Nese keni nje lidhje Wifi ne shtepine tuaj, dhe ndoshta keni vene re se ne disa vende sinjali eshte me i mire apo ne disa te tjera shume me i dobet, me disa menyra te thjeshta qe ndoshta nuk ju kane shkuar ne mendje, ju mund ta rregulloni kete problem duke e perforcuar sinjalin edhe per disa metra me tej.
1.Levizni router-in:
Edhe pse nuk duket si i tille vendi eshte shume i rendesishem.Routeri funksionon me mire nese vendoset ne nje lartesi me te madhe se pajisjet e tjera te shtepise, pasi valet shpesh interferojne.Muret e shtepise jane nje pengese tjeter, nese router-i pozicionohet ne nje hapesire me shume dyer dhe dritare, kjo gje do e ndihmoje shume sinjalin.
2.Problemet teknike:
E dinit se router-i perdor kanale per te transmetuar valet? Nese jetoni prane nje vendi ku ka wifi tjeter, ka mundesi qe te dy te jeni duke perdorur te njejtat kanale dhe per kete arsye i dobesoni linjen njeri-tjetrit.Per ta mare vesh nese ndodh kjo gje mund te perdorni programe si 'WiFi Stumbler' ose 'inSSIDer' dhe nese gjeni se ka probleme mund te perdorni kete http : / / bit.ly / bvcorC (pa hapesirat) guide se si te konfiguroni wireless-in tuaj hap pas hapi ne nje kanal me me pak trafik.
Edhe antena e laptop-it mund te jete nje problem tjeter, nese laptop-i ka antene build-in dhe jep probleme, ja vlen te provoni nje usb adapter te jashtem qe kushton diku te 30 mije leke te reja.
3.investoni ne zgjerimin e linjes:
Nje menyre shume efikase per ta zgjeruar dhe fuqizuar sinjalin eshte duke perdorur nje 'wifi repeater', pajisje e cila ne baze te valeve te router-it origjinal, gati dyfishon rezen dhe permireson ndjeshem cilesine.