Forumi Kuq E Zi
Lazanja vegjetariane Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Lazanja vegjetariane Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Lazanja vegjetariane Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Lazanja vegjetariane Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Lazanja vegjetariane Empty Lazanja vegjetariane 15/10/2011, 16:14

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
Perberesit

-peta per lazanja
-3 kungulleshka
-2 patrixhane
-1qep
-2 speca
-purè domate
-kripe,rigon dhe piper

Per salsen Beshamel

-500 ml qumesht
-50 g miell
-40 g gjalp
-kripe dhe arre moskato(une ne vend te kesaj perdor pak piper)
Proçedimi

Pastroni mire perimet(patrixhanet, kungulleshkat dhe specat) dhe i prisni ne copa te vogla. Prisni qepen dhe e skuqni ne nje tigan me vaj te nxehte. Skuqeni deri sa te mar pak ngjyre dhe me pas shtoni perimet e prera. Perimet i skuqni per 15 minuta (sa te zbuten dhe te humbin ujin qe kane) dhe me pas shtoni purèn e domateve, rigonin, kripen dhe lereni te ziejne per 10-15 minuta te tjera. Nderkohe qe perimet ziejne pergatisni salsen Beshamel(mund ta pergatisni edhe me perpara). Kjo salse eshte shume e thjeshte per tu pergatitur. Ne nje tenxhere shkrini gjalpin dhe kur te jete shkrire komplet shtoni te gjithe miellin. Trazoni mire deri sa te formohet nje lloj brumi. Me pas shtoni nga pak qumeshtin duke e trazuar me rrahesen e vezeve. Duhet te keni kujdes qe te mos formohen kokrrizat e brumit. Per te evitur qe te formohen kokrrizat duhet te trazoni mire nderkohe qe shtoni qumeshtin. Rregulloni me kripe dhe pak piper dhe vazhdoni te trazoni deri sa qumeshti te arrij temperaturen e zierjes dhe te dendesohet. Sa me shume ta lini te ziej aq me shume dendesohet beshamela. Une nuk e preferoj shume te dendur pasi kur ftohet dendesohet akoma me shume. Do ju keshilloja qe te fikni zjarrin sapo te shikoni qe beshamela fillon te ziej.

Pasi perimet me domate te kene zier, i bashkojme me beshamelen dhe i trazojme mire. Personalisht i perziej bashke edhe pse receta tradicionale thote qe ne fillim behet nje shtrese me beshamel, nje shtrese tjeter me salsen e perimeve dhe me pas petat. Marim tepsine dhe e lyejme pak me vaj. Ne fillim bejme nje shtrese me salsen qe pergatitem, me pas nje shtrese me petat e lazanjave dhe shtresa tjeter me salsen. Vazhdoni keshtu deri sa te mbaroni salsen. Duhet te lini pak sals per te mbuluar komplet shtresen e fundit te lazanjave. Dmth siper, lazanjat, duhet te kene salsen dhe jo petat. Para se ti vini ne furre i shtroni siper pak djath te grire dhe i piqni per 25-30 minuta ne 180-200° (varet se sa nxehin furrat tuaj).

Lazanja vegjetariane Lazanje-300x300

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

2Lazanja vegjetariane Empty Re: Lazanja vegjetariane 19/1/2013, 09:56

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Description

kjo eshte nje recete me lazanja te gatshme

Ingredients

7-8 lazanja te gatshme
1 qepe,
4-5 thelpinj hudhra
1 spec i verdhe
100 gr kerpudha
salce domate ose 4-5 domate te grira imet
spinaq 200 gr
gjize e embel 200 gr
mocarela 200 gr
kackavall i grire 100 gr
Instructions

Se pari pergatisim salcen. Grijme qepen imet i hedhim hudhrat specin e prere dhe i skuqim sebashku ne shume pak vaj. I shtojme salcen e domates, i perziejme, i shtojme kerpudhat, e ne fund spinaqin e lare. Iperziejme derisa spinaqi te gatuhet disi dhe sipas deshires i shtojme pak spec djeges ose piper te zi. i ziejme lazanjat ne uje qe vlon paraprakisht me pak vaj dhe kripe, qe te mos ngjiten i perzijme. pasi ziejne 10 min i heqim nga zjarri. Fillojme te rendisim lazanjat me salcen ne nje tave mundesisht ovale, se pari veme nga salca e pergatitur me pas gjize e me pas mocarela, mbi to lazanja, e perserisim proceduren deri sa te na mbarohen perberesit dhe ne krye i hedhim kackavallin e grire me rende,

Notes

ky ushqim shoqerohet me vere te bardhe

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons