Përvojat traumatike së shpejti do t’i takojnë së kaluarës falë zbulimit më të ri të shkencëtarëve britanikë. Hulumtuesit në Universitetin në Leicester kanë zbuluar pilulën e cila do t’i ndihmojë të gjithë ata që nuk mund të largojnë kujtimet e ndonjë ngjarjeje traumatike, të tilla si aksidentet e trafikut ose fobitë e ndryshme.
Për të prodhuar këtë pilulë, shkencëtarëve u është dashur të zbulojnë mënyrën me të cilën truri ynë përballet me stresin. Hulumtimi është kryer në minj në trurin e të cilëve me inxhinieri gjenetike u është mundësuar krijimi i proteinës lipokalin-2. Është dëshmuar që minjtë e këtillë kanë reagim shumë më serioz në stres se sa minjtë te të cilët niveli i kësaj proteine ishte normal.
Shkencëtarët pohojnë që janë të nevojshme hulumtime tjera shtesë për të vërtetuar që rritja e nivelit të proteinës lipokalin-2 në të vërtetë ndihmon në luftë me kujtimet e këqija. Nëse kjo del e vërtetë, këtë pilulë mund ta presim në farmaci brenda 10 vjetëve të ardhshëm. Ka shumë mundësi që po ky hulumtim do të çojë edhe drejt mënyrave të reja dhe më të mira të shërimit të depresionit. /albeu