2 Mars 1444
U mbajt Besëlidhja e Lezhës, në Lezhë.
Kuvendi i Arbërit i njohur edhe me emërtimet e tjera si Lidhja Shqiptare e Lezhës apo Besëlidhja e Lezhës etj. asht një tubim i fisnikëve më të njohur shqiptarë të viteve 1444, të cilët rrezikoheshin apo dëshironin të shkëputen nga lidhja me Perandorinë Otomane, e cila krijohej me ndikimin ushtarak otoman.
Si organizator i kuvendit ishte i posakthyeri nga Konstandinopoja, gjenerali Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe vjehrri i tij i ardhshëm, Gjergj Arianiti. Qëllimet e tubimit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave shqiptare si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbërit.
Pjesëmarrës të kuvendit ishin ndër të tjerët edhe Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Nikollë Dukagjini, Teodor Muzaka. Aty u formua një besëlidhje, e njohur me emrin "Lidhja Shqiptare e Lezhës". Kryetar u zgjodh Skënderbeu. U kriju ushtria e besëlidhjes e përbërë nga repartet e bujarëve shqiptarë dhe garda personale e Skënderbeut.
Kjo besëlidhje mori disa vendime.Vendimet e Kuvendit ishin:
- krijimi i një besëlidhjeje arbërore në krye me Skënderbeun,
- formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm dhe
- krijimi i një arke të përbashkët për të përballu shpenzimet e luftës.
Lidhja e Lezhës ishte një aleancë politike ushtarake e cila bazohej në vendime demokratike nga kuvendi tue respektu sundimin e fisnikëve në tokat e tyre. Sipas marrëveshjes armiqësitë mbi zotërimi e tokave do të ndaleshin apo do të i paraqiteshin lidhjes e cila me vendime në bazë të shumicës do ti zgjidhte. Kjo arrihej me lehtësi pasi që të gjithë fisnikët pjesëmarrës apo anëtarë të Besëlidhjes së Lezhës forcat e tyre ushtarake i kishin vënë nën komanden e Gjergj Kastriotit i cili sipas marrëveshjes ato do t'i fuste në përdorim vetëm kunder ushtrive kërcënuese të anëtarëve të Lidhjes.
Lidhja e Lezhës në historinë shqiptare shënon një hap përpara bashkimit politik të tokave shqiptare në një shtet të përqendruar, me të cilin arrin pikën kulmore tradita shtetërore në mesjetën shqiptare.
Pas Kuvendit të Arbërit, Skënderbeu organizoi një ushtri prej 8000 kalorësish dhe 7000 kambësorësh, ku një të tretën e përbënte garda e tij. Rreth 3000 veta formonin ushtrinë e rajoneve kufitare nën komandën e Moisi Golemit. Në rast mobilizimi, do të krijoheshin reparte vullnetare. U organizu edhe rrjeti i informacionit për lëvizjen e armikut.