Forumi Kuq E Zi
Shkaktarët dhe trajtimi i sëmundjeve vaskulare të zemrës Mekanizmat që rregullojnë tensionin e gjakut dhe faktorët që ndikojnë në rritjen e tij. Angiografia pulmonare, mënyra më e saktë për të vendosur diagnozën e embolizmit pulmonar Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Shkaktarët dhe trajtimi i sëmundjeve vaskulare të zemrës Mekanizmat që rregullojnë tensionin e gjakut dhe faktorët që ndikojnë në rritjen e tij. Angiografia pulmonare, mënyra më e saktë për të vendosur diagnozën e embolizmit pulmonar Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Shkaktarët dhe trajtimi i sëmundjeve vaskulare të zemrës Mekanizmat që rregullojnë tensionin e gjakut dhe faktorët që ndikojnë në rritjen e tij. Angiografia pulmonare, mënyra më e saktë për të vendosur diagnozën e embolizmit pulmonar Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Shkaktarët dhe trajtimi i sëmundjeve vaskulare të zemrës Mekanizmat që rregullojnë tensionin e gjakut dhe faktorët që ndikojnë në rritjen e tij. Angiografia pulmonare, mënyra më e saktë për të vendosur diagnozën e embolizmit pulmonar Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
Përbërësit e sistemit të qarkullimit të gjakut janë të gjitha enët e gjakut që ndodhen në trup, zemra dhe mushkëritë. Sistemi i qarkullimit të gjakut është një pjesë shumë e komplikuar e trupit të njeriut. Motori, pompa ose forca që udhëheq këtë sistem është zemra. Ajo peshon rreth 300 gr, ka madhësinë e një grushti dhe është tepër e fuqishme. Zemra duhet të dërgojë gjakun me presion të lartë në të gjithë trupin njëkohësisht, duhet ta dërgojë dhe në mushkëri por me një presion më të ulët. Kjo punë që zemra është e aftë të kryejë e bën të gjithë sistemin e qarkullimit të gjakut të përkryer. Zemra është e përbërë nga katër dhoma. Dhomat e krahut të djathtë marrin gjakun të varfër në oksigjen nga i gjithë trupi dhe e shtyjnë atë drejt mushkërive (qarkullimi i vogël i gjakut), ndërsa dhomat e majta marrin gjakun të oksigjenuar nga mushkëritë dhe e dërgojnë atë me forcë në të gjithë trupin (qarkullimi i madh i gjakut). Atriumet përbëjnë pjesën e sipërme të zemrës, ndërsa ventrikujt pjesën e poshtme. Gjaku i varfër në oksigjen së pari kthehet në atriumin e djathtë të zemrës për të shkuar më pas në ventrikulin e djathtë. Ndërkohë që ky ventrikul tkurret gjaku kalon dhe detyrohet të shkojë drejt mushkërive nëpërmjet arteries pulmonare. Në mushkëri pastrohet gjaku nga produktet e metabolizmit si për shembull nga dioksidi i karbonit dhe më pas furnizohet me oksigjen, i cili lidhet me hemoglobinën. Ky gjak i pastër transportohet nëpërmjet venave pulmonare për në atriumin e majtë, më pas ai kalon në ventrikulin e majtë. Që këtej gjaku kalon në aortë nëpërmjet së cilës transportohet në të gjithë trupin. Kjo do të thotë që është zemra qendra e të gjithë sistemit të qarkullimit të gjakut.
Sistemi i përçimit të zemrës dhe EKG-ja
Megjithëse zemra është një organ i mrekullueshëm, ajo ka nevojë për stimul të vazhdueshëm që të punojë siç duhet.
Brenda saj ekzistojnë një grup qelizash të specializuara, të cilat janë përgjegjëse për përçimin e impulseve të vogla elektrike në pjesë të ndryshme të zemrës. Në këtë mënyrë, ato stimulojnë zemrën të luajë rolin e një pompe. Aktiviteti i sistemit të përçimit të impulsit në zemër nis nga nyja sinoatriale, e cila ndodhet në atriumin e djathtë. Kjo nyje dërgon një impuls elektrik, i cili kalon te një grup tjetër qelizash që përbëjnë nyjën atrioventrikulare, e cila ndodhet në pjesën e poshtme të atriumit të djathtë. Më pas, impulsi kalon nëpërmjet fibrave nervoze për te ventrikuli i djathtë dhe i majtë duke shkaktuar kështu kontraktimin e tyre. Ky kontraktim është përgjegjës për derdhjen e gjakut në aortë dhe dërgimin e tij në të gjithë trupin. Këto impulse monitorohen nëpërmjet EKG-së. Kardiologët, duke parë formën e valëve që prodhohen, mund të diagnostikojnë sëmundjet dhe aritmi të ndryshme të zemrës.
Hipertensioni arterial
Tensioni arterial (t.a.) është presioni që gjaku ushtron te muret e enëve të gjakut. Ky tension varet nga ritmi dhe nga forca e tkurrjes së zemrës, nga volumi i gjakut dhe nga rezistencat e arterieve, arterioleve, venave dhe kapilarëve që kundërshtojnë fluksin e gjakut.
Rregullimi i tensionit të gjakut
Rregullimi i tensionit arterial varet nga aktiviteti i qendrave vasomotore që ndodhen në tru dhe nga shumë substanca të tjera në organizëm. Kur, për çfarëdo lloj arsyeje t.a. ulet, në veshkë prodhohet renina, që, duke vepruar mbi angiotensinogjenin, e transformon në angiotensin. Kjo e fundit ka një rol vazongushtues dhe shkakton ngritje të t.a. Angiotensina gjithashtu rrit prodhimin e aldosteronit nga gjendrat mbiveshkore. Aldosteroni mban jonet Na+ dhe thith ujë gjatë filtrimit të urinës në veshkë. Si pasojë e ujit të thithur rritet volumi i gjakut që kontribuon në rritjen e t.a. Edhe adrenalina, noradrenalina, kortikosteroidet, hormonet e tiroides (T3 dhe T4) kanë efekt hipertensiv.
Vlerat dhe matja e t.a.:
Zemra shtyn gjakun në mënyrë homogjene dhe pulsante. Në çdo sistolë do të nxirret nga zemra një volum i caktuar gjaku e më pas ka një moment pushimi që quhet diastolë. Gjatë diastolës zemra mbushet përsëri me gjak për të vazhduar në sistolën e ciklit të ri. Kjo mënyrë e punimit të zemrës me faza aktive dhe pasive shpjegon faktin pse në vlerat e t.a. kemi një vlerë minimale që korrespondon me diastolën dhe një maksimale që korrespondon me fazën e sistolës. Metoda më e përdorur për të matur t.a. është me anë të një instrumenti që quhet sfigmomanometër dhe vlerat janë të shprehura në mmHg. T.a. pëson lëkundje të mëdha gjatë ditës, duke arritur vlera më të ulëta në orët e para të mëngjesit. Lëkundjet e tjera të t.a. varen nga aktiviteti fizik, nga temperatura dhe tensioni psikik. Por ka edhe lëkundje të vlerave të t.a. në bazë të seksit dhe moshës. Ekzistojnë dhe raporte shumë të ngushta midis t.a. dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Është normal një tension arterial poshtë 140 mmHg për presionin sistolik dhe 90 mmHg për presionin diastolik dhe konsiderohen optimale vlerat 120 mmHg me 80 mmHg.

Hipertensioni pulmonar
Presion pulmonar është më shumë se çereku i presionit sistemik. Normalisht presioni pulmonar është sa 1/8 e presionit sistemik. Hipertensioni pulmonar mund të jetë aktiv (sëmundje primare e mushkërisë) ose pasiv (dytësor, shkaktuar nga sëmundjet e zemrës). Sëmundja parësore përfshin sëmundjet obstruktive, sëmundjet restriktive intersticiale dhe hipertensionin pulmonar idiopatik, që është një sëmundje e rrallë e grave të reja. Hipertensioni dytësor shkaktohet nga pamjaftueshmëria kronike e anës së majtë të zemrës dhe shihet shpesh edhe në infeksionin me virusin e SIDA-s (HIV). Shenjat e simptomat e tij janë: është i fortë, regurgitim trikuspidal, rale në mushkëri, pakësim i tingujve mushkërorë, pulsim i mëlçisë, në EKG shihet zmadhim i atriumit të djathtë, në grafi shihet zmadhim i hijes të hiliumit. Diagnoza klinike konfirmohet me kateterizim të zemrës. Trajtimi bëhet me oksigjen, mund të provohen edhe diltiazemi dhe nifedipina, por rezultatet nuk janë gjithmonë të mira. Ndërsa prostaciklina (PGI2, epoprostenol) shpesh jep rezultate të mira.
Sëmundjet e valvulave
Infeksioni i valvulave të zemrës ndodh shpesh dhe quhet endokardit infektiv ose endokardit bakterial. Endokarditi nuk shërohet kurrë vetë, por kërkon trajtim intensiv me antibiotikë. Simptomat klinike përcaktohen nga ethet, mundësia e embolisë të trombeve septike dhe nga dëmtimi mekanik i valvulave që shkakton zhurma karakteristike gjatë auskultimit. Kultura e gjakut (për të parë nëse ka baktere në gjak) dhe ekografia e zemrës (për të parë nëse ka vegjetacione mbi valvulet) konfirmojnë diagnozën.
Edema pulmonare dhe sindroma e distresit respirator akut (ARDS)
Shenjat dhe simptomat e kësaj sëmundjeje janë dispne, takipne, hipoksi, infiltrate alveolare. Diagnoza diferenciale e edemës pulmonare: në qoftë se PCWP (presioni pykë - pulmonary capillary wedge pressure) është më pak se 12 mm Hg, atëherë kemi ARDS.
Në qoftë se PCWP > 15 mm Hg, atëherë kemi të bëjmë me edemë kardiake (astmë kardiake). Trajtimi bëhet me oksigjen, ajrosje mushkërore me presion pozitiv. PEEP ndihmon mbajtjen hapur të rrugëve të ajrit, mban hapur alveolat, ruan kapacitetin rezidual funksional dhe pakëson shytet.
Embolizmi pulmonar
Rreth 95 për qind e embolive e ka zanafillën në venat e thella të gjymtyrëve të poshtme. Shenjat dhe simptomat e tij janë këmbë të enjtura, të dhembshme, dispne dhe takipne akute, takikardi, hemoptizi, megjithatë shumica e embolive janë asimptomatikë.
Faktorët rrezikues: triada e Virchow-it (dëmtim i endotelit, stazë, gjak që mpikset lehtë); praktikisht faktorë rrezikues janë: qëndrimi pa lëvizur në shtrat, sindroma nefrotike, koagulimi intravaskular i diseminuar, tumoret, lëngu amniotik, mungesa e antitrombinës III, mungesat e proteinave C dhe S, mungesa e faktorit V Leiden, kontraceptivët oralë, duhani.
Embolizmi pulmonar mund të shkaktojë infarkt të mushkërisë.
Rreth 75 për qind e infarkteve ndodhin në pjesët e poshtme.
Në grafi të gjoksit shihet zona opake e infarktit që është në formë trekëndëshi, në periferi të mushkërisë. Për të përcaktuar diagnozën përdoret EKO e këmbëve për të parë nëse ka trombozë të venave të thella; CT spirale e gjoksit; studim i ajrosjes dhe i furnizimit me gjak të mushkërive (V/Q scan). Por angiografia pulmonare është mënyra më e saktë për të vendosur diagnozën.
Trajtimi i kësaj sëmundjeje bëhet me heparinë, kumadinë, tPA për embolizmin masiv ose kur prishet stabiliteti hemodinamik.
Ndërsa për parandalimin e saj rekomandohen heparinë, çizme me presion për këmbët (SCD - sequential compression device); në embolizëm kronik mund të vendoset filtër në venën kava.

Të dhëna
Gjatësia e zemrës 15 cm
Pesha e zemrës 300 g
Volumi (i gjakut) 70 cm3
Volumi/min në qetësi 4900 cm3
Volumi/min gjatë punës maksimale bis 20-30 Litër
Volumi i gjakut gjatë 70 vjetëve ~180.000.000 Litër
Puna për rrahje, ana e majtë ~ 0,8 J
Puna për rrahje, ana e djathtë ~ 0,16 J
Puna gjatë ditës ~ 100.000 J
Numri i rrahjeve për një vit (mesatare) 36.000.000
Numri i rrahjeve për 70 vjet 3.000.000.000

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons