E shtrire përgjatë një vendkalim te shkatërruar më shumë se 100 m e lartë dhe 30 milje e gjate, një grup alpinistësh e pershkojne me kujdes rrugën e tyre në të gjithë gjatesine,atë që është quajtur rruga e më të rrezikshme në botë.
Adrenalina te ngrihet ne maksimum,kur hedh veshtrimin ne rrugen e ndertuar mbi honet në jug të Spanjës,qe para 110-vjetesh,e quajtur El Caminito Del Rey.Ne kete mrekulli por edhe nje sketerre do te filloi rinovimi vitin e ardhshëm.
Shume alpiniste duke pare filmin ne yuotube per kete rruge te mahniteshme,por shume e frikeshme,kane ndermare kalimin ne te me pajisjet minimale te sigurise,ku dhe nje nga keta amatore ka bere dhe filmimin e gjatesise se rruges neper hone.
Gjurmët e rruges, e njohur edhe si Rruga e Mbretit,janë ndërtuar fillimisht në vitin 1905 për punëtorët,që udhëtonin për tek dy hidrocentralet, por u mbyll në vitin 2000, pas aksidentit me vdekje te dy personave.
Ajo rrugë gjarpëron përgjatë skajeve te shkëmbit të lartë deri në El Gorge Chorro, tridhjetë milje nga Malaga.
Pjesa më e madhe vendkalimeve eshte një metër e gjerë nuk ka mbajtese anesore dhe ne disa seksione ajo ka rënë plotësisht poshtë.
sigurie - por ende shumë nuk preferojnë të përdorin ndonjë pajisje sigurie në të gjitha seksionet e saj
Eshte miratuar një projekt 8.3 milion euro për ta bërë rrugën të sigurt përsëri,qe të tërheqë më shumë turistë në këtë zonë.Ajo do te ndjek gjurmet e rruges ekzistuese,pa bere asnje devijim,duke kaluar mbi honet 100 m te larte me barrierat mbrojtëse, ndriçim dhe një qendër vizitorësh ..