Emri i Shën Gjergjit është i lidhur ngushtë me eleminimin e dragoit. Për këtë dragua thuhen shumë gjëra
Shën Gjergji dhe beteja me dragoin
Shën Gjergji lindi midis viteve 275 dhe 289 në Kapadoki nga një familje e krishterë. Pas vdekjes së të atit u shpërngul në Palestinë, ku u edukua dhe u dallua për zgjuarsinë, bukurinë dhe xhentilesën e tij. Që në moshën 18-vjeçare u detyrua të merrte pjesë në ushtri ku dhe shumë shpejt do të dallohej për burrërinë dhe maturinë e tij. Mori nderime, grada dhe poste të ndryshme dhe më në fund edhe titullin e kontit.
Dallohet për kavalierizmin e tij që në moshën e tij të re, pasi pavarësisht se ishte oficer i legjoneve romake, ai ishte i thjeshtë, i afrueshëm dhe i sjellshëm, ndihmonte njerëzit e dobët dhe u jepte kurajo njerëzve të dëshpëruar. Ikonat fillimisht e paraqesin si këmbësor, bukurosh, me uniformë ushtarake. Më vonë, që nga shekulli XIII, e paraqesin si oficer kalorës që vret dragoin.
Në moshën 30-vjeçare arrestohet për arsye se ishte kristian. Torturohet në mënyrë që të braktiste besimin e tij, por ai nuk pranon të bëjë një gjë të tillë, gjë që bën mbretin Dioklitian t'i presë kokën. U deklarua si Shenjtor nga Kisha dhe shumë shpejt fama e tij u përhap. Tempujt të tij ekzistonin në Siri, mbi 40 të tillë dhe 3 manastire në Egjipt, por edhe në Perëndim e konsideronin si shenjtor.
Emri i Shën Gjergjit është i lidhur ngushtë me eleminimin e dragoit. Për këtë dragua thuhen shumë gjëra. Disa thonë se ishte një bishë nga anët e Lindjes dhe kishte shpellën afër burimit të vetëm të një qyteti të madh dhe pengonte njerëzit të merrnin ujë. Thuhej se dragoi ndodhej në krahinën e Atalisë në qytetin e Allajas. Mbret aty ishte Selviou, një kundërshtar i të krishterëve.
Dragoi për shumë vite me radhë tmerronte qytetin, duke e detyruar t'i jipnin ushqime por edhe njerëz, fëmijë dhe vajza të reja. Shumë burra të qytetit u munduan ta vrisnin, por asnjëri nga ata nuk ia arriti. Shpella e tij ndodhej përtej një liqeni dhe dragoi jetonte brenda një vendi që ngjante kënetë. Erë e keqe përhapej në të gjithë vendin përreth. Ndërsa fryma e tij, e nxehtë dhe e pisët, helmonte çdonjeri që ju afronte.
Zgjidhja që kishte propozuar mbreti i zonës, kur banorët u drejtuan tek ai, ishte se çdo familje duhet të jepte një fëmi për dragoin, në mënyrë që të ishte vazhdimisht i ngopur dhe në këtë mënyrë qyteti nuk do të ishte në rrezik nga sulmet e papritura të dragoit. Kështu filluan, çdo ditë një familje sakrifikonte një fëmi për dragoin, me zemër të rëndë, pasi të gjitha përpjekjet e tjera kishin dështuar. Një ditë erdhi dhe radha e bijës së mbretit për të vajtur për t'u sakrifikuar.
E zbukuruar ashtu siç i kishte hije një princeshe, u nis për të takuar vdekjen, ndërsa i ati po përgatiste anijen mbretërore që do të përshkonte liqenin që ndante qytetin nga shpella e dragoit dhe një turmë e madhe njerëzish e ndiqnin nga pas, duke e shoqëruar në udhëtimin e tij të fundit.
E vetme do të shkonte të takonte dragoin dhe kur arriti jashtë shpellës së tij, shikoi një oficer të ri duke ardhur drejt saj mbi kalë. E pyeti se çfarë bënte atje e vetme? Princesha iu përgjigj se po priste dragoin që ta gëlltiste në këmbim me qetësinë e qytetarëve të tjerë. Shën Gjergji atëherë, pasi kërkoi ndihmën e Zotit u hodh në luftë kundër dragoit dhe arriti ta mundte atë. E nxorri jashtë shpellës së tij dhe e tërhoqi zvarrë deri në sheshin e qytetit. Aty pasi deklaroi se arriti të burgoste dragoin me ndihmën e Zotit dhe kërkoi nga të gjithë të pranishmit të ndiqnin besimin e tij, vret dragoin dhe shpëton banorët nga rreziku i zhdukjes. Në këmbim për këtë të mirë që bëri, mbreti i dha vajzën e tij për grua.
Miti i Shën Gjergjit është një mit mijëravjeçar që ekziston në shumë mitologji dhe shumë fe në të gjithë botën. Kështu ekziston miti i lashtë grek për çlirimin e Andromedës nga Perseu, Apolloni që vret gjarpërin, miti i Zigfridit në mitologjinë gjermane, Uicilopocli tek Aztekët që vret gjarpërin që nxjerr flakë nga goja, etj.
Dragoi është një simbol mbarëbotëror. Kombinon gjarpërin dhe zogun, lëndën materiale dhe shpirtin njëkohësisht. Në Lindje quhet i dobishëm, ndërsa në Perëndim mori kuptimin e ligësisë dhe shkatërrimit, kuptim të cilin ka marrë dhe në këtë mit. Dragoi këtu ruan burimin me ujë, symbol i diturisë brendësore dhe i pavdekshmërisë, burimi i jetës.
Beteja me dragoin simbolizon vështirësitë që ekzistojnë për të arritur dikush të fitojë frytet e dijes brendësore. Vrasja e dragoit është përplasja brendësore midis dritës dhe errësirës. Është njeriu që lufton për të mundur natyrën e tij të errët dhe arrin vetëzotërim. Shpëtimi i princeshës nga dragoi simbolizon çlirimin e fuqive të pastra shpirtërore si rezultat i eleminimit të fuqive negative. Simbolizon çlirimin e shpirtit që përgatitet të gëlltitet nga pasionet inferiore dhe dëshirat.
I gjithë ky mit simbolizon procedurën e luftës së brendshme që çdonjeri që kërkon të përmirësohet si njeri, të bëhet më virtuoz dhe i vetëdijshëm në mënyrë që shpirti dhe trupi i tij të bashkëpunojnë si një njësi e vetme.
Dragoi në këtë mit simbolizon ligësinë, të gjitha dobësitë dhe defektet njerëzore. Princesha e burgosur simbolizon botën psikologjike të njeriut që jeton në errësirën e shpellës së Platonit dhe në një moment të caktuar del në dritën e vërtetë. Për të arritur të shkëputet nga dragoi - defektet, nevojitet një betejë brendësore. Heroi, Shën Gjergji, simbolizon Botën Shpirtërore, të mirën, forcën pozitive, që simbolizon diellin, botën e vërtetë të dritës që na thotë Platoni.
Shpirti është ai që vendos ndërgjegjen - vetëdijen dhe bën njeriun të fillojë rrugën brendësore, apo udhën filozofike siç quhej nga traditat e qytetërimeve të lashta. Një procedurë që transformon njeriun e thjeshtë në një hero, në një njeri të vetëdijshëm dhe të dobishëm si për veten ashtu edhe për kolektivin që ka përreth.
Nuk është rastësishme që personazhi i Shën Gjergjit është kaq i dashur dhe i famshëm nga njerëzit, pasi çdonjeri e di se e mira dhe e keqja, drita dhe errësira, nuk ekziston vetëm në botën e jashtme, por edhe brenda çdonjerit nga ne. Është vetvetja superiore (Shën Gjergji), i cili lufton me personalitetin tonë (dragoi), në mënyrë që të çlirojë Psikinë tonë (princeshën). Brenda nesh ndodhet një dragua, por edhe një Shën Gjergj, i gatshëm për ta vrarë atë. Mjafton që ne të duam ta bëjmë një gjë të tillë.