Forumi Kuq E Zi
Isak Njutoni Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Isak Njutoni Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Isak Njutoni Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Isak Njutoni Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Isak Njutoni Empty Isak Njutoni 10/5/2011, 16:36

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
ISAK Njuton (1642-1727) matematikan, fizikan dhe astronom anglez
* Një mbrëmje, kur Njutoni ishte në moshën njëzetetrevjeçare ishte ulur në kopshtin e të atit dhe po mendohej. Heshtjen e natës e prishi një mollë që i ra të këmbët. Kjo e futi në mendime të thella. Hëna shkëlqente në qiell. I riu pyeti veten se si ishte e mundur që hëna nuk binte poshtë siç ra kokrra e mollës. Kjo i dha shkas që ai të zbulojë ligjin e gravitacionit.* Njutoni mbeti gjithë jetën beqar. Kur e pyeti një mik se si kishte ndodhur që ai nuk ishte martuar, ai u përgjigj:
- Nuk kam pasur asnjëherë kohë të mendoj për këtë punë.
- Si keni mundur të zbuloni sistemin e botës, - e pyetën Njutonin e madh.
- E kam zbuluar, u përgjigj ai, sepse kam menduar për të ditë e natë.* E pyetën njëherë Njutonin sesi ishte e mundur që njeriu ecën sa herë që do dhe mund të lëvizë krahët dhe duart sipas dëshirës së tij. Njutoni tha se nuk dinte ta shpjegonte.Ata pastaj e pyetën prapë.
- Po mirë, ju që njihni kaq thellë ligjin e gravitacionit të planeteve, mund të na thoni të paktën, përse ata lëvizin në një drejtim dhe jo në kundërt?
- Nuk di asgjë, - u përgjigj Njutoni, pasi ishte menduar pak si gjatë nuk di asgjë për këtë, as për shumë gjëra të tjera. Nuk mund ta merr me mend se sa e madhe është padija jonë.* Njutoni i madh nuk i donte shumë poetët. Njëherë ai i tha:
Ndaj poetëve parapëlqej këpuctarët, ata të paktën janë të dobishëm për shoqërinë.
* Perandorin e Kinës misionarët e tij e njohën me librin e Njutonit "Parimet". Ai i shfaqi mirënjohjen e tij me një letër që ia drejtonte thjesht: "Zotit Njuton, Evropë".
Dhe letra vajti në dorë të Njutonit.


Teoria e Përgjithshme e Relativitetit e Albert Einstein

Kjo teori shpjegon krijimin dhe ligjet e kozmosit në përmasa të mëdha: p.sh. se si tërheqja që i bëjnë planetët njëri-tjetrit çon drejt përkuljes së hapësirës dhe të kohës.
Përkulja a hapësirës, shkaktuar nga Toka, mban Hënën në orbitën e saj.
Forca e rëndesës ngadalëson kohën. Orërat rrahin pak më shpejtë në trapazan sesa në qilar, i cili është pranë qendrës së Tokës duke qenë kështu i futur më thellë brenda fushës së rëndesës. Në mënyrë të ngjashme, orërat rrahin më shpejtë në hapësirë sesa në tokë. Është e mundur të shtrembërosh kohë-hapësirën në atë mënyrë që një anije kozmike të mundet të udhëtojë me cilën shpejtësi të madhe të duash.Kjo teori lejon atë që i ngjan rrugëve të tjera të mundshme apo itinerare tuneli (krimbvrima) që lidhin dy pika të hapësirës. Sipas kësaj teorie intervali i matur midis dy ngjarjeve varet nga se si po lëviz ai që i vëzhgon ato. Kështu, dy vëzhgues që nuk lëvizin njësoj do të përjetojnë zgjatje të ndryshme kohë midis dy ngjarjeve të njëjta. Nëse ne udhëtojmë shpejt, koha ngadalësohet.
Kur arrijmë shpejtësinë e dritës, koha ndalon.
Në teori nëse udhëtojmë më shpejtë se drita, koha shkon prapa.

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Isak Njutoni Empty Re: Isak Njutoni 27/5/2013, 10:10

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
ISAK NJUTNI jeta
1642 – 1727

Isak Njutni shkencëtari më i madh
dhe më me ndikim i të gjitha kohëve, u lind në Vulstrop, Angli, më 25
dhjetor 1642, po atë vit kur vdiq Galileo Galilei. Ashtu si Muhammedi
edhe ky u lind pas vdekjes së të atit. Qysh në fëmijëri Isaku shfaqte
interesim për mekanikën dhe ishte mjaft i gjendshëm e i shkathët. Edhe
pse femijë i mençur, në shkollë qe i pakujdesshëm dhe nuk la ndonjë
përshtypje të veçantë.
Kur u bë më i rritur, nëna e tij e çregjistroi
nga shkolla, me shpresë, se në bujqësi do të jetë më i suksesshëm.
Fatmirësisht u zbulua se ai kishte prirje për punë të tjera, kështu që
në moshën 18 vjeçare u regjisirua në Universitetin e Kembrixhit. Atje
shumë shpejt mësoi shkencën e atëhershme dhe matematikën, dhe pas një
kohe të shkurtër i filloi hulumtimet e veta. Në moshën 21-27 vjeçare,
Njutni i vuri bazat e teorive shkencore, të cilat më vonë mundësuan
ndryshimet rrënjësore në botë.
Mesi i shekullit XVII është kohë e
ngritjes së paparë shkencore. Zbulimi i teleskopit në fillim të
shekullit, në mënyrë rrënjësore i ndryshoi hulumtimet astronomike.
Filozofi anule, Frensis Bekon dhe dijetari francez Rene Dekart u
apelonin shkencëtarëve të mbarë Evropës që më të mos mbështeteshin në
autoritetin e Aristotelit, por të fillojnë me hulumtime dhe gjurmime
vetjake. Njutni madhështor në praktikë e arriti atë për të cilën
angazhoheshin Bekoni dhe Dekarti. Studimet e tij në astronomi dhe
shfrytëzimi i teleskopit të posazbuluar, kushtëzojnë ndryshime
rrënjësore në këtë shkencë, ndërkaq eksperimentet në mekanikë sollën
deri te formulimi i Ligjit të parë (të Njutnit) për lëvizjen.
Shkencëtarë të tjerë si Uilijam Harvi (zbuloi qarkullimin e gjakut) dhe
Johanes Kepler (formuloi ligjet e lëvizjes së planeteve rreth Diellit),
gjithashtu futën informacione thelbësore në rrethet shkencore.
Megjithatë shkenca e mirëfilltë edhe më tej ishte preokupim i njerëzve,
të cilët u morën me punët mendore andaj edhe nuk ka pasur fakte për
pohimet e Frensis Bekonit se e shkrirë në teknikë, ajo rrënjësisht mund
t'i ndryshojë kushtet reale të jetës së njerëzve. Edhe pse Koperniku dhe
Galileu kundërshtuan disa nga botëkuptimet e gabuara të shkencës së
lashtë duke kontribuar me këtë në të kuptuarit më të mirë të Gjithësisë,
akoma nuk ishin të formuluara parimet, të cilat të gjitha faktet do t'i
sintetizonin në një teori të veçantë me qëllim që parashikimet
shkencore të bëhen të mundshme e reale. Isak Njutni është ai, i cili e
përpiloi atë teori të veçantë dhe e orientoi shkencën moderne drejt
rrugës, të cilën ajo e ndjek që atëherë e sot e kësaj dite.

Njutni
asnjëherë nuk ka pasur ndonjë dëshirë të veçantë që t'i shpallë
rezultatet e arritura, edhe pse në vitin 1669 tanimë i formuioi idetë
themelore të zbulimeve të tij, një numër i madh i teorive janë bërë të
njohura tepër vonë. Zbulimi i parë i shpallur i tij është punimi
themelvënës për natyrën e dritës. Pas një varg eksperimentesh të
ndërlikuara Njutni zbuloi se drita e thjeshtë e bardhë është e përbërë
nga të gjitha ngjyrat e ylberit. Krahas kësaj ai me kujdes të madh i
studionte ligjet e reflektimit dhe të përthyerjes së dritës. Kështu në
vitin 1668 ai e krijoi dhe praktikisht e ndërtoi teleskopin e parë me
pasqyrë, teleskopin reflektues, i cili edhe sot përdoret në më shumë
observatoriume astronomike. Në moshën 29 vjeçare, Njutni, para Shoqërisë
mbretërore britanike i prezentoi këto zbulime së bashku me
eksperimentet tjera të tij në lëmin e optikës.Vetëm këto zbulime janë të mjaftueshme që t'i sigurojnë vend në këtë
listë ranguese, por janë të shumta edhe të arriturat e tij në
matematikën e mirëfilltë dhe në mekanikë. Kontributi i tij kryesor në
matematikë është zbulimi i llogaritjeve integrale, të cilat arriti t'i
zbulojë që në moshën 23-24 vjeçare. Kjo arritje më e rëndësishme në
matematikën moderne s'është vetëm kokërr nga e cila lindet një pjesë e
madhe e teorisë bashkëkohore matematikore, por edhe instrumeni i
jashtëzakonshëm pa ekzistimin e të cilit përparimi i mëtejshëm i
shkencës moderne do të ishte i pamundshëm. Edhe po qe se të mos zbulonte
asgjë tjetër, pos llogaritjeve integrale, ajo do t'i siguronte Njutnit
njërën nga pozitat parësore në ketë vepër.

Megjithatë, sukseset
më të rëndësishme të Njutnit janë në lëmin e mekanikës-shkencë, e cila e
sqaron lëvizjen e trupave fizikë. Galileu zbuloi ligjin e parë të
lëvizjes me të cilin sqarohet lëvizja e trupave nën ndikimin e forcave
të jashtme. Në praktikë, është e qartë se të gjitha trupat u nënshtrohen
ndikimeve, por, çështje thelbësore në mekanikë është se si lëvizin
trupat nën ndikimin e forcave të jashtme. Këto problem Njutni e zgjidhi
me Ligjin e tij të dytë të lëvizjes, i cili me të drejtë konsiderohet si
bazament në fizikën klasike. Ligji i dytë (formula
matematikore e të cilit është F = ma) thotë: rritja e shpejtësisë së një
trupi është e barabartë me forcën ndikuese ndaj tij e pjesëtuar me
masën e tij. Më vonë këtyre dy ligjeve Njutni ua ndajshtoi edhe Ligjin e
tretë famoz për lëvizjen (ai thotë: çdo ndikim apo forcë fizike ka edhe
kundërndikimin e barabartë në kahje të kundërt) dhe Ligjin më të njohur
për gravitacionin kozmik. Këto katër ligje, marrë në tërësi, paraqesin
një sistem të veçantë nëpërmjet të të cilit praktikisht të gjitha
sistemet mekanike makroskopike-prej lëvizjes së lavjerësit e deri te
lëvizja e planeteve nëpër orbitat rreth Diellit mund të hulumtohen e të
parashihen veprimet e tyre. Njutni jo vetëm që i formuloi ligjet
themelore të mekanikës, por duke i shfrytëzuar llogaritjet integrale,
personalisht tregoi se si mund të aplikohen ato në zgjidhjen e
problemeve aktuale.Ligjet e Njutnit shfrytëzohen në zgjidhjen e një rrethi të gjerë të
problemeve shkencore e teknike. Derisa ai ishte gjallë, këto ligje
aplikim më evident kishin në astronomi. Edhe këtu Njutni fitoi një vend
të lartë. Në vitin 1687 ai botoi veprën e rëndësishme ''Parimet
matematikore të filozofisë së natyrës" (shkurtimisht e njohur si
"PRINCIPIA"), në të cilën janë të eksplikuar Ligji i gravitacionit dhe
ligjet e lëvizjes. Ai tregoi se si duhet të aplikohen ato ligje që të
caktohet me saktësi të madhe lëvizja e planeteve rreth Diellit. Detyrën
themelore të astronomisë dinamike gjegjësisht me saktësi të parashihen
pozitat dhe lëvizjet e yjeve dhe planeteve Njutni e zgjidhi në mënyrë të
shkëlqyeshme, vetëm me një lëvizje. Pikërisht për këtë pothuajse të
gjithë e konsiderojnë si më të madhin ndër astronomët.

Atëherë
çfarë është vlerësimi ynë për rëndësinë shkencore të Njutnit? Gjatë
shqyrtimit të regjistrit të çfarëdo qoftë enciklopedie shkencore, hasim
në më shumë udhëzime (dy-tri herë më shumë) nga njësitë për Njutnin dhe
për ligjet e zbulimet e tij, se sa për cilindo shkencëtar tjetër. Përveç
kësaj duhet t'u kushtohet kujdes edhe thënieve të shkencëtarëve të
tjerë për Njutnin! Shkencëtari gjerman Gotfrid Lajbnic (1646-1716), i
cili nuk ishte mik i Njutnit, dhe me të cilin ka pasur polemika të
rrepta shkruan; "Nëse e marrim matematikën që nga themelimi i saj e deri
në kohën e Njutnit, pjesa më e madhe e saj është vepër e Njutnit!".
Shkencëtari i madh francez Pjer Laplas (1749-1827) ka shkruar: "Principia i kapërcen
të gjitha veprat tjera të gjeniut njerëzor". Matematikani francez Lui
Lagranzh (1736-1813) shpeshherë përsëriste se Njutni është gjeniu më i
madh që ka pasur bota, ndërsa Ernest Maks (1838-1916) fizikan austriak,
në vitin 1901 shkroi: "Gjithçka që është arritur pas kohës së tij është
përpunim deduktiv formal matematikor i mekanikës në bazë të ligjeve të
Njutnit". Kontributi i madh i Njutnit eksplikohet me këtë: ai ndërlidhet
me shumicën e fakteve dhe ligjeve, të cilat mund të sqarojnë disa
dukuri, por nuk janë në gjendje të parashohin diçka; shkencëtari na la
sistemin e veçantë të ligjeve që mund të aplikohen te një numër i madh i
dukurive fizike dhe të shërbejë nëpër parashikime të sakta.Në këtë trajtesë të shkurtër nuk është e mundshme që të shpjegohen
hollësisht të gjitha zbulimet e Njutnit; prandaj shumica e tyre do të
mbeten të papërmendura ndonëse i përkasin sukseseve serioze. Njutni dha
kontribut solid edhe në termodinamikë (shkenca për nxehtësinë) si dhe në
akustikë (shkenca për zërin); ai formuloi parimin eksklusivisht të
rëndësishëm fizik të veprimit të forcës dhe aksion reaksionit; e
përgjithësoi binomin (binomi i Njutnit) në matematikë, zbuloi rendin e
pakufishëm të binomit; e dha sqarimin e parë të bindshëm për prejardhjen
e yjeve etj.
Kështu mund të themi se Njutni gjithsesi është
shkencëtari më i madh dhe më me ndikim i të gjitha kohëve, por edhe të
shtrojmë pyetjen përse ai këtu qëndron më lartë në krahasim me
personalitetet e tjera të rëndësishme politike siç janë Leka i Madh apo
Xhorxh Uashingtoni dhe një hap më parë nga prijatarët e njohur
religjiozë Jezu Krishti dhe Buda.

Qëndrimi ynë është se edhe përkundër rëndësisë së madhe të ndryshimeve
politike, njerëzit e botës pesë shekuj pas vdekjes së Lekës së Madh kanë
jetuar njësoj sikur edhe stërgjyshërit e tyre që kanë jetuar pesë
shekuj para tij. Sipas logjikës së njëjtë jeta e
njerëzve 1500 vjet
para Krishtit ka qenë e njëjte sikurse jeta e njerëzve që kanë jetuar
1500 vjet pas Krishtit. Por në 500 vitet e fundit që nga paraqitja e
shkencës bashkëkohore, jeta e përditshme e shumë njerëzve rrënjësisht ka
ndryshuar. Ne vishemi më ndryshe, ushqehemi me ushqim tjetër, punojmë
në mënyra të tjera dhe kohën e lirë e shfrytëzojmë shumë më ndryshe sesa
njerëzit e pesë apo më shumë shekujve të mëparshëm. Zbulimet shkencore
mundësuan ndryshime thelbësore në teknikë dhe në ekonomi si dhe
tërësisht i ndryshuan pikëpamjet politike, bindjet fetare, artet dhe
filozofinë. Këto zbulime praktikisht nuk e lanë të njëjtë asnjë
veprimtari njerëzore, dhe pikërisht për këtë është i madh numri i
shkencëtarëve dhe zbuluesve që merituan vendin e tyre në këtë vepër.
Njutni si shkencëtar brilant dhe personalitet më me ndikim në zhvillimin
e mendimit shkencor, me plotë të drejtë meriton vendin kulmor apo pranë
vetë kulmit të çdo klasifikimi të personaliteteve më me ndikim në botë.Isak Njutni vdiq në vitin 1727 dhe u varros në Manastirin ministror me
çka edhe u bë shkencëtari i parë që u nderua me një respekt të këtillë.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons