Një grup shkencëtarësh të institutit të teknologjisë në Massachusetts te udhëhequr nga Dr Daniel Nocera, pretendojnë se kanë gjetur ‘Gralin e Shenjtë’ të shkencës, në një gjethe artificiale që falë aftësisë së saj mund të shndërrojë çdo shtëpi në një stacion të prodhimit të energjisë.
Kjo nuk është përpjekja e parë për të bërë një gjethe artificiale - boffins at Imperial College në Londër e kanë pasur një studim ende me pepara - por ai,Dniel Nocera, është i pari që mund të përdori gjerësisht.
Kjo gjethe, që ka madhësinë e një letre bixhozi, riprodhon në mënyrë gati të përkryer procesin e fotosintezës tek bimët, ku drita e diellit dhe uji kthehen në energji. Ndryshimi i vetëm është se energjia e prodhuar është 10 herë më e vogël se ajo e një procesi natyral.
Gjethja artificiale futet në një vazo me të paktën katër litra ujë dhe përmes katalizatorëve të saj të përbërë prej nikeli dhe cobalti, prodhon reaksion kimik duke e shndërruar ujin në komponetët e saj fillestar, hidrogjen dhe oksigjen.
Pasi elementët ndahen, ato dërgohen në një bërthamë që i kthen këto elementë në energji. Sipas testimeve, në vazon me 4 litra ujë, kjo gjethe vijon të prodhojë energji për 45 orë rresht, me të njëjtin intensitet.
Shkencëtarët shpresojnë që kjo shpikje, që bazohet në një koncept të zhvilluar edhe më parë, do ti garantojë atyre suksesin e vërtetë. Ata shprehen se gjethja artifciale mund të përdoret në vendet në zhvillim, ku problemi i enegjisë është çështje e ditës ose edhe ne Shqiperi,kur hidrocentralet te mos kene me uje.