Shkencëtarët kanë zbuluar se sa më i madh të jetë rrjeti juaj miqësor në Facebook, aq më i madh është truri juaj.
Studiuesit në universitetin e Londrës vëzhguan skanimet e trurit të 125 studentëve universitar, të gjithë përdorues aktiv të Facebook. Ata krahasuan përmasat e trurit të tyre dhe arritën në përfundimin se lënda gri në studentët me më tepër miq në Facebook ishte më voluminoze se sa në studentët me më pak miq.
Lënda gri është pjesa e trurit përgjegjëse për inteligjencën. Vecanërisht amigdala, zona përgjegjëse për memorien dhe përgjigjet emocionale, ishte më e madhe në përdoruesit të Facebook më me tepër miq.
Një studim i mëparshëm ka treguar se përmasat e trurit janë të lidhur ngushtë me numrin e miqve në botën reale, por studimi ishte i përqendruar vetëm në amigdalën.
Zona të tjera të trurit ishin më të mëdha në lidhje më numrin e miqve në Facebook, por jo në numrin e miqve në botën reale.
Studiuesit nuk din të thonë nëse madhësia e lëndës gri vjen si rezultat i të pasurit më tepër miq, apo zona gri më e madhe lehtëson në një far mënyre krijimin e më tepër lidhjesh shoqërore.