Forumi Kuq E Zi
Aleksandri i Madh Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Aleksandri i Madh Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Aleksandri i Madh Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Aleksandri i Madh Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Aleksandri i Madh Empty Aleksandri i Madh 12/9/2011, 20:08

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Miti i Aleksandrit të Madh



Aleksandri i Madh (në greqisht: Μέγας Αλέξανδρος) gjithashtu i njohur si Aleksandri i III i Maqedonisë, ishte mbret i Maqedonasve dhe Grek i lashtë. Epoka e Aleksandrit përbën
gur themeli për mbretërit që vijuan dhe shënon fundin e lashtësisë
klasike. Aleksandri i Madh ishter një ndër komandantët më të suksesshëm
të të gjitha kohërave, ku në moshën 32 vjeçare kishte pushtuar pjesën
më të madhe të botës së atëherëshme (në shek IV p.e.r). Aleksandri
lindi në Pela të Maqedonisë në vitin 356 p.e.r. Prindërit e tij ishin
mbreti i Maqedonisë Filipi II dhe nëna e tij princesha e Epirit,
Olimpia. Pas vdekjes së Filipit II, i biri u ngjit në fron për të
vazhduar taditën mbretërore. Historia ka treguar se Filipi II, ishte
një komandant, diplomat dhe politikan shumë i zoti. Në përgjithësi
ishte njeri korrekt por jo rrallë herë shfaqte shenja dhune dhe pasione
të egra. Aleksandri përfundoi bashkimin e të gjithë qytet-shteteve
greke të kohës dhe pushtoi pjesën më të madhe të botës së atëherëshme
(Azisë së Vogël, Persisë, Egjiptit) duke arritur deri në Indi.


Vitet e fëmijërisë


Aleksandri lindi në Korrik të 356 p.e.r në Pela, kryeqyteti shtetit Maqedonas. Gjeneologjia
e tij përbëhej nga dy figurat më të shquara të traditës së lashtë
greke. Ajo e Hirakliut (njeriut me fuqi të mbinatyrëshme dhe
Neoptolemos, djalit të heroit Arqilea, që themeloi shtëpinë mbretërore
të Molosëve.
Origjina legjendare e Aleksandrit luajti rol të rëndësishëm në formimin
e karakterit, që në hapat e para të jetës së tij. Po aq e adhurueshme
ishte dhe mënyra e arsimimit, e ëma dhe i ati i tij u kujdesuan që
pranë Aleksandrit të qëndronin njërëz me nivel të lartë arsimor, njëri
prej tyre ishte dhe Aristoteli. Në 340 p.e.r Aleksandri ndërpreu
studimet dhe u kthye në Pela , ku mori pjesë në jetën aktive të
Maqedonisë. Në 337 p.e.r Filipi u nda me Olimpinë dhe u fejua me
bukuroshen Kleopatra. Që atëhere marrëdhëniet e Aleksandrit me të atin
filluan të zbeheshin, fakt që e detyroi Aleksandrin të largohet së
bashku me të ëmën në Epir. Pas një viti kontradiktat midis tyre filluan
të normalizoheshin. Ditën e martesës me Kleopatrën Filipi vritet.


Ngjitja në fron


Pas
vrasjes së Filipit, Aleksandri mori masa të rrepta duke eleminuar çdo
armik të mundshëm (te brendshem dhe te jashtem). Fillimisht luftoi në
pjesën veriore dhe jugore me qëllim sigurimin e kufijëve. Ndëra më vonë
pushtoi Persinë, Indinë e shumë vende të tjera. Gjatë kohës qe luftonte
Aleksandri njohu dhe u martua me dy gra, fillimisht me Roksanen dhe më vonë me Stateiren
(sipas historisë thuhet se pas vdekjes së Aleksandrit ish bashkëshortja
e tij Roksana, vrau Stateiren dhe motrën e saj ndërkohë qe trupat e
tyre u shndërruan në një gosti te shijshme për kanibalët).
Përveç ambicioz Aleksandri i Madh ishte dhe një luftëtar i
papërsëritshëm vështirë të mundej nga ndokush. Në 2 – 3 Qershor 323
para lindjes së krishtit Aleksandri mori pjesë në nje banket (gosti) te
organizuar nga miqtë e tij, që mesa dukej do të ishte dhe e fundit,
pasi menjëherë shfaqi temperaturë të lartë, si rezultat i se ciles u
mberthye në shtrat për ditë me rradhë dhe pikërisht për këtë arsye u
detyrua të ndryshonte dhe datën e udhëtimit që do të realizonte në
Arabi. Pas një përmirësimi sipërfaqësor gjendja shëndetësore e tij u
përkeqësua duke humbur çdo mundësi komunikimi dhe ecjeje. Lajmi i keq
se Aleksandri i Madh kishte vdekur i detyroi të gjithë oficerët të
urdhëronin ushtarët të kalonin ne shenje nderimi nga shtrati i tij për
t’i dhënë lamtumirën e fundit. Pas dy ditësh vdiq, në 13 Qershor 323
para lindjes së krishtit, ne Babiloni. Pak para se të vdiste e pyetën
se te kush do të linte fronin, përgjigja e tij ishte absolute: tek “më i forti.”


Miti i Aleksandrit


Menjëherë
pas vdekjes së tij Aleksandri u shndërrua në mit, që nga India deri në
Atllantik, duke ndjekur modele të ndryshme sipas popujve. Persianët
thonin se Aleksandri ishte i biri i Darios, ndërsa Egjiptianët
imagjinonin se ishte djali i mbretit të fundit të Egjiptit. Në traditën
Arabo-persiane Aleksandri quhet Sikander, në Persisht Iskadar dhe në Arabisht Dhul-Qamayn, për shkak të paraqitjes së tij në monedha me brirë dashi. Sipas kërkuesëve Aleksandri i Madh përmendet dhe në Kuran me emrin DHIKEROS,
si mbret i madh që ndërtoi piles, me qëllim që të mbronte njerëzit e
pafajshëm nga barbarët Gog dhe Magog. Gjatë viteve Bizantine prania e
figurës së Aleksandrit të Madh ndërthuret me mjaft histori të famëshme,
shumë e kishin fantazuar si njeriun e shenjtë që përveç profecive të
tij ndihmonte dhe në ndërtimin e disa manastireve në shkretëtirë. Shumë
tradita në Greqi u krijuan rreth Aleksandrit, dhe disa shenja e rrënoja
në ndërtesa të herëshme indikojnë “praninë” e atëherëshme të tij. Shumë
e përhapur është dhe thënia ku sipas traditës Aleksandri i Madh ka qenë
vëllai i sirenës së detit e cila pyeste here pas here marinarët “nëse
jeton mbreti Aleksandër”, dhe e vetmja përgjigje që pranonte te merrte
ishtë se “jeton dhe mbretëron.”


Aleksandri në art


Figura
e Aleksandrit qarkullonte në prerje të ndryshme monedhash si para ashtu
dhe pas vdekjes së tij. Në ato Aleksandri shfaqej i parruar dhe me nje
kokëluani mbi kokën e tij e cila deri diku simbolizonte origjinën e
gjeneratës së tij nga Hirakliu. Imazhi i tij u shndërrua në burim
inspirimi për shumë artista të cilët nuk hezituan ta gjallëronin
nëpërmjet punimeve të tyre si pikturave dhe busteve manhitëse. Por
jashtë ciklit përfshirës nuk qëndruan dhe produksjonet e mëdha të cilat
e sollën në ekranin e madh nëpërmjet filmave të ndryshëm me temë
qëndrore mitin e tij


- “Sikandar” (1941)


- “Alexander the Great”(1956)


- “Sikandar-e-Azam” (1965)


- “Alexander” (2004)


Përveç
të lartëpërmendurave personaliteti i rrallë i Aleksandrit zgjoi dhe
interesin e shumë shkrimtarëve, të cilët pasqyruan denjësisht
karakterin dhe historinë e tij unike nëpërmjet librave që shkruan në
nderim të tij, njëri prej tyre është dhe shkrimtari Italian Valerio
Masimo Manfredi.

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Aleksandri i Madh Empty Re: Aleksandri i Madh 12/9/2011, 20:08

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Aleksandri i Madh dhe Skënderbeu me epitetet 'Gjarpri-Dragoi-Kuçedra'!
Sipas internetit, në zërin, Il “Serpente Rosso, arkeologjia iraniane në bashkëpunim me një mision arkeologjik anglez, kanë raportuar më 2008, të dhënat e para...
Zbulohet nga arkeologjia “Muri Gjarpri i Kuq” i Aleksandrit të Madh!

Sipas internetit, në zërin, “Il “Serpente Rosso”, arkeologjia iraniane në bashkëpunim me një mision arkeologjik anglez, kanë raportuar më 2008, të dhënat e para të hetuara qysh nga viti 1999, për ekzistencën e një muri dhe të një vepre hidrike të përmasave gjigande, i quajtur si “Muri ose Barriera, Gjarpri i Kuq i Aleksandrit të Madh”, ndryshe edhe si “Muri i Gorgonit”. Ky mur fillonte qysh nga Deti Kaspik, për të vazhduar përgjatë maleve Elbrus e më tej.

Ngjyra e kuqe e këtij “gjarpri”, vjen siç mendohet nga tullat e kuqe prej balte të pjekur. Të dhënat e para tregojnë për një vepër kolosale dhe një kryevepër të inxhinierisë së ndërtimit civile dhe ushtarake. Kam shkruar edhe herë të tjera, për një pasazh dhe një interpretim mjaft të çuditshëm të M. Barletit, që po e citoj: “Është shumë turp për ne, shumë turp për Venedikun dhe të gjithë mbretërit e krishterë, që ne të durojmë si sundimtarë ata, nga ato fshatra të përbuzur të Skythisë, të cilët në kohën e etërve tanë, me zor se mund t’i mbanin edhe për skllevër. S’ka gjë më të ulët se ata, që janë mësuar të jetojnë vetëm hajdutëri e me të rrëmbyer... fundëri gjindjesh, llum skllevërish... turqit siç thuhet atdheun e lashtë e kanë pasur përtej maleve Rife, përtej viseve të murranit, pranë oqeanit të veriut. Racë e ndyrë, e poshtër e rritur në strofka ujqërisë, që s’ka të ndytë as nga mishi i ujqërve dhe i hutinave...

Thuhet se Aleksandri i Madh i pat mbyllur këta me shula hekuri, si bagëti në një vathë dhensh ndërmjet maleve Hyperborë”. (HS f 102; f 110). Unë kisha menduar se Barleti diku-diku ishte ndikuar nga tregimi i Dhulkarnejnit-Kokëdybrirëshit në Kuran, për atë pendën ndarëse për jexhuxh-maxhuxhët. Këto njerëz shkonin në kuptimin si njerëz të një race të shkurtë, xhuxhallarët, por gjithsesi misteri mbetej i pazgjidhshëm sepse nuk mund të përafrohej këtu “Muri i Madh i Kinez”!

Tashti që ky “Muri i Aleksandrit”, është sinjalizuar si një realitet, pavarësisht se ndoshta mundet të kishte qenë edhe si ndonjë vazhdim-përvetësim i një tradite ndërtimtare vendase pararendëse, po na del se “Penda e Dhulkarnejnit” paska qenë një realitet. (Suria, El Kehf, ajetet 83-98). Aleksandri i Madh, duke “ndjekur gjurmët e Herakliut” nga lindja donte të arrinte deri te Oqeani-briri i lindjes dhe ndoshta edhe më shumë duke kapërcyer “anën e anës së oqeanit”, duke shkuar gjithnjë nga lindja, donte të rikthehej në perendim. Sikurse e kam shkruar në një rast tjetër edhe Pirrua i Epirit, duke ndjekur edhe ai “gjurmët e Herakliut”, donte të hidhej nga Siçilia në Tunizi, për të arritur në Perëndim në “fundin e tokës”...

https://kuqezi.albanianforum.net/

3Aleksandri i Madh Empty Re: Aleksandri i Madh 12/9/2011, 20:08

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Ëndrra e Vojsavës, e shpjeguar si “mrekullitë profetike biblike”

Për lindjen e Gjergj Kastriotit, M. Barleti shkruan: “Por, përpara se të kaloj më tutje, nuk mendoj se duhet lënë mënjanë ajo që unë e mora si krejtësisht si një çfaqie mrekullie dhe që u profetizua prej shumë njerëzve, mbi lavdinë e këtij njeriu, megjithëse e di mirë se shumë vetë s’do t’a përfillin fare, si fort të ngajshme me përrallat e vjetra. Thonë, pra, se kur Vojsava mbeti me barrë me të, pa në ëndër se lindi një gjarpër aq të madh, sa që mbulonte gjithë Epirin, kokën e shtrinte ndërmjet kufijve të turqve, të cilët i përpinte me gurmazin e vet të gjakosur, ndërsa bishtin e mbante në det ndërmjet kufijve të krishterë dhe sidomos të shtetit të Venedikut. Gjoni, me t’iu rrëfyer ëndrra, nga që ajo nuk ishte një punë që të hetohej me anë rropullish apo që kërkonte për shpjegues Apollonin, e qetësoi me gëzim të madh të shoqen dhe profetizoi me lehtësi se prej saj do të lindte një burrë i përmendur në luftë e në vepra, i cili do të ishte armiku më i rreptë i turqve dhe njëkohësisht kapedani i tyre më fatbardhë, mbrojtës i fesë së krishterë...” (HS; f 54. Origjinali latinisht e shkruan gjarpër, por përkthyesi S. Prifti e ka sjellë si dragua AL)

Mendoj se, përpara se t’a konsiderojmë këtë ëndërr tërësisht si një “manipulim e përrallë të tipit folklorik”, mbase duhet t’i hapim paksa vend edhe hipotezës së një ëndrre që Vojsava e kishte parë realisht. Kjo ëndërr ndoshta mund të kishte qenë si një pasqyrim i deformuar i traditave të folklorit dhe të leximeve të literaturave antike, e ndërthurur edhe në kuadrin e shqetësimeve të mëdha kohore, në shtëpinë e Kastriotëve. Më konkretisht Vojsava, mund të ketë parë një ëndërr, si një imitim, pak a shumë si legjenda e Olimpisë së Epirit, në shtatzëninë me Aleksandrin e Madh. Dhe duhet të vërejmë këtu se, Gjoni ka dijeni dhe mban një qëndrim disi tolerues për besëtytnitë pagane. Ai ka njohuri për interpretimet me të përbrendshmet/rropullitë e flijeve me berra dhe për shpjegimet orakulltare me Apollonin etj, por duke i përjashtuar këto, i jep kësaj ëndre një veshje e justifikim sipas mrekullive kristiane. Këtë interpretim i jep edhe vetë Barleti, madje duke shtuar edhe diçka tjetër se në gjirin e natyrës ekzistojnë mrekullitë.

Një pjesë e ish traditave antike, me sa duket ekzistonin ende si rudimente në mesjetë tek ne. Këtë, mund t’a konstatojmë edhe te vetë M. Barleti. Jo rrallë meshtarit kristjan Barlet, i shpëtojnë dhe i dalin mbi ujë disa shprehje si (t’a themi me vetë fjalët e tija); “betohem për Herkulin” (HS f 49); “bestytni të antikitetit të rremë (RrSh f 89) etj. Por, kur është e domosdoshme, prifti popullor, jo vetëm se i aprovon dhe ia gjen justifikimin traditave të lashta, por edhe na i përshkruan ato për të mos u fshirë fare nga kujtesa.

Kështu, përshkruan lavdërimin e trimërisë në gostitë: “ndërmjet trimërive të tjera të ndritura të të vjetërve dhe lavdeve të të parëve, të cilat këndohen zakonisht nga tanët nëpër gostira, sipas një zakoni të lashtë, dhe ndoshta jo të përbuzshëm, brezi i ri ka futur jo pa mirënjohje sidomos këtë ngjarje...” (HS, f 381-382 ). Po ashtu ka përshkruar “gjamën mortore”: Mamica thirri, sipas zakonit të gjindjes shumë zonja e nderoi varrimin e burrit me zi e lotë që s’pushonin ditë e natë... Unë me plot të drjetë do të kujtoja se të vjetrit e kanë quajtur këtë gjamë Nenia. Dhe me të vërtetë ata e kanë pasur zakon që gjatë vajtimit të përmendeshin jo vetëm trimëria dhe veprat e shquara të të ndyerit, por edhe trimëritë e etërve dhe gjithë kujtimet stërgjyshore dhe lavdet e lashta të families.

Ky zakon ka qenë dikur aq fort në përdorim ga shumë popuj të lindjes, saqë merreshin për këtë detyrë gra të mësuara me pagesë, të cilat t’i nxirrnin lotët me këngët dhe xhestet e përvajshme” (HS, f 342) Dhe në fakt, përmes rreshtave ne mundemi t’a gjejmë edhe thelbin e atij përkufizimit, siç e kishte konceptuar Barleti vetë: “Populli epirot/alban/maqedon, është një popull më tepër luftarak se sa fetar” (HS f. 125). Është trajtuar nga disa autorë se, Olimpia e Epirit, nëna e Aleksandrit të Madh, kishte përhapur një legjendë, mbi bazën edhe të një ëndrre, se Aleksandrin e kishte ngjizur me një lloj gjarpri bollë ose me një dragua, me të cilin kishte fjetur, i cili në fakt ishte vetë Zeusi i metamorizuar. Këto shembuj të ngjizjes direkt me Zeusin, Olimpia i imitonte nga fondi popullor dhe me sa duket edhe nga leximet te Homeri. Këtë legjendë të manipuluar të Olimpisë e përmendin disa autorë antikë, si Plutarku, Livi etj. Lukiani, duke u përpjekur të na japë një burim shpjegues sa më natyral tokësor, na njoftonte se, kjo legjendë me variantin si dragua-gjarpër, bazohej edhe te një lloj gjarpri bollë orëmirë, që pinte qumësht gjiri direkt nga gratë, luante me fëmijët etj. Ai tregonte për një ish specie që sot konsiderohet si e zhdukur në gadishullin tonë. (Shih, Lukiani, “Vepra të Zgjedhura”, shqip 1987, f 254, 351-354).

Nisur edhe nga disa deklarata të vetë Gj.K.Skënderbeut, i cili i quante vazhdimisht Aleksandrin e Madh dhe Pirron e Epirit, si “të mitë” e si “paraardhës të fisit tim”, nisur nga deklarata e origjinës së fisit alban, maqedon, epirot, mendoj se Vojsava e dinte dhe e kishte lexuar në autorët antikë legjendën e Olimpisë për lindjen e Aleksandrit të Madh. Gjithashtu ajo e kishte edhe një lloj parafytyrimi se si mund të ishte ai gjarpër ose dragua i paraqitur në artet e ndryshme të antikitetit. Pra kemi një arsye të besojmë se ajo ëndër, mbase e ka pasur një fillesë reale dhe pastaj mbi të padyshim është manipuluar në modën folklorike. Kështu konceptimi i parardhësve tonë në mesjetë pretendonte, një pjesë të konsiderueshme nga trashigimia e Aleksandrit të Madh. Dhe realisht e kishin një bazament shumë më të justifikuar se sa pretendimet e varfëra të maqedonasve ardhës e folës sllavojugorë të mëvonshëm. Këtë paraqitje të këtij dragoi ose kuçedre, si minigrafikë na e ka paraqitur edhe vetë M. Barleti, qysh në hapjen e kapitullit/librit I, në botimin e parë. Dhe duhet të vërejmë se në ribotimet e mëvonshme këtë e kanë hequr!

https://kuqezi.albanianforum.net/

4Aleksandri i Madh Empty Re: Aleksandri i Madh 12/9/2011, 20:09

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
10 arsye pse Aleksandri i Madh ishte i madh

Aleksandri III, (356-323 para Krishtit), mbreti i Maqedonisë, pas pushtimit të Greqisë nga babai i tij, Filipi II, e shndërroi atë në perandori duke u zgjeruar nga Ballkani në lumin Nil dhe në Himalaje, duke gjunjëzuar me dhjetëra miliona njerëzish përgjatë rrugës. Ashtu si Napoleoni, Aleksandri ishte disi i shkurtër, biond dhe një çehre të kuqërremtë dhe sipas historianëve, ishte një sy të zi si nata dhe një tjetër blu si qielli. 1. Është stërvitur në filozofi nga Aristoteli. Sa prej liderëve të historisë pohojnë se kanë pasur tutor një prej filozofëve më të mëdhenj? Prej të gjithë intelektualëve prestigjiozë të Akademisë së Athinës, babai i Aleksandrit zgjodhi Aristotelin 384-322 para Krishtit si instruktorin e djalit 13-vjeçar. Aristotelit, i cili kishte qenë student i Platonit, iu ofrua një shumë e mirë për të lëvizur në qytetin e Miezas, thellë në Maqedoni. Në tempullin e Nimfit ai mësoi gjeografi, zoologji, politikë dhe mjekësi.
2. I vuri emrin kalit Bucefalus. Filipi bleu një kalë me emrin Bucefalus për 13 talenta (1 talent=27 kg ar), por kafsha e inatosur kishte frikë dhe nga hija e vet. Aleksandri vuri bast me të atin se do të hipte mbi kalin e rrezikshëm. Ai e ktheu Bucefalusin drejt diellit, në mënyrë që hija t'i binte prapa dhe u ngjit mbi të. Atëherë babai i tha: "Biri im, duhet të gjesh një mbretëri po aq të madhe sa ambiciet e tua. Maqedonia është e vogël për ty". Kali i mbeti besnik deri në vdekje, në Pakistanin e tanishëm.
3. E mori fronin e babait pa mëshirë. Babai i Aleksandrit u godit me thikë nga truprojat në vitin 336 para Krishtit, në një banket dasme. Disa mendojnë se Aleksandri fshihej pas vrasjes, madje detyroi Olimpian të vrasë beben e Filipit nga gruaja e fundit. Aleksandri shiti si skllevër 30 mijë banorë.
4. Perfeksionoi stilin ushtarak maqedonas, falangën. I zhvilluar nga Filipi, falanga ishte një formacion i ngushtë ushtarësh, që me taktikën e tyre ishin të pathyeshëm.
5. Kaloi ngushticën Hellespont. Pasi solidifikoi sundimin në Maqedoni dhe Greqi, Aleksandri hodhi vështrimin nga Azia dhe Perandoria Perse, që drejtohej nga Darius III. Me 60 anije, ai kali Hellespont-in, një ngushticë që ndan Evropën me Azinë, që tani quhet Dadanelles, në vitin 334 para Krishtit. Kur zbriti në breg, nguli shpatën në rërë dhe i deklaroi ato toka të tijat. Vizita e parë ishte për turizëm, në Trojë, pasi mbante nën jastëk Iliadën e Homerit.
6. Zgjidhi nyjën Gordion. Sipas legjendës, Phrygian-ët, që jetonin në Turqinë qendrore të sotme, ishin thënë nga orakulli të bënin mbret njeriun e parë që do të shkonte në qytet me një qerre. Siç e donte fati, ky burrë ishte Gordius, një fshatar i varfër. Pas kurorëzimit, Gordiusi ia dedikoi qerren Zeusit dhe e lidhi në një shtyllë jashtë tempullit me lëvore thane që forcohej me kohën. Thuhej që kushdo që zgjidhte nyjën do të pushtonte Azinë. Aleksandrit nuk e la t'i shpëtonte një mundësi e tillë, por në pamundësi ta zgjidhte, e preu me shpatë nga inati. Që prej asaj dite, nyja Gordon është sinonim i një problemi të vështirë që kërkon një zgjidhje origjinale.
7. Thjesht hyjnor, biri i deklaruar i perëndive. Pasi mundi persianët në betejën e Isusit, Aleksandri vendosi të hyjë në Egjipt, që ishte nën sundimin pers prej 200 vitesh. Egjiptianët i urrenin persianët për taksat e rënda dhe jotelarancën fetare. Ata e vajosën me kënaqësi Aleksandrin si faraon, duke nxitur një shkëmbim kulturor mes Greqisë dhe Egjiptit që zgjati 3 qind vjet. Në tempullin e Zeusit në Egjipt, priftërinjtë i thanë se ishte djali i Zeusit, gjë të cilën pavarësisht në e besonte apo jo, e përdori për avantazhin e tij.
8. Themeloi Aleksandrinë. Përveç ngritjes së qyteteve, Aleksandri themeloi 20 të reja, duke i vënë emrin e tij. Më jetëgjata është Aleksandria në bregun e deltës së Nilit.
9. Mposhti persianët. Prej më pak se një viti në Egjipt, Aleksandri vendosi të ndjekë perandorin pers, Darius III. Me një ushtri prej 47 mijë forcash përballë 200 mijë ushtarëve të Dariusit, Aleksandri ndau forcat perse. Dariusi shpëtoi me kalë, por u vra më vonë nga një prej burrave të tij.
10. E zgjeroi perandorinë në Indi. Vizioni i tij në Azi përfundoi në pjesën tjetër të Indisë. Duke dashur të pushtojë kontinentin, ai i bindi ushtarët të marshonin në lindje. Malet i lodhën burrat e tij. Shpejt e kuptoi se Azia ishte më e madhe nga ç'e kish imagjinuar. Atëherë mblodhi ushtrinë e tij dhe u kthye, por nga një tjetër rrugë dhe ky ishte gabimi i Aleksandrit. 15 mijë burra vdiqën nga uria dhe nxehtësia në shkretëtirën Gedrosan, më shumë nga ç'humbi në betejë. Udhëtimi bëri të vetën dhe në shëndetin e Aleksandrit. Në një banket në Babiloni, ai piu shumë dhe u sëmur, me siguri për shkak të malaries. Vdiq disa ditë më vonë në moshën 33-vjeçare.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons