Një asteroid i gjerë 400 metra do të kalojë pranë Tokës të martën, sonte, më afër se distanca që ndan planetin tonë nga Hëna.
Asteroidi nuk përbën rrezik për Tokën dhe do të jetë i padukshëm për syrin e njeriut.
I njohur me emrin “2005 YU55”, objekti do të kalojë pranë Tokës në një distancë prej 325 mijë kilometrash, në 23:28.
Ky është asteroidi që kalon më afër në 200 vitet e fundit. Ai është edhe objekti më i gjerë lëvizës i hapësirës që Toka ka parë që prej vitit 1976, ndërkohë që një tjetër mund të kalojë në vitin 2028.
“Ky është afrimi më i madh i një asteroid kaq i gjerë që ne kemi parë ndonjëherë”, ka deklaruar eksperti i NASA-s, Lance Benner.
Por ai ka nënvizuar se nuk ka shanse që objekti të përplaset me Tokën, sado pranë që t’i kalojë.
Megjithatë, ngjarja u jep astronomëve një mundësi të rrallë për të studiuar në detaj një asteroid të këtij përmasave.
Në vecanti, dy radio-teleskopë, Goldstone Observatory në SHBA dhe Arecibo Observatory në Puerto Riko, do të gjurmojnë kalimin e tij në mënyrë që të zbulojnë përbërjen dhe formën e objektit.