Ishulli në veri të Europës është vendi që u kushton më shumë rëndësi të drejtave të grave, mundësive të tyre për karrierë dhe nuk ka diskriminim në arenën politike (qeveria drejtohet nga një femër, Jóhanna Sigurðardóttir).
E përjavshmja amerikane Newsweek i ka kushtuar një numër të tërë femrave, duke zbuluar vendin ku të jesh femër është më e lehtë se kudo. Sipas klasifikimit, Islanda rezulton të jetë parajsa për femrat e shekullit XXI. Klasifikimi, i cili përfshin 165 vende, përqendrohet në 5 fusha kryesore: drejtësia, shëndeti, arsimimi, ekonomia dhe politika.
Ishulli në veri të Europës është vendi që u kushton më shumë rëndësi të drejtave të grave, mundësive të tyre për karrierë dhe nuk ka diskriminim në arenën politike (qeveria drejtohet nga një femër, Jóhanna Sigurðardóttir).
Në përgjithësi, Europa veriore është zona ku femrat do të donin të jetonin, pasi vendet e para në klasifikim i zënë pikërisht shtetet e kësaj pjese të kontinentit. Në dhjetë vendet e para nuk mungojnë Suedia, Danimarka, Finlanda, Norvegjia dhe Vendet e Ulëta.
Brenda 20-shes së parë gjenden edhe Maqedonia, Moldavia dhe Rumania. Ndërsa vendi i fundit është Çadi, ku gratë nuk kanë të drejta ligjore dhe martohen në moshën 12 vjeçe. Vendet e fundit kryesisht i përkasin shteteve afrikane si Afganistani, Jemeni dhe Kongoja dhe Çadi.