Prodhuesi tajvanez i celularëve të mençur HTC Corp tha të premten se padia kundër Apple Inc nuk do të ketë një ndikim thelbësor ndaj kompanisë, duke shtuar se kompania po përgatit një apel për vendimin e gjykatës amerikane mbi këtë çështje.
“Shumë padi tani janë rezultat i të qenit i suksesshëm; është pjesë e biznesit të tyre,” tha shefi ekzekutiv i HTC-së Peter Chou në një konferencë telefonike me investitorët. “Nuk do ta sjellim kompaninë në një situatë të rrezikshme.”
Më 15 Korrik, Komisioni Ndërkombëtar Tregtar (ITC) mori një vendim paraprak se HTC-ja shkeli dy patenta të Apple-it.