Një tjetër shpërthim ka ndodhur në orët e vona të ditës së mërkurë në SHBA edhe pse në këtë rast gjithcka ishte aksidentale. Kështu mediat amerikane raportojnë se ka shpërthyer një fabrikë plehrash në qytetin e vogël të Ëaco në Teksas. Nga rapotimet e para mësohet se janë shkatërruar edhe dhjetëra shtëpi e biznese përreth ndërsa 200 persona të plagosur, 40 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Zjarrfikësit, ambulanca dhe gjashtë helikopterë janë mobilizuar për t’u përballur me situatën.
Në fabrikë kishte rënë një zjarr i vigël dhe shpërthimi ka ndodhur në momentin kur zjarrfikësit ishin duke shuar atë.