Faqja zyrtare e internetit të Zërit të Amerikës, është sulmuar nga hakerët iranianë të hënën, duke pamundësuar shërbimin e lajmeve për më shumë se 30 shtete, përfshirë edhe edicionin shqip.
Faqja kryesore e Zërit të Amerikës, vazhdon të shfaqë një pamje të kaltër, dhe një logo të Cyber Ushtrisë Iraniane, në të cilën shkruan: “Ne kemi dëshmuar se mundemi”.
Zëri i Amerikës mbështetet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, dhe hakerët i kanë dërguar një porosi të drejtpërdrejt Sekretares së Shtetit Hillary Clinton.
“Zonja Clinton, a dëshironi të dëgjoni zërin e kombeve të shtypura nga zemra e SHBA-ve. Bota islame nuk u beson dredhive të SHBA-ve. U bëjmë thirrje të ndaloni përzierjen tuaj në shtetet islame”.
Ata zëvendësuan pamjen mirëpritëse të faqes me një flamur të gjelbër dhe mbishkrimin: “Kjo faqe është hakuar nga Cyber Ushtria Iraniane”. /Telegrafi/