Shkencëtarët kanë arritur që me “shpëlarjen” e qelizave të vjetra të ndalin shenjat e plakjes, pasi që ato qeliza nuk janë ndarë më. Hulumtimin e kanë kryer në minj.
Shkencëtarët në klinikën amerikane Mayo në SHBA kanë arritur që në minjtë laboratorikë të ndalin plakjen e lëkurës, të heqin rrudhat dhe të parandalojnë humbjen e indit muskulor. Këtë e kanë arritur me “shpëlarjen” e qelizave të vjetra, pasi që ato qeliza nuk janë ndarë më. Shkencëtarët theksojnë se si zbulimi i tyre me siguri do të ketë ndikim në njerëzit e moshuar por theksojnë se si çdo gjë duhet të merret me rezervë, përcjell Bloomberg.
Jan van Deursen, udhëheqësi i hulumtimeve në klinikën Mayo, ka theksuar se si të gjitha hulumtimet i kanë kryer në minjtë e modifikuar gjenetikisht. Të gjithë minjtë janë plakur pesë herë më shumë, ndërsa qelizat “e vjetra” do të vdisnin pasi që e kanë marrë ilaçin.
Për momentin hulumtimi nuk ka pasur ndikim në jetëgjatësi, por shkencëtarët theksojnë se si kanë arritur përtëritjen e lëkurës te njerëzit. Hulumtimi do të vazhdojë edhe më tej.