Nuk i kanë lënë gjë dreqit jo! Njerëzit tanimë janë mësuar me konzolat e lojërave si Nintend Wii, Kinect e Move, të cilat kontrollohen me lëvizjet e trupit, mirëpo këto pajisje
nuk kanë shkuar më larg se lëvizja e duarve dhe këmbëve. Artisti vizual Hye Yeon Nam ka shpikur lojën me birila e cila luhet me anë të puthjeve.
Shpikja e Hye përbëhet nga magneti të cilin e bart njëri person në gjuhë, derisa personi tjetër bart kufje magnetike.
Qëllimi i lojës është që me lëvizjet e gjuhës të drejtojë sferën, e pas kësaj me lëvizje të shpejta të dërgojë sferën tek birilat./topLajm