PUTHJA E MUNGUAR …
Dera u hap ngadalë dhe lëshoi një tingull fare të lehtë por jo të vështirë për t’u dëgjuar. Ashtu sikurse ndodhesha përpara dritares me shikimin e ngujitur në kopështin disi të vogël por shumë të bukur përkarshi, as që e mora mundimin për t’a kthyer kokën e për të parë se kush mund të ishte…
Në të vërtetë as që më vajti ndër mëndje që personi i sapofutur në dhomë mund të ishte vetë ajo, pasi që nga takimi ynë i fundit pak muaj më parë, takim në të cilin u grindëm pak si ashpër me fjalë, nuk patëm komunikuar as edhe një të vetme fjalë me njëri – tjetrin!
Por mbi të gjitha në ato çaste po më joshte pa masë peisazhi i larmishëm pranveror që kishte veshur kopështin. Kisha ngulitur sytë mbi një trëndafil të kuq si gjaku, të cilin në mëngjes e pata parë si një gonxhe ende të paçelur dhe isha i gatshëm t’i përgjigjesha ndonjë pyetjeje të personit që gjendej aktualishtë prapa krahëve të mi. Por si për çudi nuk ndodhi ajo ç’ka unë po prisja!
Ajo më ishte afruar aq shumë, sa që po të n’a shihte ndonjëri nga dritarja me siguri do të mendonte se ishim një trup i vetëm. Heshtja e personit që vazhdonte të më qëndronte prapakrahëve më bëri të dyshoja në vetvehte!
– Mos ndoshta më kishin gënjyer veshët për atë tingullin e derës pak minuta më parë?! Ndaj vendosa të ktheja kokën dhe të shihja se ç’farë po ndodhte. Por akoma pa e kthyer plotësishtë kokën, një zë i njohur më pëshpëriti lehtë në vesh:
- Mirëdita shpirtë…
Zërin e saj të ëmbël e të ngrohtë e njoha menjëherë edhë përse nuk e kisha dëgjuar prej disa muajsh, por përsëri nuk i’u besova dot veshëve! Ndaj për t’u siguruar plotësishtë në vetvehte dhe për të larguar dyshimet e shumta që po lindnin në kokë, ktheva kokën përfundimishtë dhe ja përpara syve të mi qëndronte fytyra e bukur dhe e imët e vajzës që aq shumë pata dashuruar dhe akoma vazhdoja që t’a dashuroja…
Megjithëse edhe sytë i përpëlita nja dy a tri herë sikurse të isha zgjuar nga gjumi, përfundimishtë u binda plotësishtë që ajo tashmë ishte e pranishme në dhomë. Ende pa i’u përgjigjur përshëndetjes që ajo më dha, apo ndoshta uruar mirëseardhjen, tentova të zgjasja dorën e të përkëdhelja flokët e saj të zeza e të gjata kthyer dredha dredha, por çuditërishtë diçka që as vetë nuk arrita t’a konceptoja dot se ishte, nuk më lejoi që t’ë bëja një gjest të tillë! Si duket edhe ajo e kuptoi se ç’ngjau me mua në atë çast, pasi u zbeh paksa në fytyrë dhe uli shikimin poshtë si një fëmijë i zënë në faj! Isha më se i sigurtë në vetvehte atë çast që po të kishte zgjatur edhe për pak minuta në vazhdim heshtja midis nesh, ajo do t’ia kishte plasur të qarit…
Kur e thirra në emër fytyra e saj shkëlqeu nga gëzimi ndërsa faqet e kuqe i përgjasnin petaleve të trëndafilit që sapo kishte çelur atë mbasdite në këposht. Teksa ngriti kokën lart dallova qartë se sytë e saj u mbushën me lot prej gëzimit. Pikat e lotëve i vareshin në qerpikët e hollë e të gjatë, i rrëshkisnin ngadalë nëpër faqet e ndezura flakë de ri tek buzët e kuqe si qershi, prej nga ku përfundonin të radhitur në fundin e mjekrës së saj të hollë e të mprehtë.
Zgjata dorën dhe me delikatesën më të madhe i fshiva pikëzat e lotëve që përgjasnin në copëza të vogla kristali. Çuditërishtë ndjeva që lëkura e faqeve të saj ishte e ftohtë si akulli edhe përse mbi të kishin vërshuar vargje të nxehta lotësh!
Poshtë nga thellësitë e shpirtit më lindi një ndjenjë keqardhjeje dhe u ngjit lart e shndërruar në avull i cili bëri që sipërfaqja e ballit të më mbulohej me djersë të ftohta!
I’a lëshova krahët rreth qafës së hollë e të shkurtër të mbuluar nga flokët e gjata dhe e tërhoqa lehtësishtë drejt vetvehtes time. E ndërsa unë e shtrëngoja në krahët e mi, ajo mbështeti kokën lehtë në kraharorin tim dhe qëndronte pa lëvizur fare dhe pa nxjerrë asnjë zë, sikurse një fëmijë i vogël që ka kuptuar gabimin e bërë dhe kërkon ndjesë me anë të heshtjes…
Përsëri me duart e mia i’a ngrita pak kokën lart dhe buzët tona u gjendën fare pranë. E vështruam edhe njëherë në sy njëri tjetrin si për të aprovuar përfundimishtë faljen e dyanëshme të gabimit që kishim bërë dhe nisëm të putheshim si të babëzitur…
Kënaqësia e asaj puthjeje, ëmbëlsia e buzëve dhe aroma kundërmuese e parfumit të saj të zakonshëm po më dehnin të tërin gjer në dejtë më të hollë të trupit.
Ndonëse nuk po kishim të ngopur teksa po putheshim ashtu në këmbë e tërë afsh, lehtë në veshë më tingëllonin fjalët e saj që pëshpëriste gjysma gjysma:
- “AH… SA… SHUM… MË PASK… MUNGU… KJO PUTH…”.
© Saimir Murati...