Kompania Google ka paraqitur edhe zyrtarisht versionin 2.2 të sistemit operativ për pajisje celulare Android 2.2, i cili do të duhej të jetë baza e pajisjeve Android deri në fund të këtij viti.
Pas lajmit të rëndësishëm për lansimin e shërbimit Google TV, për të cilën ju kemi raportuar gjatë ditës, Google në konferencën e saj Google I/O ka publikuar edhe zyrtarisht versionin e fundit të sistemit operativ Android, të emëruar Froyo. Ky sistem do t’i ofrohet komunitetit open-source si dhe prodhuesve gjatë javëve të ardhshme, e pritet që shumica e telefonave të mençur të cilët kanë këtë sistem të kalojnë në versionin në fjalë deri në fund të këtij viti.
Padyshim, risia më e madhe në këtë sistem është integrimi i mbështetjes për Flash 10.1. Sistemi operativ ka funksione të shumta shtesë, derisa shfletuesi i internetit tani përdorë makinën V8 Javascript, i njohur nga Chrome. Performansat e këtij versioni, sipas Google, janë dy deri në pesë herë më të mira krahasuar me versionin 2.1, e zhvilluesit e interesuar qysh tani mund të shkarkojnë Android 2.2 SDK.
Veç paraqitjes së sistemit të ri operativ, Google ka publikuar edhe disa të dhëna interesante për vet platformën. Çdo ditë me këtë platformë shiten mbi 100.000 pajisje me Android, e 180.000 zhvillues përgatisin programe për këtë platformë, gjersa në dyqanin online Android Market tani gjenden mbi 50.000 aplikacione të cilat nuk kanë të ndalur së shtuari.