Forumi Kuq E Zi
Ilaçi i ri bimor që redukton problemet që shfaq tiroidja Mosfunksionimi i tiroides shkakton probleme në zemër. Kurat dhe këshillat për trajtimet bimore Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ilaçi i ri bimor që redukton problemet që shfaq tiroidja Mosfunksionimi i tiroides shkakton probleme në zemër. Kurat dhe këshillat për trajtimet bimore Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Ilaçi i ri bimor që redukton problemet që shfaq tiroidja Mosfunksionimi i tiroides shkakton probleme në zemër. Kurat dhe këshillat për trajtimet bimore Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ilaçi i ri bimor që redukton problemet që shfaq tiroidja Mosfunksionimi i tiroides shkakton probleme në zemër. Kurat dhe këshillat për trajtimet bimore Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
Është zbuluar se vaji i arrave të kokosit është një shpresë e re për të gjithë ata persona që vuajnë në ditët e sotme nga hipotiroidja, pra funksioni i ulët i tiroides. Nuk mund të kuptohen lehtë problemet që shfaq hipotiroidja, por në momentin kur një person që vuan nga kjo sëmundje fillon të trajtohet më vajin e arrës së kokosit, e vë re shumë lehtë ndryshimin që ndodh në gjendjen e tij shëndetësore. Përdorimi i vajit të arrave të kokosit në këmbim të atyre ushqimeve që përmbajnë sasi të larta yndyrash dhe karbohidratesh, si sheqeri, patatet, apo ushqime të tjera me indeks të lartë glicemie, shfaq një diferencë të dallueshme në balancimin hormonal, stabilizimin e trupit dhe energjinë e përgjithshme trupore. Problematike është gjendja kur tiroidja ka shfaqur probleme të hershme dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për të rregulluar funksionin e saj. Pasi edhe pse është e shërueshme dhe e trajtueshme, mbetet një sëmundje që duhet trajtuar për një kohë më të gjatë, sesa në rastet kur trajtimi bëhet në një fazë të hershme. Një gjendje e tillë e lënë pas dore mund të shfaqë shenja tensioni, ankthi, depresioni dhe lodhje të përgjithshme mendore e trupore. Por trajtimi me vajin e arrave të kokosit dhe duke zbatuar një dietë të shëndetshme këto simptoma mund të reduktohen. Por tiroidja nuk është një epidemi edhe pse prek një numër të madh njerëzish e vazhdimisht në rritje. Duke qenë se mosfunksionimi i tiroides sjell edhe probleme të zemrës dhe gjakut, është e këshillueshme që testi i tiroides apo kontrollet mjekësore të jenë të vazhdueshme për ata persona që dallojnë simptoma të mosfunksionimit të tiroides.
Sëmundja
Gusha karakterizohet nga zmadhimi i gjithë gjëndrës ose një pjese të saj, si pasojë e mungesës së jodit në dietë. Jodi është lënda bazë për formimin e hormoneve të tiroides. Kur kjo lëndë mungon, organizmi përpiqet ta kompensojë këtë me zmadhimin e gjëndrës tiroide në mënyrë që ajo të kapë dhe të përdorë sa më mirë atë sasi jodi që merr me ushqimin. Më të prekur nga tiroidja janë njerëzit që konsumojnë ushqime të varfra me jod, kanë deficit në jod në organizmin e tyre dhe si pasojë e kësaj gjëndra tiroide rritet në vëllim, duke dhënë imazhin e gushës ose të strumës. Struma më shpesh shfaqet gjatë adoleshencës dhe është më e shprehur te femrat, veçanërisht gjatë shtatzënive. Shumë amerikanë vuajnë nga simptoma të tilla, siç janë duar dhe këmbë të ftohta, temperaturë e ulët e trupit, ndjeshmëri e dobët, dhimbje të forta koke, pagjumësi, sëmundje të ndryshme të lëkurës, djegie të syve, rënie flokësh, thonj që të thyhen, probleme me dëgjimin, si dhe probleme me mbipeshën.
Shkaktarët e tiroides
Nga shumë kërkime të bëra ka rezultuar se një dietë e varfër, po ashtu edhe një teprim në të ushqyer, luajnë rol të rëndësishëm në mosfunksionimin e tiroides. Prej disa dekadash është njohur veprimi i jodit në gjëndrën tiroide. Kripa e jodizuar mendohej se e zgjidhte këtë problem, por kjo nuk është plotësisht e vlefshme. Sepse gjatë të ushqyerit merren dhe shumë përbërës të tjerë ushqimorë, të cilët pengojnë çlirimin e jodit në gjak. Disa studime kanë treguar se efektet e sheqerit dhe drithërave janë të dëmshme për tiroiden, por përsëri janë ndër produktet ushqimore më të konsumueshme në dietën tonë ditore. Po ashtu edhe disa lloje vajrash të përdoruar për gatim janë të dëmshëm, sepse kanë në përbërje të tyre përbërës të cilët pengojnë çlirimin e fluorit në gjak.
Gusha, sëmundje e gjëndrës tiroide
Tiroidja është një gjëndër me sekrecion të brendshëm, që ndodhet poshtë Mollës së Adamit. Ajo merr pjesë në metabolizmin e organizmit dhe të gjitha hormonet e saj i derdh direkt në gjak. Në vendin tonë tejkalohet kriteri për ta quajtur këtë sëmundje epidemike, pasi ajo gjendet në mbi 80 për qind të popullatës, ndërsa sipas UNICEF-it, në 97 për qind të njerëzve të studiuar kishte mangësi në sasinë e përvetësimit të jodit. Mungesa e jodit është pikërisht zanafilla e strumës, që kohët e fundit njihet me një emër të vetëm, Sindroma e Defiçencës Jodike.
Mosfunksionimi i tiroides prek edhe zemrën
Kushdo që ka pasur probleme me tiroiden është ndeshur edhe me simptomat që ajo shfaq, pra temperaturë e ulët trupore, duar dhe këmbë të ftohta, probleme me lëkurën, sytë, tingëllim të veshëve, këputje thonjsh, gjendje stresi, pagjumësi etj. Por problemet e shfaqura nga mosfunksionimi i tiroides prekin edhe zemrën, vihet re një dobësi dhe ulje e ndjeshme në punën e saj. Testimi dhe diagnostikimi i tiroides bën të mundur që të analizohen edhe problemet e tjera që mund të jenë shfaqur prej ndikimi të saj, si: probleme të zemrës, gjakut, menopauzës te gratë etj. Përdorimi i vajit të arrës së kokosit jo vetëm rregullon funksionimin normal të tiroides, por edhe ndihmon në ristabilizimin gjendjes së përgjithshme trupore. Pas pesë javësh trajtimi me vajin e arrës së kokosit ndjehen diferencat në gjendjen fizike dhe mendore.
Ushqimet që ndikojnë keq te tiroidja
Negativisht te tiroidja ndikojnë ato produkte që përmbajnë lëndë që ndikojnë në zmadhimin e strumës. Të tilla mund të përmendim lakrën e bardhë, fasulet, gështenjat. Prandaj duhet pasur kujdes në përdorimin e tyre. Të sëmurët me gushë mund të ankohen kur ajo është e madhe dhe ka shtrirje edhe pas dërrasës së kraharorit. Në këto raste ata kanë rëndim dhe vështirësi gjatë gëlltitjes. Por ka dhe disa të sëmurë që ndiejnë shtrëngime në grykë. Kjo gjendje nuk lidhet me tiroiden. Nëse tiroidja kapet në kohë, parandalohet më shpejt se kurimi. Mjekimi i gushës është relativisht i thjeshtë, por i zgjatur në kohë. Si mjekim për moshat e rritura përdoret hormoni i tiroides. Në vendin tonë si metodë parandaluese është zgjedhur jodizimi i kripës. Por kripa duhet të ruhet nga lagështira dhe kontakti me dritën.

Simptomat e tiroides
Muskuj të lodhur
Personi nuk qetësohet dhe relaksohet
Depresion, ankth dhe mërzi
Trupi humbet energjinë trupore
Tiroidja dobëson funksionimin e saj normal
Rrezikohen vuajtje nga mbipesha dhe obeziteti
Lëkura, sytë, veshët, thonjtë shfaqin probleme

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons