Ajo eshte nje kengetare e re qe ndonese eshte bere e njohur keto kohet e fundit nga publiku i gjere, eshte marre me kengen qe ne femijerine e saj. Nje soprano qe levron edhe muziken e lehte dhe qe ka marre pjese ne shume festivale, por me se shumti, ne festivalin “Kenga Magjike”.
Ne repertorin e saj ka si kenge solo, ashtu edhe duete te suksesshme, si kenga “Hade ti” me Kastro Zizo apo “Nak Nak” me Big Basten. Edhe pse aktiviteti i saj i perditshem eshte angazhimi prane Teatrit te Operes dhe Baletit, ajo levron edhe muziken e lehte, duke performuar live ne lokale apo evente te ndryshme, ku shpesh eshte here e ftuar. Nje vajze e thjeshte nga Berati, e cila kerkon qe endrrat dhe karrieren e saj t’i ndertoje ne kryeqytet. Sic shprehet vete ajo, ne intervisten e dhene per gazeten “Koha Jone”, i eshte dashur te sakrifikoje dhe te duroje shume, per te arritur ketu ku eshte.
Blerina, e keni nisur rrugen e kenges qe e vogel. Mund te na thoni cili ka qene personi qe ju ka shtyre ne fillimet tuaja, te merreni me muzike?
Po, eshte shume e vertete, kam qene shume e vogel kur kam filluar te kendoj, duke kenduar neper koncertet qe zhvilloheshin ne qytetin tim, ne Berat. Ka qene deshira ime dhe vetem e imja qe te zgjidhja kete profesion, sigurisht me pas, familja me ka mbeshtetur edhe pse e mendonin thjesht si nje deshire feminore…
Me pas, filluat te studioni per kanto. Pse e moret kete vendim?
Po, une jam diplomuar ne Akademine e Arteve per kanto dhe ndjehem shume krenare qe e ushtroj profesionin tim ne te dyja drejtimet, si ne muziken klasike, ashtu dhe ne muziken e lehte…
Pra, ju jeni nder te pakta kengetare, qe keni studiuar per kanto, por qe njiheni me se shumti, si nje kengetare e muzikes se lehte. A mund t’i ndani keto dy zhanre nga njera-tjetra?
Muzika e lehte eshte menyra me e lehte per te depertuar te publiku i gjere dhe te masa, te themi. Ndersa, muzika klasike eshte menyra me e mire per te kenduar per nje elite… te pakten, keshtu, mendoj une.
Ju jeni nga Berati, megjithate keni vendosur qe te jetoni ne Tirane. Pse keni bere kete zgjedhje?
Shume e thjeshte: nese Berati do te ishte kryeqytet, sigurisht nuk do e nderroja me Tiranen (qesh). Por duke perfunduar studimet per kanto, sigurisht qe pikesynimi kryesor eshte qe te ushtrosh profesionin tend dhe ne Tirane sigurisht, qe kam mundesi me te mira per te ushtruar profesionin tim…
Mendoni se per te qene e suksesshme, duhet te kesh shume fat apo duhet te punosh shume?
Per te qene e sinqerte, sa i perket muzikes se lehte, mendoj se duhet te kesh shume para dhe nje baba boss ose duhet te jesh e shkathet…Mua, ne fakt, me kane munguar keto te tria dhe ketu ku jam, me eshte dashur te sakrifikoj shume dhe te duroj shume…
Si ndihesh kur sheh syte kureshtare te njerezve, e vleresuar apo e bezdisur?
Sigurisht qe ndihem e vleresuar dhe me pelqen qe ata me njohin, here pas here, me pershendesin dhe me komplimentojne… Fundja eshte pikerisht publiku qe na jep ne artisteve krahe per te kenduar dhe per te vazhduar karrieren tone.
Jeni nder ato kengetare qe gjithmone ju shohim shume te kujdesshme me look-un tuaj. Sa kohe i kushtoni atij?
Mundohem qe asnjehere mos ta le veten time pas dore. Kjo nuk ka lidhje me faktin se jam person publik, por edhe nese nuk do te isha, gjithmone kam dashur te dukem bukur, pasi per mua ka shume rendesi, sepse menyra si vishem dhe si rregullohem ndikon ne humorin tim…
Si eshte nje dite e zakonshme jave per Blerinen?
Zgjohem ne mengjes dhe pasi mbaroj punet e mia personale, nisem per ne TOB, bejme provat, pi kafene me miqte dhe koleget e mi ne oren e pushimit, ndjehem shume mire atje, pasi me duket sikur jemi nje familje e madhe qe e duam artin. Pasdite, me duhet te shkoj te lokali ne te cilin punoj, per te bere prova, dhe me qe ra fjala po i bej pak publicitet, cdo te premte dhe te shtune me gjeni atje.
Cilat jane per ju gjerat me te rendesishme ne jete?
Ne radhe te pare, per mua, dhe besoj per te gjithe, eshte familja, profesioni, i dashuri im dhe qenushja ime e vogel, e cila quhet Argo.
Mendoni se eshte koha e pershtatshme per te krijuar familje?
Une ju thashe qe familja eshte shume e rendesishme per mua dhe besoj se mosha ime eshte e pershtatshme, por akoma s’ka ardhur momenti. Me duhet te merrem edhe pak kohe me veten…
Cilat jane projektet tuaja me te aferta?
T’ju them te drejten, une jam pak natyre supersticioze dhe do te doja mos shprehesha shume, pasi projekte dhe plane kam shume, por nuk dua t’i them para kohe, sepse nuk me realizohen…
Festat e fundvitit po afrojne. E keni menduar se si do t’i kaloni?
Nuk me pelqejne shume festat dhe nuk para afeksionohem me to. Zakonisht, festat me gjejne duke kenduar dhe kjo me pelqen me shume, sepse te kenaq te tjeret eshte edhe objektivi im…
Koha Jone