Ishte ndoshta kulminacioni i puntatës së djeshme “E diela shqiptare”, performanca e dy rivaleve të muzikës, Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta. Dy këngëtaret, të cilat aktualisht janë të përfshira në një proces gjyqësor pas rrahjes spektakolare të pak muajve më parë, pasi interpretuan këngët e tyre në kuadër të konkurrimit në festivalin “Kënga Magjike 2011”, gjatë lojës së organizuar nga moderatori Ardit Gjebrea kanë përfunduar duke u puthur në buzë… Po, po, në buzë. Kështu që veç kënaqësisë që i panë pranë njëra tjetrës, faktit që kokëkuqja Rozi këndoi me të dashurin e saj të ri- reperin MC Kresha; dyshja i “qerasi” fansat edhe me një performancë tjetër të shkëlqyer ndërsa u afruan për t’u puthur, askund tjetër veçse në buzë, ndërsa mbanin mes buzëve të tyre vetëm një letër. Rezarta nga ana tjetër – e cila i ka munguar publikut këtë verë, konkurroi në këtë festival me një baladë pop/rock, duke synuar shumë më tepër sesa suksesi i këngës së vjetshme “Budallaçkë e vogël”. Surpriza tjetër është prezantimi publik që Rozi i bëri të dashurit të saj, MC Kreshës, me të cilin u puth gjithashtu në buzë, si për të vulosur të gjitha thashethemet që janë shkruar poshtë e lart këto kohë. Reperi pohoi se dyshja është duke bashkëjetuar dhe se sipas tij, Rozi i ka dyert të hapura në Kosovë. Nuk dihet sesi do shkojë në vijim puna mes dy vajzave, por ka shumë gjasa që Arditi të ketë shuar “gjakrat” mes tyre. Ndoshta Rozi dhe Rezi e lënë pas kalvarin e bredhjeve nëpër dyer gjykatash e prokurorish, si edhe sherrin që gjeneroi që prej mosmarrëveshjeve të nisura te show “Vip Shtëpia” në Kosovë e deri tek fyerjet në emisione televizive. Sigurisht që ftesa që Ardit Gjebrea u ka bërë dy këngëtareve ka qenë një zgjidhje mjaft inteligjente, pasi takimi i djeshëm dha një rezultat mbresëlënës.
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.
-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.
Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Join the forum, it's quick and easy