Lumturia është një ndjenjë ose gjendje kënaqësie, gëzimi i madh që përjetohet nga njeriu.
Njeriu që nga krijimi i tij kërkon këtë gjendje mirëqenie. Lumturia është ajo tërësi ndjenjash e emocionesh të trupit dhe mendjes që krijojnë mirëqenie dhe gëzim në një çast pak a shumë të gjatë në jetën tonë.
Rezervoari i lumturise
Krishna - Ky zë është transcendental.
Krishna domethënë kënaqësia më e madhe. Të gjithë ne, sikur qenje të gjalla, kërkojmë kënaqësi. Por, për fat të keqë nuk dimë se si,sa më përsoshmërisht ta kërkojmë atë.
Me konceptin materialist të jetës frustrohemi në çdo hap përderisa i kënaqim dëshirat tona, sepse nuk kemi dituri për nivelin e vërtetë, në të cilin mund të kemi kënaqësi të mirëfilltë.
Nga shkrimet e shenjta " Veda-t" javëve të fundit kemi mësuar se ne nuk jemi ky trupi; por vetëdija. Në të vërtetë jo plotësisht vetëdija, sepse vetëdija është simptom i personalitetit tonë të vërtetë shpirtit të pastër i cili tani është i vendosur në këtë trup material.
Shkenca moderne materialiste nuk e thekson këtë; prandaj shkencëtarët nganjëherë janë të hutuar në kuptimin e tyre mbi shpirtin. Mirëpo, shpirti është i pranishëm dhe çdokush mund ta njohë atë nëpërmes të vetëdijes.
Çdo fëmijë mund të kuptoj se vetëdija është simptom i shpirtit.
E tërë procedura të cilën sprovojmë ta mësojmë nga Bhagavad-gita (këngët e Perëndisë) bazohet në njohjen e së vërtetës që nuk jemi ky trup i vrazhdë material.
Poqëse do të vepronim në nivel të tillë të vetëdijes ne nuk do të binim përsëri në konceptin trupor; dhe po të vazhdonim të vepronim në nivel të tillë të vetëdijes, atëherë, në mbarim të kohëzgjatjes së këti trupi material, do të jemi të liruar nga ndyrësira e materjes.
Jeta jonë shpirtërore do të ringjallet, dhe rezultati përfundimtar do të jetë se pasi që ta lëshojmë këtë trup material, ne do të kemi jetë të plotë e të amshuar shpirtërore, në botën tjetër që pason. Shpirti siç e dimë tashmë, është i amshueshëm.
Pasi që të asgjësohet ky trup, vetëdija nuk është e asgjësuar. Ajo është e bartur në lloj tjetër të trupit dhe sërish na bën të vetëdijshëm për konceptin material të jetës. Kjo është gjithashtu e përshkruar në Bhagavad-gitë.
Në çastet e vdekjes, nëse vetëdija jonë është e pastër mund të jemi të sigurtë se jeta jonë e ardhshme nuk do të jetë materiale por shpirtërore. Mirëpo, nëse vetëdija jonë nuk është e kthjellët në momentin e vdekjes, atëherë pas lëshimit të këti trupi duhet të pranojmë trup tjetër material. Ky është proces që vazhdon. Ky është ligj i natyrës.
Tani kemi trup jetëshkurtër. Trupin të cilin e vërejmë është i vrazhdë. Ai është mu sikur këmisha, e palltoja: Nën pallto gjendet këmisha, ndërsa nën këmishë gjendet trupi.
Ngjashëm me këtë, shpirti i pastër është i mbuluar me këmishë e pallto. Veshëmbathja është mendja, inteligjenca, dhe egoja e rrejshme.
Egoja e rrejshme domethënë kuptim i gabuar se unë jam materja,produkt i botës materiale. Ky parafytyrim i gabuar njeriun e bën të kufizuar. P.sh, njeriu i lindur në Indi mendon se është indus.
Njeriu i lindur në Amerikë mendon se është amerikan. Mirëpo unë jam vërtet shpirt i pastër. Të gjitha tjerat janë vetëm emërtime; amerikan apo indus, gjerman ose anglez; qen apo mace, bletë ose lakuriq, mashkull apo femër.
Në vetëdijen shpirtërore jemi të liruar nga emërtimet e tilla. Kjo liri mund të arrihet atëherë kur jemi në kontakt të vazhdueshëm me shpirtin suprem, Zotin Krishnën.
Shoqëria e vetëdijes për Krishnën thënë thjeshtë, ka për qëllim që të na mbajë ne kontakt të përhershëm me Krishnën. Krishna mund të jetë gjithnjë në shoqëri me ne sepse është i plotfuqishëm.
Për këtë arsye, Ai mund të jetë plotësisht në kontakt me ne me anë të fjalëve të Tij. Fjalët e Tij nuk ndryshojnë nga vetë Ai. Kjo është plotfuqi. Plotfuqi domethënë se gjithëçka që ka lidhëshmëri me Te, posedon fuqi te njëjtë.
P.sh, këtu në botën materiale, nëse kemi etje dhe dëshirojmë të pimë ujë, përsëritja e njëtrajtshme: " Ujë, ujë, ujë, ujë " , nuk do ta shuaj etjen tonë, sepse kjo fjalë nuk ka fuqi të njëjtë sikurse vetë uji.
Na nevojitet uji i vërtetë dhe atëherë etja jonë do të shuhet. Por në botën (transcendentale) absolute, nuk ka dallime të tilla, emri Krishna, veçorite e Tija, fjalët e Tij - të gjitha janë Krishna dhe japin kënaqësi të njëjtë. Ca njerëz thonë se Arjuna biseda me Krishnën sepse Ai ishte prezent para tij, deri sa në rastin tim Krishna nuk është prezent. Prandaj, si mund të marr udhëzime?
Por kjo s`është ashtu. Krishna është i pranishëm në fjalët e Tija në Bhagavad-gitë. Në Indi kur flasim për Bhagavad-gitën apo Srimad Bhagavatamin, rregulisht u shprehim admirim këtyre shkrimeve të shenjta; me lule apo gjëra tjera të nevojshëme për adhurim.
Në religjionin e Sikhëve edhe pse nuk kanë asnjë lloj të murtij-ve, ata e adhurojnë librin Granthasahib. Ndoshta ndokush nga ju lexues të nderuar është i informuar për këtë bashkësi Sikhe.
Ata e adhurojnë Granthën. Kështu dhe muslimanët e adhurojmë Kur`anin, ndërsa krishterët Biblën. është e vërtetë se Zoti Jezu Krishti është i pranishem me fjalët e Tij. Po kështu dhe Perëndia Krishna është i pranishëm me fjalët e Tij.
Personalitetet e tillë qoftë Perëndia apo biri i Tij, të cilët vijnë nga bota shpirtërore, transcendentale, i përmbajnë vetitë e tyre hyjnore duke qenë të liruar nga ndyrësira e botës materiale. Kjo është plotfuqia e tyre. Ne e kemi shprehi të themi se Perëndia është i plotfuqishëm .
I plotfuqishëm domethënë se Ai nuk dallonë nga emëri i Tij , veçoritë e Tij, argëtimet dhe udhëzimet e Tij. Pranadaj biseda për Bhagavad-gitën është po aq e vlefshme sikur dhe biseda me vetë Krishnën.
Krishna gjendet në zemrën tuaj dhe në timen. Isvarah sarva-bhutanam hrd-dese 'rjuna tisthati [Bg.18.61]. Perëndia ndodhet në zemër të të gjithëve. Perëndia nuk është larg nesh.
Ai është i pranishëm. Ai është aq miqësor sa që mbetet me ne edhe në lindjet tona të sërishme. Mirëpo, Ai pretë ta shohë momentin se kurrë do t'i drejtohemi , Ai është aq i mëshirshëm sa që kurrë nuk na harron edhe pse ne Atë mund ta harrojmë.
Nëse i biri e harron të atin, i atin kurrë nuk e harron të birin. Po kështu, Perëndia - i ati suprem i të gjithëve, kurrë nuk do të na braktisë. Ne mund të kemi forma trupore të ndryshme, mirëpo ato janë vetëm palltot dhe këmishat tona. E tërë kjo nuk ka asgjë të përbashkët me personalitetin tonë të vërtetë.
Personaliteti ynë i vërtetë është shpirti i pastër dhe ky shpirt i pastër paraqet grimcë e pjesëz përbërëse të Perëndisë. Ekzistojnë 8,400,000 lloje të jetës. Biologët dhe antropologët nuk mund te të na thonë saktesisht se sa lloje të gjallesave jetësore kemi, por nga shkrimet e shenjta autoritative i pranojmë këto të dhëna.
Ekzistojnë 400,000 llojë të krijesave njerëzore ndërsa 8000,000 janë lloje tjera. Mirëpo Krishna Personaliteti Suprem i Perëndisë thotë se të gjithë : kafshët, njerëzit, gjysmëzotërat dhe zotërat të cilët e kontrollojn këtë botë materiale si dhe gjithë gjallesat e tjera janë bijtë e Tij.
I ati e jepë farën ndërsa e ëma e pranonë atë. Trupi atëherë merr formë sipas trupit të së ëmës. Dhe kur trupi është plotësisht i formuar, ai lirohet - qoftë nga macja, qeni, apo njeriu. Ky është proces i lindjes.
I ati e jep farën dhe ajo bashkohet me dy lloje tajimesh në mitren e s'ëmës; natën e parë trupi shndërrohet në formë të kokrrës së bizeles. Pastaj, ai gradualisht zhvillohet. Zhvillohen nëntë zgavra : dy veshë, dy sy, zgavra e hundës, goja, kërthiza, penisi dhe anusi.
Sipas karmës së tij te fundit (ligjit të veprimit dhe të kundërveprimit), personi pranon trup që të kënaqet apo të vuajë. Ky është proces i lindjes dhe i vdekjes.
Dhe pasi që te shuhet kjo jetë, trupi përsëri vdesë ndërsa shpirti është i detyruar që të hyjë në mitër të një nëne tjetër. Atëbotë krijohet nje lloj tjetër i trupit. Procesi i tillë quhet reinkarnim.
Duhet të jemi shumë të zellshëm sa i përket mundësisë që ta ndërpresim procesin e lindjes dhe të vdekjes së sërishme si dhe të ndërrimit të trupit. Ky është privilegji i krijesës njerëzore.
Procesin e vazhdueshëm transformues të lindjes dhe të vdekjes mund ta ndalim. Dhe sërish të fitojmë formën e vërtetë shpirtërore, përplotë lumturi, bekim, dituri dhe përjetshmëri. Ky është caku i evolucionit. Rasti i tillë nuk guxon të humbet. I tërë procesi i lirimit nga prangat e botës materiale fillon po kështu siç filluam ne me këndim dhe dëgjim.
Dua të theksoj se ky proces i këndimit dhe intonimit të emrave të Perëndisë (Hare Krishna Hare Krishna, Krishna Krishna Hare Hare, Hare Rama Hare Rama, Rama Rama Hare Hare) dhe dëgjimi i shkrimeve të shenjta Bhagavad-gitës është po aq i vlefshëm sikur dhe shoqërimi trupor me Krishnën.
E tërë kjo është e cekur në Bhagavad-gitë. Ky proces i këndimit quhet kirtan. Madje edhe nëse ndokush nuk e kupton gjuhën, prapë se prapë vetëm duke dëgjuar ai do të fitojë diçka hyjnore.
Mirëqenja, të cilën e fitojmë në këtë rast, do ta drejtojë njeriun në jetën shpirtërore, edhe pse ai nuk i kupton të tëra këto - sepse ky proces është aq i fuqishëm.
Ekzistojnë dy shkrime të cilat i përkasin Krishnës.
I pari është Bhagavad-gita të cilin personalisht e shqiptoi Perëndia Krishna.
Ndërsa shkrimi i dytë është Shrimad Bhagavatami. Ai flet për Krishnën.
Edhe pse ekzistojnë dy lloje të Krishna kathave (bisedave për Krishnën) që të dyjat janë një lloj të fuqishme, sepse janë të lidhura me Krishnën.
Pasi që Bhagavad-gita është e shqiptuar në fushëbetejën e Kuruksetrës ca njerëz pyesin ç'kemi ne me atë fushëbetejë? Ne perpiqemi te zëmë dije nga domeni shpirtëror.
Dhe pse do ta çanim kokën me atë fushëbetejë? Pasi që Krishna ishte i pranishëm në këtë fushëbetejë e tërë fushabeteja është e spiritualizuar.
Mu sikur metali që bëhet i elektrizuar kur nëpër të kalon rryma elektrike, pokështu, kur Krishna është i interesuar për ndonjë gjë, ajo gjë pastaj bëhet e spiritualizuar. Përndryshe nuk do të kishte nevojë që të flasim për fushëbetejën e Kuruksetrës. Kjo është pra, plotfuqi e Tij.
Kjo plotfuqi është e përshkruar edhe në Shrimad Bha1gavatam. Ekzistojnë shumë Krishna katha. Letërsia e Vedave është përplot me to. Veda domethënë se ato janë Krishna katha.
Shkrimet e shenjta, duke i përfshirë këtu edhe Veda-t, mund të na duken sikur të ndryshme njëra nga tjetra, por në të vërtetë të gjitha ato janë Krishna katha1 (biseda për Perëndian).
Nëse, thjesht, i dëgjojmë bisedat e tilla për Krishnën, çka do të jetë rezultati i tërë kësaj? Pasi që biseda e tillë paraqet vibracion të pastër transcendental, rezultati i dëgjimit do të jetë vetëdija shpirtërore.
Për shkak të ndotjeve tonë materiale, gjatë shumë e shumë lindjesh kemi mbledhur gjëra të shumta, të padëshirueshme brenda zemrës sonë. E tërë kjo ndodhë gjatë lindjeve të shumta - jo vetëm në këtë të pranishëme por edhe në ato të kaluarat.
Kur e hulumtojmë zemrën tonë përmes Krishna katha1-ve, atëherë ndyrësirat të cilat i mblodhëm do të jenë të pastruara .
Dhe posa t'i pastrojmë këto ndyrësira, ne do të jemi të përforcuar në vetëdijen e pastër.
është mjaft vështirë që t'i çrrënjosim nga vetvetja të tëra këto emërtime të rrejshme. P.sh, unë jam indus. Nuk është lehtë që menjëherë të mendoj se nuk jam indus, por shpirt i pastër.
Për askë nuk është detyrë e lehtë ndërprerja e identifikimit me emërtime të tilla trupore. Mirëpo nëse vazhdojmë të dëgjojme Krishna kathën kjo pastaj do të jetë shume lehtë. Provoni! Eksperimentoni!
Do të shihni se sa lehtë do të liroheni nga tërë këto emërtime. Natyrisht se nuk është e mundshme që përnjëherë të pastrohen ndyrësirat nga mendja mirëpo që në fillim jemi të vetëdijshëm se ndikimi i natyrës materiale është dobësuar.
Natyra materiale vepron përmes tri forcave lidhëse (guna-ve) të saj: tipareve të mirësisë, pasionit dhe injorancës. Jeta në tiparin (gunën) e injorancës është e pashpresë ndërsa në pasion është materiale.
Personi i cili është nën ndikim të tiparit të pasionit, e dëshiron këtë përjetim të rrejshëm të kësaj ekzistence materiale. Pasi që nuk e njeh të vërtetën, njeriu i tillë dëshiron ta shpenzojë tërë energjinë e tij trupore vetëm që të kënaqet në këtë botë materiale.
Kjo paraqet tiparin e pasionit. Sa u përket atyre në tiparin e injorancës, ata nuk kanë as mirësi as pasion. Ata gjenden në errësirën më të thellë të jetës. Duke u mbështetur në tiparin e mirësisë, mund të kuptojë se paku teorikisht se kush jemi ne, ç'është kjo botë, kush është Perëndia dhe çfarë janë marrëdhënjet mes nesh. Ky pra është tipari i mirësisë.
Me dëgjim te Krishna katha-ve do të jemi të liruar nga niveli i pasionit dhe injorancës, dhe do të ngritemi në nivel te tiparit të mirësisë, kështu që, do të kemi dituri të vërtetë mbi atë se ç'jemi në të vërtetë.
Injoranca ngjet me ekzistencën e kafshës. Jeta e kafshës është përplot vuajtje, mirëpo kafsha nuk di se vuan. P.sh derri. Natyrisht, këtu në New York nuk shohim asnjë derr. Mirëpo në fshatrat e Indisë ai mund të shihet. Oh, sa e mjerë është jeta e një derri i cili jeton në vend të ndyrë, gjithnjë i përlyer dhe duke ngrënë bajgë.
Megjithatë, ai është i lumtur me mënyrën e tij të jetës, gjithnjë i zënë me marrëdhënje seksuale me dosën, dhe vazhdimisht duke u majur. Derri majet shumë për shkak të frymës së kënaqësisë që ka në natyrën e tij, ndonëse e tërë kjo për të paraqet kënaqësi shqisore.
Kur punojmë punë të rënda tërë ditën dhe natën, dhe pastaj bëjm marrëdhënje seksuale, me mendimim; " sa i lumtur që jam ".
Ne s'guxojmë t'i gjasojmë derrit duke menduar gabimisht se jemi të lumtur. Kjo s'eshte lumturi! Mu lumturia e tillë në shkrimet e shenjta S2rimad Bha1gavatam është përshkruar sikur lumturi e derrit.
Lumturia e vërtetë e njeriut është atëherë kur ai është i mbështetur në tiparin e mirësisë. Atëherë mund të kuptojmë se ç'është lumturia e vërtetë.
Nëse rregulisht, çdo ditë dëgjojmë Krishna katha1-t, rezultati i tërë kësaj do të jetë; e gjithë ndyrësira e grumbulluar në zemër, gjatë shumë jetërash, do të menjanohet, pra do zhduket. Pas kësaj do të vërejmë se injoranca dhe pasioni janë zhdukur dhe jemi të mëkëmbur në tiparin e mirësisë. Çfarë është pozita e tillë ?
Do të jemi të lumtur në të gjitha rrethanat jetësore. Kurrë nuk do të ndihemi te ngrysur. Në Bhagavad gitë thuhet se kjo gjendje e jona quhet brahma-bhu1ta dhe paraqet nivelin më të lartë të mirësisë.
Veda-t na mësojnë që nuk jemi materje, por Brahmani, aham brahma1smi.
Zotëri Sankaraicairja predikoi në botë këtë lajm të mirë se nuk jemi materia, por Brahman (shpirti). Kur vërtet arrijm realizim të tillë shpirtëror, atëherë simptomet tona do të ndryshohen.
Shtrohet pyetja se çfarë janë këto simptome? Atëherë kur dikush të mbeshtet në vetëdijen e tij shpirtërore, më nuk do të lakmoj dhe te vuaj. Vuajtja paraqitet për shkak te humbjes, ndërsa lakmimi për shkak të fitimit. Këto dy sëmundje e karakterizojnë këtë botë materiale; lakmojmë për atë që nuk e kemi.
" Nëse i fitoj këto gjëra do të bëhem i lumtur." Po t'i kishim një mijë dollarë, dhe t'i humbnim në ndonjë mënyrë; pas kësaj do të vajtonim; " Oh, i humba." Kur lakmojmë të fitojmë para, edhe kjo paraqet mjerim dhe skamje.
Nga Swami Prabhupada