Në ditën e dytë të konferencës Google I/O, e cila këto ditë mbahet në San Francisco të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Google ka paraqitur një projekt ambicioz të emëruar Google TV.
Me i ra më së shkurti, Google TV është platformë softuerike. Ashtu siç është Google Android softuer për telefona të mençur, Google TV do të duhej të jetë softuer për pajisje televizive i cili do të mundësoj një formë të përzierjes së internetit dhe televizionit.
Si do të duket kjo në praktikë? Epo, për fillim, kur të lëshoni pajisjen Google TV, do t’iu pres një fushë për kërkim, mu sikur në makinën e kërkimit të internetit të Google. Atje do të shkruani atë që doni të shihni dhe Google do ta gjej atë. Këto mund të janë kanalet standarde televizive, shërbime streaming nga interneti apo video-shërbimet siç është i popullarizuari YouTube.
Veç kësaj, Google TV do të mbështes edhe aplikacionet e ngjashme me ato në celularët me Android të cilat do të mund t’i shfrytëzoni derisa shikoni programin televiziv, derisa do të mbështetet edhe lidhja e pajisjeve televizive me telefonat e mençur.
Nga pikëpamja harduerike, bëhet fjalë për një lloj kompjuteri të vogël me ‘procesor të fuqishëm’, e në të gjithashtu do të ketë dalje për ethernet, Wi-Fi e HDMI. Nga partnerët harduerik, Google tani për tani është mbështetur nga kompania Sony, Logitech e Dish, gjersa partneriteti më interesant është ajo me kompaninë Sony e cila do të integrojë harduerin Google TV në televizorët e saj paraprakisht.