Pas një tërmeti të ndodhur në Japoni, ekipet e shpëtimit duke kërkuar nëpër shtëpitë e rrënuara për të mbijetuar, kanë vërejtur një grua e cila tashmë kishte vdekur, në një pozitë interesante sikur diçka po e mbante në duar.
Njëri prej anëtarëve të ekipit të shpëtimit ka vënë re nga një vrimë ku e kishin parë gruan e vdekur se ishte edhe një fëmijë i vogël me të. Ekipet e shpëtimit menjëherë kanë filluar punën për t’i nxjerrë nga ajo gërmadhë dhe kanë vërejtur një bebe 3 muajshe të mbështjellë me batanije me lule, e cila ende ishte gjallë nën përqafimin e nënës së vet duke fjetur.
Në batanije kanë gjetur edhe një telefon në të cilin nëna kishte shkruar një mesazh ku në ekranin e tij shkruante : “Nëse ke shpëtuar, mos harro se të kam dashur shumë - Nëna jote”!