Galaktika jonë mund të jetë shumë më e ngarkuar sesa që kemi menduar ndonjëherë. Hulumtimet e reja që e kanë bërë inxhinierët e NASA-s në Pasadena, në Kaliforni, tregojnë se 70 yje të ngjashme me Diellin mund të kenë në orbitën e vet planetin në formë të Tokës. Në sipërfaqen e tyre mund të ekzistojë uji, konsiderojnë hulumtuesit dhe kjo do të thotë se vetëm në Rrugën e Qumështit mund të ketë miliarda planetë të ngjashme me planetin tonë.
Në shkurt teleskopi „Capler” ka identifikuar 1.200 botë të mundshme të largëta, nga të cilat 68 janë përafërsisht të mëdha sa Toka. Shënimet e reja dëshmojnë se mund të pritet që ndërmjet 1,4 dh 2,7 për qind të të gjitha yjeve në galaktikë të kenë planetë të ngjashëm me Tokën
„Kjo do të thotë se ka shumë planetë siç është Toka, në rrugën e Qumështit, madje dy miliardë sish”, sqaron Joseph Catanzariti nga NASA.
„Me këtë numër kaq të madh ekzistojnë shanse të mëdha që atje ku ka jetë, e madje dhe jetë inteligjente në ndonjërën nga këta planetë. Dhe kështu vetëm në galaksinë tonë e janë edhe 50 miliardë galaktikë të tjera”. Shkencëtarët parashohin se do të zbulohen rreth 12 planetë të ngjashëm me Tokën pasi të përfundojnë analizat e të dhënave nga “Capler”. Janë parë tashmë katër sosh.