Do të jetë fillimi i tetorit që do të rishfaqë miss-in e parë shqiptar në ekran. Valbona Selimllari është duke u përgatitur për spektaklin e ri, një patentë e blerë nga Endemol dhe që do të transmetohet në ekranin e “Vizion Plus”, me titullin “Nga a para”. Por do të jemi vërtet kureshtarë të shohim se si do të prezantohet Bona në këtë program, që në të gjithë botën realizohet si një “reality show” me shumë aksion, aventurë dhe garë të vërtetë pune mes arkitektësh. Spektakli që ka titullin “EXTREME MAKEOVER: HOME EDITION”, është një format i ideuar për prezantues meshkuj, dhe që në të shumtën e rasteve nuk janë prezentatorë, por arkitektë me emër, që udhëheqin punën për restaurimin e një banese nga e para. Moderatori i këtij spektakli me tonet e një gazetari investigativ dhe me veshjen e një inxhinieri në një kantier ndërtimi, krijon shumë ritëm dhe tension. E veçanta është se spektakli në të gjthë botën prezantuesit janë meshkuj dhe me profesion arkitektë, ndërsa producentët shqiptarë kanë menduar ta përshtasin projektin duke marrë si prezantuese një femër, që nuk ka lidhje aspak me arkitekturën.
Pas shtatë vitesh, që kur Valbona provoi sfidën e të kënduarit në spektaklin “C’est la vie” në “TV Klan”, tashmë vjen me programin e titulluar “Nga e para”, ku do të shfaqet prezantuese e një formati që u vjen në ndihmë familjeve në nevojë, dhe ku një skuadër arkitektësh shndërrojnë një shtëpi të thjeshtë brenda pak ditësh. Ideatorët kanë menduar të bëjnë përshtatjen e duhur për t’iu ofruar realitetit shqiptar dhe një nga ndryshimet është pikërisht prezantimi i këtij formati nga një prezantuese femër dhe e bukur. Që nga vitin 1992, kur Bona u zgjodh miss, ajo aspiroi gjithmonë për të qenë pjesë e botës së televizionit, ndërkohë që ka qenë e pranishme në të gjitha spektaklet e regjisorës Vera Grabocka në vite. Por këto 20 vite Bonës i shkuan më shumë pas kuintave, përveç disa prezantimeve sporadike, që nga fillimet e saj në krah të Adi Krastës.
Detajet e “reality show-t” që i është besuar Bonës
Është aventura televizive e një kantieri ndërtimesh, ku prezantuesi duhet të jetë i shkathët, ekspresiv dhe i veshur si për punë ndërtimi. Po Bona si do të shfaqet, ndërsa e njohim si të qetë dhe klasike?! Këtë jemi kureshtarë ta shohim në fillim të tetorit, periudha që është planifikuar të nisë ky “reality show” i orës 21:00. Por, derisa të shohim spektaklin shqiptar bazuar në patentën e blerë nga Endemol, mund të zbulojmë konceptin se si bëhet në botë ky “reality”. Spektakli mban titullin “Extreme Makeover: Home Edition”, që është një serial televiziv për rinovimin e shtëpive të familjeve të pafata.
Ky format është prezantuar nga një emër veteran i televizionit Ty Pennington në ABC. Si program është ideuar për ndërtimin e banesave të familjeve në nevojë nga fatkeqësi natyrore apo të tjera problemeve në familje. Projekti ka në konceptin e vet rregullimin e banesës nga e para, për 7 ditë, ndërkohë që familja është me pushime, dhe që kur ata të kthehen do mund ta gjejnë gjejnë shtëpinë të tjetërsuar. Kjo seri spektaklesh është prodhim i Endemol USA, bashkë me “Disney-ABC Television Group’s Greengrass Television”. Producentët aktualë janë Brady Connell dhe George Verschoor. Ky format është i ideuar për të qenë program i të dielave në mbrëmje dhe realizohet që prej vitit 2003.