Rreth një e treta e rusëve (32 për qind) janë të bindur se Dielli rrotullohet rreth Tokës, ndërsa është e kundërta, sipas një sondazhi të institutit rus Vtsiom, realizuar në fund të janarit pranë 1 600 personave në 46 rajone të Rusisë.
Ky sondazh, publikuar sot në faqen e internetit të Vtsiom, tregon gjithashtu se 20 për qind e rusëve mendojnë se globit tokësor i duhet vetëm një muaj për të përfunduar rrotullimin, ndërkohë që në fakt duhet afro një vit.
Sipas të njëjtit sondazh, 29 për qind besojnë se dinosaurët dhe njerëzit kanë bashkëjetuar për një farë kohe, ndërkohë që dinosaurët nuk ekzistojnë më që prej 65 milionë viteve dhe se aventura e species njerëzore ka nisur para afro gjashtë apo shtatë milionë viteve.
Vetëm 46 për qind e rusëve i janë përgjigjur saktë kësaj pyetjeje, ndërsa 26 për qind janë përgjigjur "nuk e di".