Forumi Kuq E Zi
Sa shanse ka që të ndodhë apokalipsi në vitin 2012? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Sa shanse ka që të ndodhë apokalipsi në vitin 2012? Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Sa shanse ka që të ndodhë apokalipsi në vitin 2012? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Sa shanse ka që të ndodhë apokalipsi në vitin 2012? Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Revista prestigjioze “Foreign Policy” në një analizë speciale shpjegon pse ideja e apokalipsit i tremb njerëzit dhe i emocion njëkohësisht. Gjithashtu, se sa shanse ka që fundi i botës të vijë në vitin 2012. Revista boton edhe parashikimet se çfarë mund të ndodhë në dhjetor 2012, muaj ku sipas profecive, bota do të marrë fund. Miliona besimtarë fetarë nëpër gjithë botën ndajnë të njëjtin besim pasionant të mbërritjes së fundit të botës, çka do të thotë se fundi i botës do mbetet faktor në politike të paktën deri në fundin e njerëzimit. Teksa një vit dhe një dekadë mbërritën në fund duket se është moment i përshtatshëm të kridhemi në fundin e kohës. Por sërish, mbase është vetëm Hollivudi ai që fokusohet në gjërat e fundit. Vitin që lamë pas filmi i Roland Emmerich “2012 na shfaqi fundin e botës të mbytur në ujë. Këto lloj filmash apokaliptikë enden prej një farë kohë vërdallë. Në dekadat e kaluara apokalipsi u ka dhënë regjisorëve një mundësi perfekte për t’u zhytur në aspektet më të errëta të karakterit njerëzor. Sa keq që nuk mbetet vetëm aty. Ngjarjet aktuale sugjerojnë se popullariteti i vazhdueshëm i skenarëve të apokalipsit shkon thellë në psikikën tonë dhe se interesi ynë në fundin e botës janë më shumë se të shumëfishtë. Le të marrim Iranin e ditëve të sotme, ku presidenti Mahmoud Ahmadinejad është një besimtar i vendosur në ardhjen e dytë të Mahdit, versioni mysliman i Mesisë. Ahmedinejad-i dhe pasuesit e tij kanë shpërndarë miliona dollarë nga buxheti i qeverisë iraniane për rinovimin e qytetit Jamkaran. Aty, Muhamed al-Mahdi, Imami i Dymbëdhjetë është njëherë përpara se të zhdukej në mbretërinë mbinatyrore, nga ku një ditë do rikthehet kur t’i vijë fundi botës. Islami, Judaizmi dhe Krishtërimi ndajnë idenë se një figurë profetike do të shfaqet në fundin e botës për të larguar dhunën dhe padrejtësinë nga toka, ku jetojmë tani dhe për ta çuar drejt një epoke të re pastërtie utopike. Si rezultat, joshja e ditës së Gjykimit duket se është më e përhapur në grupet ku shkumëzon ndjenja e viktimizimit. Sigurisht që kjo ide është veçanërisht tërheqëse për politikanët dhe liderët fetarë, të cilët janë të lumtur të luajnë me një përzierje të tillë potente frike dhe padurimi. Si rezultat, edhe parashikimet më të çmendura kanë efekte të vërteta e specifike. Liderët e kulteve kanë përdorur vazhdimisht këndvështrimet apokaliptike për të nxitur pasuesit e tyre në ngjarje të dhunshme. Terroristi amerikan, Timothy McVeigh, i cili vrau 168 njerëz kur bombardoi një ndërtesë qeveritare në Oklahoma në vitin 1995 pretendoi se ishte shtyrë nga një roman racist me temë të fundit të botës. Studiuesi francez, Jean-Pierre Filiu, autori i një libri mbi teoritë islamike thotë se skenaret e fundit të botës kanë pasur tendencën të shfaqen në botën myslimane në momente krizash të veçanta. Shumë irakenë që i kanë rezistuar sulmeve amerikane të vitit 2003 kanë bërë kështu për arsye që dihen. Lufta kundër prezencës së koalicionit frymëzoi një ringjallje dramatike të ideve apokaliptike, zakonisht me SHBA-në në versionin e “Antikrishtit”. Gjithsesi, nga gjithë vendet ku politikanët përdorin idetë e apokalipsit, Irani ofron një shembull jashtëzakonisht të gjallë të përfitimit të atyre që do përfshihen në Ardhjen e dytë. Entuziasmi i Ahmedinejad-it në këtë drejtim ndërthuret me pretendimin e tij populist për sundimin e Iranit. Ai është akuzuar se ka manipuluar besimin për qëllime politike. Disa shkencëtarë politikë si MIchael Desch, argumentojnë se dhe lideri iranian, i cili beson në mënyrë të sinqertë në rikthime profetike gjithsesi mund të gjejë arsye të tjera për të aderuar diktatin e politikës së vërtetë, e një prej këtyre janë me siguri armët bërthamore.

Parashikimet për fundin e botës që dështuan

Fundi i botës nga Nostradamusi
Nostradamusi, parashikuesi më i famshëm i gjithë kohërave kishte parashikuar se korriku i vitit 1999 ishte data e zgjedhur për fundin e botës. Një “mbret i madh terrori” do të zbriste nga qielli. Kur kjo nuk ndodhi, ata që besonin në fundin e botës filluan të përhapnin zëra se sonda “Cassini” ishte mbushur me lëndë radioaktive dhe nëse ajo përplasej dhe lënda kishte kontakt me tokën, fundi do ishte i tmerrshëm. Dhe sigurisht, është viti 2000, kur të gjithë prisnin fundin e botës të parashikuar po nga Nostradamusi.
Kometa “Hale-Bopp”
Kometa “Hale-Bopp” mund të shihej me sy të lirë për rreth 18 muaj. Astronomi Chuck Shramek “vëzhgoi” një objekt që qëndronte afër kometës. Ai më pas i telefonoi radios “Art Bell” për të bërë publike zbulimin e tij. Kjo bëri që shumë njerëz të besonin një sërë teorish për “fundin e botës”. Interneti ndihmoi në përhapje ne lajmit në gjithë botën akoma më shumë. Kulti “The Heaven’s Gate” mendoi se ky ishte sinjali që prisnin për të kryer vetëvrasje masive në mars të vitit 1997. Kulti mendoni se objekti shoqërues ishte anije kozmike që po vinte të merrte shpirtrat e tyre.
Efekti “Jupiter”
Efekti “Jupiter” u shfaq në vitin 1974 dhe u shkrua nga dy astro-fizikanë, John Gribben dhe Stephen Plagemann. Bëhej fjalë për nëntë planetë që do bashkërendoheshin më 10 mars 1982, duke krijuar një tërheqje gravitacionale që do shkaktonte rritje të madhe të njollave diellore dhe që do shkaktonte tërmete. Shumë e morën këtë si një parashikim të saktë. Edhe pse autori Gribben doli dhe tha se ishte vetëm një teori, pa u bazuar në ndonjë substancë të vërtetë shumë njerëz nuk e besonin se kjo nuk ishte e vërtetë. Në fakt, efekti nuk shkaktoi katastrofë por pati një farë efekti në rritjen e baticës.
Bashkimi i planetëve
Meteorologu i respektuar Albert Porta parashikoi se më 17 dhjetor 1919 bashkërenditja e gjashtë planetëve do “shkaktojë një korent magnetik që do përshkojë diellin, shkaktojë shpërthime të mëdha dhe si pasojë do gllabërojë tokën”. Ky parashikim shkaktoi disa bëma fatkeqe të turmave dhe disa vetëvrasje. Gjithashtu, u bë shkak që Albert të humbiste punën si meteorolog “i respektuar” dhe të përfundonte duke shkruar parashikimin e motit në një gazetë lokale.
Kometa “Haley” 1910
Edhe pse kometa “Haley” ishte shfaqur shumë herë më parë, pa shkaktuar ndonjë vdekje, kalimi i saj më 18 maj të vitit 1910 u konsiderua si kërcënim vdekjeprurës për njerëzit, për shkak të gazit helmues që do dilte nga bishti i saj. Sidoqoftë, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe kometa vazhdoi rrugën e saj pa lënduar askënd. Një fakt interesant është se kur lindi shkrimtari i famshëm Mark Twain në vitin 1835, ishte shfaqur dhe kometa “Haley”. Ai ishte shprehur gjatë jetës se “do largohem me kometën”. Ai vdiq në vitin 1910, kur u largua dhe kometa.
Joanna Southcott
Joanna Southcott ishte një parashikuese e vetëshpallur, e lindur në vitin 1750. Ajo u bind se kishte aftësi mbinatyrore dhe e kishte shpallur veten si gruaja e përmendur tek Apokalipsi. Joanna parashikoi se ajo do sillte në jetë Mesian, duke i dhënë fund kështu botës, më 19 tetor 1814. Bota nuk u përmbys në atë datë, por dy muaj më vonë mbaroi për Joanna-n, e cila vdiq. Pasuesit e saj e ruajtën trupin e së ndjerës për disa kohë, me shpresën se ajo do ngjallej. Më në fund, kur e panë se ajo s’kishte në plan të kthehej, trupi i saj përfundoi në duart e autoriteteve.
Zhgënjimi i madh
Ndërmjet viteve 1831-1841, William Miller (pastor baptist) parashikoi kthimin e Jezusit dhe fundin e botës, bazuar në profecitë e Librit të Danielit. Dita e parashikuar mbërriti dhe asgjë nuk ndodh. Pas diskutime të mëtejshme, u vendos për ndryshimin e fundit të botës, i cili kësaj radhe do ishte më 18 prill. Sërish, në datën e paracaktuar nuk ndodhi asgjë dhe u pa e nevojshme që data të ndryshohej sërish duke u përcaktuar të ndodhte më 22 tetor 1844. Pastori Miller vazhdoi të priste për fundin e botës deri në vdekjen e tij në vitin 1849.
Parashikimet e Dëshmitarëve të Jehovait
Dëshmitarët e Jehovait kanë parashikuar disa herë fundin e botës. Parashikimi i parë ishte në vitin 1914 dhe bazohej në profecitë e Librit të Danielit. Por, duke qenë se bota vazhdon të funksionojë sot e kësaj dite, ky parashikim rezulton i pavërtetë. Pasi fundi i botës nuk mbërriti në datën e parashikuar, ata thanë se kuptimi i parashikimit nuk ishte fundi i botës në mënyrë fizike. Disa vite të tjera, në të cilat pritej të mbërrinte fundi i botës janë: 1915, 1918, 1920, 1925, 1941, 1975, 1994 etj.
Charles Wesley
Parashikimet për fundin e botës kanë ekzistuar që herët, në ekzistencën e njohur të saj. Charles Wesley, një prej themeluesve të kishës metodiste besonte se bota do të përfundonte në vitin 1794. Ky parashikim ishte në konkurrencë me atë të degës protestante “Shakers, të cilët kishin parashikuar se ai vit do ishte pikërisht fundi i gjithçkaje. Pavarësisht se bota nuk përfundoi në datën e parashikuar, vëllai i Charles, John Wesley parashikoi se në vitin 1836 në tokë do vinte Bisha e Madhe, për të shënuar fillimin e fundit të botës.

Montanus
Montanus ishte një “heretik” i hershëm i krishtërimit, i cili si shumë të tjerë para e pas tij, parashikoi fundin e jetës së njerëzimit mbi tokë. Bashkë me dy profete, Montanus pretendoi të ishte mishërimi i shpirtit të shenjtë dhe filloi të predikonte për një testament të tretë. Besimet e Montanus-it u përhapën dhe krijuan mjaft konfuzion. Montanus predikonte nëpër njerëz se Turqia do bëhej “Jeruzalemi i ri” dhe se gjithë krishtërimi do të vendosej atje pak përpara se të vinte gjykimi i madh.



Pesë skenarët e mundshëm të fundit të botës

1. Asteroid
Si mund të ndodhë? Objekte nga hapësira godasin Tokën gjatë të gjithë kohës, përgjithësisht duke u djegur në atmosferë. Herë pas here një objekt i madh depërton, duke rezultuar në nnë impakt masiv. Skenari më i fundit i një impakti ishte në 1908 në Tunguska, ku u sheshua një sipërfaqe prej 2000 milje katrorë në pyllin siberian me një shpërthim afro 1000 herë më i fuqishëm sesa bomba në Hiroshima. Objekti, që me sa duket ka qenë me diametër vetëm disa dhjetëra metra, mund të kishte fshirë një zonë të madhe metropolitane. Rreziku i vërtetë mund të vijë nga një objekt me diametër më shumë se një km, i cili do të ngrinte sedimente të mjaftueshme për të shkaktuar dëm mjedisor dhe shkatërruar mbjelljet në gjithë botën. Një objekt me diametër 15 km, që mendohet se është përmasa e atij që vrau dinozaurët 65 milionë vjet më parë, me shumë gjasa do të na fshinte edhe ne.Sa gjasa ka? Ka gjasa që një tjetër objekt i madh të godasë Tokën, por me siguri jo gjatë kohës së jetës sonë. Një objekt aq i madh, sa të vrasë një pjesë të madhe të popullsisë së botës godet vetëm dy herë çdo një milion vjet. Asnjë nga objektet e zbuluara nga programi i NASA-së për objektet pranë Tokës nuk ka shanse të mëdha që të godasë Tokën – ndonëse njëri, i njohur si “1950 DA”, do të jetë shumë afër në vitin 2880. Duke parë përpjekjet relativisht të pakta që bëhen për të identifikuar objektet pranë Tokës, nuk ka garanci se Toka do të kishte shumë paralajmërime para një goditjeje. Një asteroid, që më parë nuk njihej, më 6 nëntor kaloi vetëm 1 mijë kilometra pranë sipërfaqes së Tokës dhe u pikas nga NASA vetëm 15 orë para se të shfaqej.
2. Klima
Si mund të ndodhë? Në skenarin më të keq, të parashikuar nga Paneli Ndërkombëtar për Ndryshimin e Klimës, temperatura e sipërfaqes së Tokës do të rritet me 4-5 gradë deri në fund të këtij shekulli. Një skenar i tillë do të sillte një rritje deri gjysmë metri në nivelin e deteve, që do të sillte përmbytje të rajoneve bregdetarë, duke përfshirë shumë prej qyteteve të mëdha të botës. Ndërkohë afro një e treta e planetit do të shndërrohet në shkretëtirë dhe më shumë se gjysma do të zhytet në thatësirë. Kripëzimi i ujërave nëntokësore të Tokës do ta përkeqësonte situatën. Paneli zbuloi se edhe një rritje 3.5 gradë do të vinte në rrezik shfarosjeje 40-70 për qind të specieve dhe mundësia e konflikteve gjeopolitike të kall datën.Sa gjasa ka? Një studim i kohëve të fundit zbuloi se tendencat aktuale të lëshimit të karbonit i përmbahen, madje dhe kalojnë të dhënat e skenarit më të keq. Nivelet globale të karbonit janë sot 380 pjesë për një milion krahasuar me 280 që ishin para Revolucionit Industrial. Shumica e shkencëtarëve konkludojnë se efektet katastrofike do të fillojnë të ndihen pasi këto nivele të kalojnë shifrën 450. Nëse Toka arrin 800-1000 pjesë për një milion, siç parashikojnë skenarët më të këqij, këtë nuk e dimë.
3. Luftë bërthamore
Si mund të ndodhë? Aktualisht janë më shumë se 23000 armë bërthamore në botë, nga të cilat 8000 aktualisht janë në gjendje pune dhe 2000 janë në alarm, të gatshme për t’u lëshuar. Ndërsa apokalipsi bërthamor ka qenë prej një kohe të gjatë subjekt i librave dhe filmave, skenari i dr. Strangelove, në fakt, ka pak gjasa të ndodhë. Edhe më 1977-n, kur arsenalet bërthamore ishin në kulmin e luftës së ftohtë, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve parashikoi një numër maksimal prej 265 milionë viktima nga një luftë totale bërthamore SHBA-BS. Sigurisht, një numër i tillë viktimash do të shkatërronte të dyja superfuqitë, por nuk do të ishte fundi i jetës, siç e dimë ne. Megjithatë, shkencëtarët në vitet ’80 zhvilluan modele që tregonin se tymi dhe pluhuri që do të shkaktonte një luftë bërthamore superfuqish do të sillte ndryshime temperature të paprecedenta në histori - “një dimër bërthamor”. Një studim i ekologut Mark Haruell parashikon se bujqësia globale do të zhdukej për një vit, duke shkaktuar uri, që do të fshinte pjesën më të madhe të njerëzimit. Një studim i vitit 2007 nga ekologët në Universitetin “Rutgers” zbuloi se stoqet e sotme bërthamore globale mund të shkaktojnë një gjë të tillë.
Sa gjasa ka? Buletini i Shkencëtarëve Bërthamorë krijoi të famshmen “Orën e fundit të botës” më 1947 për të treguar se sa pranë shkatërrimit ishte njerëzimi. Ora e arriti kulmin – “dy minuta para mesnate”, pas testit të parë me bombës me hidrogjen në vitin 1953. Më pas ajo shkoi 17 minuta larg pas fundit të Luftës së Ftohtë, por që atëherë ka vazhduar të ecë drejt mesnatës, me shtete si Korea e Veriut, që prodhojnë armë bërthamore dhe me tensionet mes shteteve të tjera bërthamore. Sot ajo është 5 minuta para mesnate. Pavarësisht këtyre, skenari më i keq me një luftë totale bërthamore mes dy superfuqive ka shumë pak gjasa të ndodhë. Teoria e dimrit bërthamor mbetet gjithashtu e shumëdiskutuar, ku disa shkencëtarë thonë se efektet e parashikuara kanë qenë të ekzagjeruara.
4. Epidemi
Si mund të ndodhë? Gjatë gjithë historisë epidemitë kanë ulur më gjunjë qytetërimet. “Vdekja e zezë” vrau më shumë se gjysmën e popullsisë së Europës në mesjetë. Në vitin 1918 një epidemi gripi vrau 50 milionë njerëz, afro 30 % e popullsisë së botës, më shumë se Lufta e Parë, që sapo kishte përfunduar. Për shkak të globalizimit sëmundjet sot përhapen edhe më shpejt (shikoni përhapjen e shpejtë të gripit të derrave). Një përhapje e shpejtë e një sëmundjeje si virusi i ebolës apo një formë e ndryshuar dhe rezistente ndaj ilaçeve e gripit në një shkallë globale mund të ketë pasoja që mund t’i japë fund qytetërimit.
Sa gjasa ka? Trajtimi i sëmundjeve vdekjeprurëse është përmirësuar që nga 1918, por kjo ka ndodhur edhe me sëmundjet. Teknikat e reja që përdoren në ferma, janë fajësuar për shpërthimin e sëmundjeve, si gripi i derrit, dhe teksa popullsia e botës rritet dhe njerëzit zhvendosën në zona më parë të papopulluara, rreziku i ekspozimit ndaj patogjenëve më parë të panjohur rritet. Më shumë se 40 viruse të reja kanë dalë që nga viti 1970, duke përfshirë ebolan dhe HIV–AIDS-in. Eksperimentimi me armë biologjike ka shtuar edhe një komplikim.
5. E panjohura që nuk dihet
Si mund të ndodhë? Ka një numër teorish se si qytetërimi (bota, siç e njohim ne) mund të përfundojë. Disa janë natyrore: supervullkane, që shpërthejnë si ai në Parkun Kombëtar të Yellowstone, i cili mund të ndryshojë klimën e Tokës, apo një shpërthim rrezesh gama nga një yll, që do të mund të shkaktonin rrezatim të rrezikshëm në atmosferën e Tokës. Të tjera mund të krijohen nga njeriu: mbipopullimi do të sillte një krizë ushqimi, apo zhvillimi aksidental i teknologjive të reja të rrezikshme.
Sa gjasa ka? Herët a vonë bota do të marrë fund. Sipas vlerësimeve të astronomëve, pas 5-8 milionë vjetve Dielli ynë do të djegë pjesën e fundit të hidrogjenit në helium dhe do të fryhet në një gjigant qindra herë më të madh sesa përmasat e sotme, duke sjellë fundin e pashmangshëm të Tokës. Edhe nëse planeti i shpëton shkatërrimit, atmosfera dhe oqeanet e tij do të shkrumbohen. Qeniet njerëzore kanë qenë këtu vetëm për një fraksion shumë të vogël të kësaj kohe – afro 200 000 vjet – dhe sido që të jetë, shanset që të jemi këtu kur të vijë ky lloj fundi janë shumë të pakta.

Çfarë do të ndodhe në dhjetor 2012 ?
Majat kishin një mënyrë shumë të saktë të të kuptuarit të sistemit diellor, mënyrën se si rrotullohet dhe se si këto cikle ndikojnë në botën tonë shpirtërore. Më domethënësi nga këto cikle është ai që ka lidhje me profecitë e vitit 2012. Më poshtë ne do të shpjegojmë detajet kryesore të profecisë dhe tranzicionin e vitit 2012.Majat dinin që dielli, ose Kinich-Ahau si e quanin ata, sinkronizohet me qendrën e galaksisë. Nga kjo qendër e galaksisë, dielli merr një "shkëndijë" drite që e bën të shndrisë me më shumë intensitet, duke prodhuar atë që shkencëtarët e quajnë "shpërthim diellor" që ndryshon edhe fushën magnetike të diellit. Majat thonë se kjo ndodh çdo 5125 vjet dhe shkakton një zhvendosje të rrotullimit të tokës.Majat mendojnë se procese universale, si "frymëmarrja" e galaksisë, janë cikle që nuk ndryshojnë asnjë herë. Ajo që ndryshon është vetëdija e njerëzve që kalojnë përmes kësaj, gjithmonë në një proces në kërkim të perfeksionit.
Bazuar në vëzhgimet e tyre, Majat, parashikuan që nga data e nisjes së civilizimit të tyre që është viti 3113 Para Krishtit, një cikël do të përfundonte pas 5125 vitesh. Llogaritë tregojnë se data do të jetë 21 dhjetor 2012.
Në këtë datë dielli do të marrë një rreze të fortë nga qendra e galaksisë. Do të ndërrojë polaritet duke prodhuar një ngjarje kozmike.Civilizimi maja ishte në ciklin e pestë të diellit dhe besonte se para tyre kishin qenë edhe katër civilizime të tjera, të cilat u shkatërruan nga katastrofa të mëdha natyrore. Ata besonin se çdo cikël ishte thjesht një nivel në vetëdijen kolektive të njerëzimit.
Në kataklizmin e fundit të Majave, civilizimi u shkatërrua nga një përmbytje e madhe e cila la shumë pak të mbijetuar. Këta të mbijetuar ishin paraardhësit e tyre.
Ata besonin se duke njohur fundin e ciklit të tyre njerëzimi do të përgatitej për atë që do të ndodhte në të ardhmen dhe për këtë do të ruajnë speciet dominuese që të vazhdojnë racën njerëzore.
Ata mendojnë se ndryshimet që do të vijnë do të lejojnë njerëzit që të kërcejnë një kuant më shumë në rrugën e evolucionit e vetëdijes për të krijuar një civilizim të ri që do të tregojë harmoni dhe madhe dhe dhembshuri për të gjithë njerëzimin.
Profecia e parë flet për "Kohën e jo-kohës", një periudhë prej 20 vitesh, të cilët janë 20 vitet e fundit të ciklit prej 5125 vitesh të diellit. Kjo periudhë është nga vitit 1992 deri në 2012 dhe ata e quajnë Kat..n. Majat kanë parashikuar që gjatë këtyre viteve erërat diellore do të bëhen më të forta dhe do të shihen në diell. Kjo do të jetë një kohë e arritjeve të mëdha dhe shanseve të shumta për njerëzimin.
Sipas Majave, këto ndryshime do të ndodhin në mënyrë që njerëzimi të kuptojë si funksionon universi në mënyrë që të ngrihet në një nivel superior duke lënë pas materializmin sipërfaqësor dhe të çlirojë veten nga vuajtjet.
Majat thonë se shtatë vjet pas nisjes së Kat..n, pra në 1999, ne do të hyjmë në kohën e errësirës e cila do të na detyrojë të konfrontohemi me sjelljen tonë. Profecitë e Majave thonë se nisja e kësaj periudhe do të shënohet nga një eklips diellor më 11 gusht 1999.
Kjo do të përkojë edhe me rreshtimin e paprecedent të të gjithë planetëve në një linjë dhe është nisja e periudhës 13 vjeçare, e cila është edhe mundësia e fundit për njerëzimin të kuptojë ndryshimet që po vijnë në një moment për rigjenerimit shpirtëror. (Të mendosh që majatë e kishin parashikuar saktësisht eklipsin e 11 gushtit 1999 që 5 mijë vjet më parë, kjo nuk është pak.
Për Majat çdo gjë është e numëruar dhe koha e 13 numrave të shenjtë nisi në gusht 1999. Ata parashikuan se bashkë me eklipsin, forcat e natyrës do të vepronin si katalizatorë të ngjarjeve duke i përshpejtuar me një forcë aq të madhe sa njerëzimi do të ndihet i pafuqishëm përpara tyre. Gjithashtu, teknologjia ku ne besojmë aq shumë do të nisë të dështojë.
Ne nuk do të jemi më të aftë të mësojmë nga civilizimi ynë në mënyrën se si jemi organizuar në shoqëri. Ata thonë se zhvillimet tona të brendshme shpirtërore do të kërkojnë një vend dhe mënyrë më të mirë për të vepruar.
Profecitë e para janë marrë nga studimi i diellit. Majat zbuluan se i gjithë sistemi diellor lëvizte, se edhe universi ynë ka ciklet e tij, përsëritet në periudha që nisin dhe mbarojnë si dita dhe nata. Sipas Majave, dielli ynë dhe të gjitha planetët rrotullohen në cikle drejt qendrës së galaksisë, dritës qendrore të galaksisë. Një sistemi diellor i duhen 25.625 vjet që të bëj një cikël të plotë të elipsit dhe kjo quhet një ditë galaktike.
Cikli është i ndarë në dy gjysma, të ngjashme me natën dhe ditën. Pjesa në gjysmën më pranë dritës qendrore është dita e sistemit tonë diellor dhe pjesa tjetër është nata. Secila ditë e secila natë zgjasin nga 12800 vjet.
Majat zbuluan se çdo cikël i madh ka ciklet e vogla që mbajnë karakteristika të veçanta. Një ditë galaktike ndahet në pesë cikle me nga 5125 vjet secili.
Profecitë e Majave thonë që në vitin 1999 ne nisëm të dalim nga fundi i ciklit të pestë, i cili filloi në vitin 3113 Para Krishtit dhe ne gjejmë veten tonë në mëngjesin e ditës galaktike.
Në këtë pikë ne dalim nga errësira dhe jemi gati për të hyrë në dritën e galaksisë në vitin 2012. Ata thonë që në fillim dhe në fund të këtyre ditëve, pra çdo 5125 vjet, drita qendrore e galaksisë lëshon një reze të fortë dhe të shndritshme.
Dhe nga ky shpërthim drite sinkronizohen të gjitha planetët me diellin. Majat e krahasojnë këtë shpërthim me pulsin e universit, i cili rreh çdo 5125 vjet, ky puls shënon fundin e një cikli dhe fillim e një cikli tjetër. Pulsi zgjat 20 vjet dhe këtu kthehemi tek "Koha e jo kohës".
Është një periudhë zhvillimi, e shkurtër por shumë intensive, brenda cikleve të mëdha ku ne na jepen mundësi të mëdha por edhe hidhemi në erën e re të evoluimit si individë dhe si njerëzim.
Kalendari i majave është i përpiktë. Ndaj misteri i madh majave përmblidhet në pyetjen: Pse ata e kanë ndërprerë kalendarin e tyre në dhjetor 2012?
Çfarë ndodh në Krishtlindjet e 2012 sipas interpretimit të Majave
Pak ditë përpara Krishtlindjeve 2012 qielli ndahet nga dielli dhe toka e thatë nis të rritet. Oqeanet i përgjigjen ndryshimeve tektonike dhe në këtë moment nis përmbytja e madhe e tokës. Era e re e njerëzimit kthehet nga dominim në mbijetesë.Data e saktë e kësaj ngjarjeje është 21 dhjetor 2012. Hëna do të jetë tetë ditë e vjetër dhe do të jetë muaji i tretë hënor nga një seri prej gjashtë.
2012, viti i fundit të botës?
Sipas Laurenc Xhozef, fizikan nga SHBA dhe autori i librit "Apokalipsi 2012", pas katwr vjetësh bota do përballet me fundin e saj. Bindjet e tij bazohen në një fakt: më 12 dhjetor të vitit 2012 do të përfundojë cikli i kalendarit Maja, qytetërimi misterioz që banoi në Amerikën Qendrore nga viti 1800 përpara Krishtit deri në vitit 1450 pas Krishtit. Për më shumë të nesërmen e asaj dite do të ndodhë solstici dimëror dhe Dielli do të pozicionohet me qendrën e Rrugës së Qumështit për herë të parë pas 26 mijë vjetësh. Pozicionimi astronomik nuk do të jetë i rrezikshëm, të paktën sipas shkencëtarëve që e mbikëqyrin hapësirën në vazhdimësi. Për shembull, në vitin 2002 pesë planetë u pozicionuan në një vijë të drejtë në harkun e 33 gradëve pa shkaktuar asnjë pasojë në kozmos. Ndërsa kultura Maja ishte një nga më komplekset në botë dhe shquhej për diturinë në fushën e matematikës dhe astronomisë. Por e gjitha kjo po krijon një klimë ankthi në lidhje me vitin 2012 që kujton pak a shumë atë të vitit 2000. Kur sipas raporteve në të gjithë botën u shpenzuan rreth 300 miliardë dollarë për të ndërhyrë në sistemet informatike dhe për të parandaluar katastrofën e madhe. Por, gjithsesi, ne jemi bijë të një apokalipsi. Gjashtëdhjetepesë milionë vjet më parë, toka u trondit nga një kataklizëm i vërtetë. Një meteor tepër i madh me një diametër rreth 10 km, ndezi në flakë atmosferën dhe u përplas në brigjet Yukatan (në Meksikë) duke shkaktuar një krater të gjerë më shumë se 100 kilometra dhe një re pluhuri që do ta mbulonte të gjithë tokën për vite me radhë si një perde e zezë

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
ndoshta ne 2121 po se per 2012 ikuuuu

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons