Në fund të këtij shkrimi - do të flas shumë pak dhe shumë sipërfaqësisht për xhelozinë.
Paraprakisht do t’iu them këtë:
Kur luftoni kundër momentit, ju në të vërtetë luftoni kundër tërë gjithësisë. Në vend të kësaj, mund të vendosni që sot të mos luftoni kundër tërë universit, duke luftuar kundër këtij momenti. Kjo do të thotë se: PRANIMI I KËTIJ MOMENTI DUHET TË JETË I PLOTË DHE TËRËSOR. Ta pranoni botën siç është, e jo ashtu siç do të dëshironit jut ë ishte në këtë moment. Kjo është me rëndësi të kuptohet.
Mund të dëshironi që bota (dhe të gjitha në jetën lineare) në të ardhmen të duken ndryshe, por në këtë moment duhet ta pranoni siç është.
Kur ndiheni të penguar apo të shqetësuar shkaku I NDONJË NJERIU APO SITUATE , përkujtohuni që të mos reagoni në NJERIUN apo në SITUATËN veçse në NDJENJAT tuaja. Ato janë ndjenjat tua, kurse ndjenjat tua nuk janë gabim I HUAJ. Kur ta keni kuptuar këtë plotësisht, do të jeni të gatshëm që ta merrni përgjegjësinë për NDJENJAT tuaja dhe t’i ndryshoni ato. E nëse gjërat mund t’i pranoni siç janë, do të jeni të gatshëm ta merrni përgjegjësinë për situatën tuaj si dhe për të gjitha NGJARJET që i përjetoni si PROBLEME.
Kjo është qenësorja (esenca). Ndërkaq, në jetën linerare (në ekzistencë) shqetësimet janë ndër më të ndryshmet, që, kryesisht janë pasojë e jetës në sipërfaqe, në cektinë, pra në ekzistencë. Qenësia (esenca) është AKSION, sipërfaqëja (ekzistenca, jeta lineare) është vetëm REAKSION.
Jeta në cektinë prodhon frikë të pakufishme si xhelozinë, urrejtjen, tradhëtinë , vlerësimin, thashethemnajat…etj.
Xhelozia ndërtohet në krahasim. (Po të jetonte vetëm një njeri në botë, a do kishte xhelozi?). Por, xhelozia “ushqehet” nga frika. Pse jemi dhe pse bëhemi xhelozë? Sepse dikush (me diçka) është gjithnjë më i mirë se na… dikush është më i suksesshëm, më i bukur, më i pasur, më i ri…etj. Kur të krahasomi, atëherë, thellë në ne, një xixë e xhelozisë nisë të bulojë.
Në përgjithësi shpallja e fatlumërisë personale, të tjerët i bën xhelozë, sepse kur të krahasohen me ty, shohin veten e tyre. Prandaj, të mençurit e ruajnë fatlumërinë e tyre, (në cilëndo fushë të jetës) nuk e ekspozojnë, nuk kapërdisen.
Në dashuri, frika për humbjen e partnerit, e shkakton xhelozinë. Kjo frikë vazhdimisht rritet dhe dikur kalon e shndërrohet në sëmundje. Në këtë shkallë, xheloxia shndërrohet në ortek të borës, që rrënon e shkatërron dhe asgjë – nuk ndërton.
Është e çuditshme se në shkallën më të lartë të xhelozisë arrijnë njerëzit me MUNGESA. Ata që kanë dyshime (pse vetë nuk janë të pastër), ata që kanë pasiguri (sepse vetë kanë mungesa), ata që nuk kanë qëndrueshmëri (sepse vetë janë të dobët),.. zakonisht janë shumë xhelozë dhe nuk arrijnë ta sundojnë e kontrollojnë këtë ndjenjë rrënuese.
Por si mundet kjo “sëmudje”?
Hapi I parë, sikurse në cdo cështje tjetër që ju mundon, është ta pranoni se ekziston problemi. Shumica e njerëzve nuk ia dalin ta pranojnë se sjellja e tyre dhe përceptimi që ata kanë kundrejtë partnerit apo një personi tjetër është iracionale dhe nuk është e bazuar, në shumicën e rasteve, në përceptim të drejtë. Atherë, kur e pranon se ekziston problemi mund të gjeshë motivimin e duhur për tu përballur me të dhe për të kërkuar ndihmë.
Hapi I dytë është ta kuptosh se pavarësisht se a je me atë person apo jo, a po e spiunon apo jo, a e kontrollon apo jo – asgjë mbi këtë tokë nuk mund ta garantojë besnikërinë e tij/sajë. Ai/ajo do të jetë besnik vetëm nëse ai/ajo do – jo për shkak se ti e kontrollon, i bënë presion apo e bënë të ndihet se është nën përcjellje.
Hapi I tretë është të punosh me veten dhe ta kuptosh këtë fakt: partnerit yt nuk është me ty për shkak se ti je xheloz/e, as për shkak të presionit që t’I ushtron mbi të që ai/ajo të të qëndroj besnik/e – Ai/Ajo është me ty për shkak të cilësive të tjera që ti posedon. Duke mos e shfaqur xhelozinë, ti manisfeston karakteristikat e tua më të mira: vetëbesimin, pavarësinë, besimin në partnerin, logjikën e shëndoshë, pjekurinë, etj. Të gjitha këto janë shumë më atraktive sesa xhelozia e cila nuk mund të prodhojë kurrë rezultate të mira.
Hapi I katërt: Binduni se asnjë kompani sigurimi nuk mund të ofrojë garancion se lidhja juaj do të zgjas përgjithmonë. Andaj bëhuni real, kënaquni me gjërat që keni dhe mos mendoni për më të keqen – kuptojeni se partneri yt është me ty sepse ai/ajo ndjenjë dicka të thellë dhe JO për shkak se dikush (ti) e detyron.
Këto janë vetëm disa këshilla e natyrisht që duhet të punoni me veten nëse doni rezultate konkrete.
Është e vërtetë se ekziston edhe xhelozia positive! Sa e mrekullueshme dhe sa rezultate prodhon xhelozia positive do të na duhej t’i mbushim disa faqe me shembuj.
Me shumë dashuri për JU,