
edhe në format më të lehta mungon informacioni i saktë. Të sëmurin mund
ta ndihmojë edhe ambienti ku lëviz. Kjo pjesë është gjithashtu shumë e
rëndësishme, pasi pacienti nuk duhet të ndihet si i burgosur aty ku
qëndron.

Faktorët që ulin rrezikun janë një dietë e shëndetshme dhe e pasur
me antioksidantë, ushtrime të rregullta fizike dhe një nivel i mirë
kulturor. Zakonisht të moshuarit duhet të kenë kujdes dhe të
kontrollojnë herë pas here hiperkolesteroleminë dhe hipertensionin,
gjithashtu të shmangin traumat në kokë. Sot po bëhen eksperimente mbi
disa ushqime, për të parë se cilat konkretisht kanë funksion mbrojtës.
Gjithsesi, vlen për t’u theksuar se studimet epidemiologjike tregojnë
një përhapje uniforme të sëmundjes në të gjithë botën, pavarësisht nga
mënyra e jetesës, apo dieta që mbajnë.Gazeta Shqip

3HUMBJA E KUJTESËS  Empty Re: HUMBJA E KUJTESËS 6/2/2013, 06:45

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Këshilla dhe rekomandime për të evituar sëmundjen e moshës së tretë


Sëmundja e Alzheimerit, ose ndryshe siç njihet më shpesh, humbja e
kujtesës, lind pas moshës 65-vjeçare. Përqindja e popullsisë që preket
në këtë moshë është rreth 10%. Pas kësaj moshe, përqindja e popullsisë
që preket rritet 2% çdo vit, për të arritur rreth 50% në moshën
85-vjeçare. Sipas specialistëve, sëmundja ka raste që lind edhe para
moshës 65-vjeçare, por këto raste janë të rralla dhe karakterizohen nga
histori të veçanta. P.sh., pacienti mund të jetë me Sindromën Down.
Probabiliteti i këtyre pacienteve, me Down, për tu sëmurur edhe me
alzheimer pas moshës 40-vjeçare, rritet shumë. Sindroma e Alzheimerit
nuk varet nga vendi ku personi jeton. Përqindjet e popullsisë që kap
janë të njëjta pothuajse në gjithë botën. Prandaj në Shqiperi këta
pacientë janë në proporcion me popullsinë tonë, po aq saç janë në Itali,
Usa etj.
Simptomat
Simptoma me e
njohur e kësaj sëmundjeje është harresa, por simptomat janë të shumta.
Zakonisht sëmundja fillon me harresa gjithmonë e më të mëdha, të cilat
në fillim kanë karakter minimal dhe me kalimin e kohës bëhen gjithmonë e
me shqetësuese. Duhet pasur kujdes të mos ngatërrohen harresat normale
me ato harresa që përbëjnë sëmundje. P.sh., është harresë normale të mos
mbash mend ku ke parkuar makinën në parkingun e supermerketit, por
është një harresë patologjike të kthehesh në shtëpi pa makinë sepse ke
harruar që kishe shkuar me makinë. Të sëmurët me Alzheimer kanë një
karakteristikë që e bën më të vështirë diagnostikimin e tyre. Në
përgjithësi nuk e pranojnë kurrë se janë sëmurë. Prandaj pacientë të
tillë zakonisht vijnë të shoqëruar nga ndonjë familjar. Bëjnë batuta për
të zhvlerësuar pse janë në spital dhe i duket e çuditshme sesi p.sh
gruaja, është fiksuar qe ai ka probleme. Pra ndihen tërësisht në rregull
në vetvete. Vetëm testet e ndryshme (të cilat në Shqipëri me siguri
janë në lindje e sipër) mund të nxjerrin në pah deficitin e madh.
Simptoma e dytë interesante e kësaj sëmundje është anomia, pra mos
gjetja e emrave dhe fjalëve gjatë diskutimeve. Kjo simptomë, në fakt,
përbën simptomën e dyte
kryesore me të
cilën Alzheimeri mund të lindë. Në ato pak raste që sëmundja nuk fillon
me harresa, ajo më së shumti fillon me probleme gjuhësore. Sëmundja bën
që me kalimin e kohës pacienti të evitojë gjithmonë e më shumë fjalët
që nuk i gjen dot dhe të përdorë sinonime dhe përshkrime të gjata për
gjëra që kanë fjalën e vet. Simptoma e tretë është çorientimi kohor dhe
hapësinor. Ndodh që kur pyet pacientë si këta në çfarë muaji jemi mund
tja fusë kot fare. E gjithë kjo, me normalitetin që karakterizon gjithë
eksperiencën e pacientëve të këtij lloji. Simptoma të tjera janë: Humbja
e kapacitetit të gjykimit logjik, ndryshime të çuditshme të humorit,
ndryshim i personalitetit (këtë e ve re mirë kush ka shume vite që jeton
me personin),humbje e dëshirës dhe iniciativës për të bërë shumë gjëra.
Nuk duhet ngatërruar me rënien e aktivitetit të moshës së plakur. Është
krejt anormale që një i moshuar të humbasë interesin për çdo gjë.
Të gjitha këto simptoma lindin në periudha të ndryshme kohore dhe nuk
kanë një periudhë të caktuar kohore. Ajo që është më e vazhdueshme në të
gjithë rastet e sëmundjes është fillimi me harresa, me probleme
gjuhësore ose me probleme të detyrave të thjeshta motore (zbërthim i
këmishës etj).
Shkenca ende s’ka zbuluar pse lind sëmundja
Sot akoma nuk dihet pse vjen kjo sëmundje, por megjithatë janë hedhur
hipoteza të ndryshme: Sipas një varianti thuhet që lindja e sëmundjes
është gjenetike: Në disa raste Alzheimeri pacientet kanë rezultuar me
një mutacion në kromozomin 21. Ky kromozom është dhe ai që shkakton
sëmundjen Down e cila vazhdon me Alzheimer pas moshës 40 vjeç.
Shkencëtarët mendojnë,se sëmundja mund të jetë edhe virale. Ata mendojnë
se virusi hyn nga hundët për të kaluar në receptorët e erës e më pas në
bulbet e erës (brenda trurit) e më pas në pjesën më të madhe të trurit.
Kjo hipotezë mbështetet në goditjen e disa pjesëve të caktuara të
trurit ku shenjat e Alzhiemerit rezultojnë të theksuara gjatë autopsisë
neuro anatomike. Hipoteza e aluminit: Në trurin e pacienteve janë gjetur
nivele të larta alumini. Gjithashtu disa kripëra alumini të vendosura
në koren e trurit të disa kafshëve kanë krijuar matësa neurofibrillare .
Sistemi imunitar, prodhon atitrupa për sëmundje
Sipas specialistëve të kësaj fushe, sistemi imunitar në një periudhë të
caktuar të jetës fillon të prodhojë antikorpe që shkatërrojnë neuronet
që përdorin si neurotrasmetitor acetilcolinen. Zakonisht truri është
komplet i izoluar nga substancat që kalojnë në gjak. Çdo enë gjaku që
shkon në tru vishet me degëzimet e qelizave gliale të cilat lejojnë
kalimin e substancave të caktuara, dhe nuk lenë të kalojnë pjesa më e
madhe e substancave dhe agjenteve patogjene. Kjo hipoteze hedh idenë e
një kolapsi të barrierës e cila fillon të mos punoje si më parë, duke
lënë të kalojnë agjentë patogjene toksike që vdesin neuronet. Deri me
sot nuk ekziston një diagnoze e sigurt. Pothuajse të gjithë doktorët në
vendet perëndimore nuk diagnostikojnë asnjë pacient që vuan nga humbja e
kujtesës. E vetmja siguri se sëmundja është pikërisht ajo, merret pas
vdekjes, me një autopsi të trurit
Simptomat, shfaqen një nga një gjatë viteve
Simptomat e sëmundjes nuk janë akute, por zhvillohen avash-avash me
kalimin e kohës. Kjo bën që familjaret mos ta vënë re sëmundjen dhe të
justifikojnë çdo gjë me moshën e thyer. Në Shqipëri imagjinoj se kur
personat arrijnë në dyert e spitalit, sëmundja do jete shumë më e
avancuar. Për një diagnostikim të mirë duhet parë historia e familjes,
nëse ka raste të tjera. Një faktor tjetër i rëndësishëm janë BioImazhet.
Në Shqipëri këto kanë hyrë vetëm vitet e fundit. Zakonisht truri i
këtyre pacienteve mund të jetë pak i atrofizuar dhe kjo duket me
rezonancë manjetike. Kjo metodë e tregon trurin shumë qartë.

85% e të moshuarve vuajnë nga skleroza
Rreth 85 për qind e gjashtëdhjetë vjeçarëve në të gjithë të botën vuan
nga humbja e kujtesës. Kjo përbën një nivel epidemiologjik shumë të
lartë. Sistemet shëndetësore të vendeve perëndimore kanë humbje shumë të
mëdha prej kësaj sëmundjeje. Ndërkohë që sipas specialistëve rreth
moshës 40-vjeçare nisin të shfaqen simptomat e parë të humbjes së
kujtesës. Simptomat vijnë si rezultat i dëmtimit të qelizave nervore, të
cilat ngadalësojnë përcjelljen e sinjalit për në tru dhe anasjelltas.
Jo pak por 11 simptoma janë karakteristika për të gjithë pacientët që
vuajnë nga humbja e kujtesës. Kryesisht ato kanë të bëjnë me ngatërrimin
e emrave, me vështirësi në lexim, personi bëhet konfuz, si dhe nuk
arrin të shkruajë normalisht. Ndërkohë që 2 për qind e popullsisë çdo
vit preket se sëmundja e humbjes së kujtesës.
Shenjat e sëmundjes
1- Memoria humbet çdo ditë e më shumë.
2- Personi ka probleme gjuhësore (harron fjalët përkatëse dhe përdor të tjera në vend të falës së duhur).
3- Pjesën më të madhe të kohës është konfuz.
4- Gjërat e reja i mban mend me shumë vështirësi
5- Mund të ketë konfiguracione, (nuk di të bëjë llogaritë).
6- Nuk arrin të shkruajë normal.
7- Mezi lexon.
8- Ka vështirësi në veshjen e rrobave të trupit.
9- Me kalimin e kohës pacienti humb interesin në gjerat që e rrethojnë dhe bëhet tërësisht konfuz.
10- Mund të ketë dhe aluçinacione, probleme me urinimin dhe jashtëqitjen (inkontinencë).
11- Në fund fare pacienti humb edhe kontrollin e trupit të vet, thuajse në çdo aspekt.

•infoalb•

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons