Një i ri 27-vjeçar në Britani pa një palë pantofla në internet dhe i porositi pasi i pëlqyen. Madje, meqë kishte një diferencë të vogël midis këmbës së majtë dhe asaj të djathtë, porositi një pantofël nr. 13 (nr. i këmbës 46 sipas matjes në Shqipëri) dhe një pantofël nr. 14.5 (nr. 48,5).
Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Nga momenti që do t’i merrte pantoflat me porosi, nuk përbënte aspak problem diferenca që kishin këmbët me njëra-tjetrën.
Porosia shkoi në fabrikën ku prodhoheshin pantoflat në Kinë dhe aty u bë gabimi. Kur filluan të prodhonin porosinë e bërë nga 27-vjeçari, përgjegjësit kinezë u ngatërruan dhe numrin e këmbës sipas versionit britanik 14.5 e lexuan 1.450. Si rezultat, ata i dërguan pantoflën që shikoni në fotografi 210x130x65 cm.
Kompania në Londër i kërkoi falje klientit për gabimin e bërë dhe sigurisht që jo vetëm që nuk kërkoi më tepër para, por i dërgoi edhe një palë pantofla ashtu siç i kishte porositur.
27-vjeçari e përdor pantoflën gjigande si krevat. Ai ka ndër mend ta nxjerrë për shitje në internet dhe është i bindur që do kapë një shifër të mirë parash nga ky produkt krejt i veçantë dhe origjinal.
Burimi : albobserver nga : JOANA DIAMANTI