ARISTIDHI
ARISTIDHI (540-467 p.e.r.), veprimtar politik dhe strateg i Greqisë së lashtë
* Themistokliu deklaroi në asamble për një plan të rëndësishëm, të cilin nuk donte t'ua bënte të njohur të tjerëve. Besimi ndaj mençurisë e drejtësisë së tij ishte aq i madh sa asambleja ngarkoi Aristidhin për ta dëgjuar. Themistokliu i tha ta mbante të fshehtë se, që Athina të kishte zotërim të plotë mbi gjithë Greqinë, mjaftonte të digjeshin brenda një nate të gjitha anijet greke që ishin mbledhur për një ceremoni në portin më të afërm. Aristidhi u kthye në asamble dhe u tha se plani i Themistokliut ishte shumë i dobishëm dhe i lehtë për t'u realizuar, por nuk ishte e drejtë,madje ishte edhe i djallëzuar.Atëherë asambleja e kundërshtoi menjeherë.
* Aristidhi gjykonte një ditë një çështje midis dy personave. Njëri prej tyre,për të mikluar gjykatësin, i kujtoi të gjithë të këqijat që kundërshtari i tij kishte bërë kundër vetë Aristidhit. Ai e ndërpreu:
-Tashti këtu po gjykohet çështja jote dhe jo imja.
Aristidhi njihej nga të gjithë si njeri i drejtë. Kur në teatër po recitoheshin vargjet: "Ai nuk kënaqet vetëm me mendimin e drejtë, por dhe dëshiron ta shohë të drejtën në sy", - pothuaj të gjithë shikuesit e shfaqjes e drejtuan andej nga ishte Aristidhi.