Qeni nuk largohet nga varri i pronarit
Nga krahina Panjiatun e Kinës na vjen edhe një rrëfim prekës për dashurinë e pandashme ndërmjet kafshëve dhe njeriut.
Pak pasi i vdiq pronari Lao Pan në moshën 68 vjeçare, bashkëfshatarët vërejtën se qeni i të ndjerit është larguar nga fshati. Shpejtë e gjetën qenin duke kaluar ditët afër varrit të Laos, i uritur dhe i etur.
Fshatarët vendosën ta kthejnë në shtëpi dhe u përpoqën që nëpërmjet ushqimit ta mashtrojnë dhe ta detyrojnë të qëndrojë në shtëpi.
Megjithatë, plani i tyre dështoi pasi qeni brenda ditës prapë u kthye në varreza, ndërsa fshatarët vendosën që t’ia ndërtojnë një kolibe afër varrit të pronarit.
Pasi ia ndërtuan koliben ata morën përsipër që për çdo ditë t’i dërgojnë ushqim dhe ujë .