Nga testi i trurit, tek ai zemrës e deri tek testi i lëkurës.
LONDËR-Pavarësisht sesa të rinj ndiheni, fytyra jua zbulon vitet. Në fakt, një hulumtim i kohës së fundit zbulon që femra mesatare në fytyrë duket deri katër vjet më e vjetër se mosha e saj e vërtetë. Po çfarë ndodh me trupin? A është më i ri apo më i vjetër sesa mosha e juaj e vërtetë? Apo ndoshta ka moshën e njëjtë? Për t’i zbuluar përgjigjet e këtyre pyetjeve, bëni testin të cilin e kanë krijuar shkencëtarët. Për fillim shkruani moshën tuaj të vërtetë. Pastaj shtoni apo zbritni me ndihmën e rezultateve të cilat do t’i fitoni duke kryer testin. Kur ta keni kryer testin, do të zbuloni se sa në të vërtetë është i vjetër apo i ri trupi juaj.
Testi i trurit
Numëroni mbrapsht prej 100, por jo me radhë, por duke zbritur vazhdimisht nga shtatë. Kështu, numëroni 100, pastaj 93, 86 dhe kështu me radhë derisa të arrini te zeroja. Nëse jeni më të rinj se 40 vjet, nuk do duhej t’ju duhen më shumë se 20 sekonda. Nëse keni mes 40 dhe 60 vjet, nuk do t’u duhen më shumë se 40 sekonda. Kur të konstatoni sa kohë u është dashur për këtë detyrë, shtoni apo hiqni shifrat moshës suaj - nëse keni numëruar më shpejt nga koha e parashikuar zbritni dy vjet nga mosha juaj e vërtetë, por nëse u është dashur kohë më e gjatë se koha e parashikuar, shtoni dy vjet moshës suaj të vërtetë.
Testi i lëkurës
Vendosni dorën në tavolinë, ashtu që shuplaka të jetë e kthyer poshtë. Pastaj me dorën tjetër kapni e tërhiqni lëkurën në sipërfaqe të dorës (pak mbi rrënjat e gishtave). Kapni sa më shumën lëkurë që të mundeni. Mbajeni ashtu një minutë, e pastaj lëshojeni. Shikoni dhe provoni të përcaktoni sa kohë i është dashur lëkurës që të kthehet në gjendjen normale. Nëse lëkura është kthyer në gjendjen normale për më pak se një sekondë, zbritni tre vjet nga mosha juaj e vërtetë. Nëse për t’u kthyer në gjendje normale lëkurës i është dashur prej një deri dy sekonda, as mos shtoni as mos hiqni nga mosha juaj. Nëse lëkurës i janë dashur tre deri katër sekonda, shtoni një vit, për pesë deri 10 sekonda shtoni dy vjet, ndërsa për 11 deri 30 sekonda shtoni tre vjet moshës suaj të vërtetë.
Testi i muskujve
Qëndroni në një këmbë, ndërsa tjetrën çojeni lart, ashtu që të jetë thyer në gju me shputën të kthyer nga prapanica. Duart i vendosni në ijë dhe mbyllni sytë. Qëndroni në atë pozitë sa më shumë që të mundeni. Nëse keni arritur të qëndroni një minutë në atë pozitë, hiqni katër vjet nga mosha juaj e vërtetë. Nëse keni qëndruar kështu 30 sekonda, hiqni dy vjet. Nëse keni qëndruar më pak se 30 sekondë, shtoni tre vjet.
Testi i syve
Merrni vizoren (apo diçka të ngjashme) dhe vendoseni në faqe drejt pak nën sy, ashtu që njëri kënd i vizores të puthitet direkt para surit. Mbajeni me një dorë, ndërsa me tjetrën merrni gazetën. Largojeni aq sa mundeni nga fytyra, dhe pastaj ngadalë afrojeni nga vetja. Bëjeni këtë gjë derisa shkronjat të mos ju bëhen të turbullta dhe të mos mundeni t’i lexoni. Atëherë ndaloni dhe mateni distancën në mes fytyrës dhe gazetës (le t’ju ndihmojë dikush). Nëse distanca është më e vogël se 15 cm, mos hiqni as shtoni asgjë. Nëse distanca është prej 16 deri 30 cm, ia shtoni vetes një vit. Nëse distanca është prej 31 deri 60 cm, shtoni dy vjet, ndërsa nëse distanca është 61 deri 90 cm, shtoni tre vjet. Për më shumë se 90 cm shtoni katër vjet.
Testi i mushkërive
Merrni një balon me madhësi dhe formë normale (nuk duhet të jetë i ngushtë) dhe një vizore që i ka të paktën 30 cm. Merrni frymë thellë dhe me një frymë fryni balonën sa më shumë që mundeni, përkatësisht derisa të keni ajër në mushkri. Kur s’keni më ajër, lidheni majën e balonit të fryrë. Pastaj me vizore mateni gjerësinë e balonit. Nëse gjerësia e balonit është prej shtatë deri nëntë centimetra, shtoni pesë vite. Nëse gjerësia është prej 10 deri 13 cm, shtoni tri vite, ndërsa nëse gjerësia e balonit është 20 e më shumë cm, i zbritni tre vjet.
Testi i dëgjimit
Ndizeni radion apo dëgjoni ndonjë emision si p.sh. lajmet, por uleni zërin për një të tretën. A mund ta përcillni emisionin në mënyrë normale? Nëse nuk mundeni aspak ta dëgjoni apo ta përcillni programin, shtoni pesë vjet. Nëse mezi mund ta dëgjoni, shtoni tre vjet, nëse aty-këtu dëgjoni ndonjë gjë, shtoni një vit, ndërsa nëse nuk keni asnjë vështirësi dhe dëgjoni gjithçka mirë, ia zbritni vetes dy vjet.
Testi i dhëmbëve
A ju shkon gjak nga mishi i dhëmbëve derisa lani dhëmbët? Keni erë të pakëndshme në gojë? Nëse vëreni që mishi i dhëmbëve u rrjedh gjak derisa lani dhëmbët me brushë, shtoni katër vjet. Nëse keni erë të pakëndshme (pyeteni një person tek i cili keni besim), shtoni një vit moshës suaj të vërtetë.
Testi i zemrës
Mateni perimetrin e ijëve në pjesën ku vithet i keni më të gjera. Pastaj mateni belin në pjesën ku është më i ngushtë. Gjerësinë e belit pastaj pjesëtojeni me gjerësinë e ijëve. Për shembull, nëse belin e keni 70 cm, ndërsa ijët 100 cm, masa e juaj është 0,7. Nëse masa e juaj është 1,75 cm apo më e vogël, hiqni një vit. Nëse masa juaj është 2 cm, shtoni tre vjet, ndërsa për gjithçka më shumë se 2,5 cm shtoni pesë vjet.
Testi i mëlçisë
Cila është sasia më e madhe e alkoolit, të cilën e keni pirë në një ditë (në çfarëdo viti në jetë)? Për tri pije apo më pak hiqni tri vjet. Për katër pije nuk duheni të shtoni asgjë, por as të hiqni. Për pesë pije shtojeni një vit, ndërsa për më shumë se pesë shtoni tre vjet.
/tiranaobserver/