Kur nëna natyrë shpërthen në zemërim, njerëzimi ngjan para saj i dobët dhe i parëndësishëm. Ciklone, cuname, tërmete dhe vullkane mund të shfarosin mijëra njerëz brenda vetëm disa minutave, ndërsa në shumicën e rasteve, statistikat e fundit të të vdekurve mbeten zakonisht dhe realisht të panjohura. Njerëzit sot janë dëshmitarë të katastrofave natyrore; si paralajmërime të pafajshme të fatalitetit, logjika e hekurt e misioneve të tyre(nëse ekzistojnë), i ka shtrënguar të gjithë të qëndrojmë në një heshtje dhe në një pritje të ankthe për çka mund të ndodhë në të ardhmen. Truri njerëzor është sot në një përleshje të frikshme me pamundësinë e tij për të parashikuar dhe vetëmbrojtur. Planeti ynë është vërtet i rrezikuar;e rrezikuar është vetëdija jonë, jeta jonë dhe bukuria e saj shpesh e shpërfillur. Bri rreziqeve të shtuara, bëhet gjithnjë e më e vështirë të meditosh me optimizëm
për shulmet e jetës sot, për përpjekje të mëdha, për ekzistencën e kufizuar, për teknologjinë, për arritjet e mëdha të njeriut, për fluturimet kozmike. Bashkë me planetin të rrezikuar jemi të gjithë ne. Të rrezikuara janë virtytet dhe veset tona, varfëria fisnike anembanë dhe pasuria e rëndomtë, lufta njerëzore dhe paqja, zilia dhe mirësia.
Sot na jepet mundësia të krahasojmë gjëmat e sotme me katastrofat historike të së shkuarës për të krijuar një listë me më të këqijat dhe më vrasëset mes tyre. Në bërjen e kësaj liste janë marrë parasysh:
- Popullsia e botës u rrit në mënyrë dramatike shekullin e kaluar dhe një përqindje jo e vogël e saj jeton në vija të rrezikshme gjeofizike, që do të thotë se gjëmat shkatërruese të natyrës, stuhitë dhe cunamet, mund të vrasin më shumë njerëz sot nga ç’kanë vrarë në të kaluarën.
- Përshkrimet e ngjarjeve shkatërruese të së kaluarës janë më pak të sakta krahasuar me të sotmet.
Duke pasur parasysh të gjitha këto, do mund të prezantonim disa nga katastrofat më të mëdha të të gjitha kohërave, në një radhitje të kundërt kohe, pa krahasuar shkallën e fatkeqësisë njerëzore mes tyre.
Maj 2008 – Numri i të vdekurve që la pas cikloni Nargis mbetet ende i paqartë.(sipas burimeve të ndryshme, ky numër, në këtë moment mund të ketë kaluar të 100000-ët.).2008-Tërmeti i fundit në Kinë vret mbi 70000 njerëz, ky numër mund të jetë shumë më tepër.
Tetor 2005-Tërmeti prej 7.6 ballë i shkallës Rihter, vret mbi 40000 njerëz në Pakistan. Katastrofa ishte kaq e madhe sepse tërmeti u regjistrua shumë afër sipërfaqes së tokës.
- Gusht 2005-Tajfuni “Katrina” vret mbi 1800 njerëz dhe bëhet tajfuni më vrasës dhe më shkatërrues në U.S.A. Më shumë se çdo katastrofë tjetër në Amerikë në dhjetëvjeçarët e fundit, tajfuni “Katrina” vazhdon të mundojë akoma dhe sot banorët në Neu Orleani dhe shumë zona të tjera.
- Dhjetor 2004-Tërmeti prej 9.3 ballë të shkallës Rihter, në oqeanin Indian, që shkaktoi cunamin e tmerrshëm Sumatras, vrau mbi 225000 njerëz. Cunami goditi një zonë të tërë ndërkontinentale dhe vrau më shumë nga çdo katastrofë tjetër e kohës.
- 1992 – Tajfuni Antriu vret 26 njerëz por shkakton në të njëjtën kohë dëme të mëdha në pronat e banorëve, mbi 25 milion euro, duke shënuar një nga dëmet më të mëdha ekonomikë të U.S.A, prej fatkeqësive natyrore.
- 1985 – Vullkani Nevado del Ruiz në Kolumbi shpërtheu dhe vrau 25000 njerëz, shumica e të cilëve u bllokuan në lahar (masa të mëdha balte, llave dhe shkëmbinjsh).
- 1976 – Tërmeti në qytetin Tangsan të Kinës, i madhësisë 8 ballë, vrau mijëra njerëz, me numrin e saktë të mbetur edhe sot i paqartë, që mund të jetë midis 250000 dhe 600000 sipas burimeve të ndryshme në atë kohë. Ky ishte tërmeti më vrasës i shekullit të 20.
1931 – Lumi i Verdhë në Kinë shpërthen dhe vret rreth 1000000 me 3700000 njerëz, vdekje të cilat u shkaktuan nga mbytjet, sëmundjet, uria dhe thatësira që pasoi. I njëjti lumë kishte shpërthyer në vitin 1887 dhe kish sjellë pothuaj të njëjtat pasoja tragjike në vend.
1815 – Vullkani Tambora në Indonezi shpërthen dhe 80000 njerëz humbasin jetën për shkak të urisë pasuese. 1811-12-tre tërmete në Madridin e ri të Misurit, llogariten si disa nga goditjet më të fuqishme të natyrës në SHBA. 1330-1352 – “Vdekja e zezë” një epidemi e shkaktuar nga një mikrob “Yersinia pestis”, vret rreth 75000000 njerëz, duke fshirë 30-60 për qind popullsinë e Evropës.
1138-Tërmet në qytetin Alepo të Sirisë, shkaktoi vdekjen e mbi 230000 njerëzve.
1500 vjet para krishtit-Ishulli Stroguli në Mesdhe shpërthen dhe një cunam i tmershëm tronditi qytetërimin Minoik të Mesdheut dhe shkaktoi dëme të mëdha njerëzore e materiale në atë kohë. Në vendin ku ndodhej ishulli Stroguli, sot gjendet ishulli i njohur grek Sandorini.