Forumi Kuq E Zi
Fabula. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Fabula. Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Fabula. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Fabula. Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Fabula. Empty Fabula. 12/9/2011, 19:26

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Macoku

Nje macok nje narkoman
merr cdo dite mariuane .
Mjau mjau ne spital
analizat si kane dale?
I thot mjekut ky macok
-O doktor mos kam ndopak sipadashur droge ne gjak
ja kthen mjeku: - Ti macok ke mjerisht pak gjak ne droge.

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Fabula. Empty Re: Fabula. 12/9/2011, 19:27

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Ujku

Ujku killer i vertete ..
i ka vrare nja 7-8 vete
Nje dite ujku veten vrau
me nje pushke pau pau .

Ja pret dhelpra : s´eshte i marre
kushedi se sa ka marre ...

https://kuqezi.albanianforum.net/

3Fabula. Empty Re: Fabula. 12/9/2011, 19:27

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Kravata

Ai burre ka shkalluar
e lidh gruan kembe e duar .
Por kravaten burre ziu
se lidh vet ja lidh komshiu .

https://kuqezi.albanianforum.net/

4Fabula. Empty Re: Fabula. 12/9/2011, 19:27

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Kanarina

Bukuroshja kanarine
ne kafaz rri e trishtuar ,
sheh nje ujk qe ulerin ...
ulerin si i terbuar ...

Ahh moj bote ..bote e prapshte
ke mbyll brenda dhe ke len jashte .

https://kuqezi.albanianforum.net/

5Fabula. Empty Re: Fabula. 12/9/2011, 19:27

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Dy majmunet dhe derrkuci

Ishin c’ishin, dy majmune
Me nje sharre benin pune
“Sh, sh, sh” sharronin drune

Nje derrkuc flinte aty
U hodh njeri nga te dy:
Uu, c’djerse paska ky!

Ja dhe tjetri shpejt u ngrit:
Eh, vertet po na cudit
Ne punojme e ky djersit!…

https://kuqezi.albanianforum.net/

6Fabula. Empty Re: Fabula. 12/9/2011, 19:28

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Syri, mendja, hunda

Ish nje sy, nje sy, per dreq
Qe kish marre huq te keq:

S’shihte fare aty prane
Por matane, tej matene

I tha mendja: More sy
Bej cudi, cudi me ty

Shih me pare c’ke perqark
Me pastaj bridh tutje, larg-

Edhe nje thumb i ngjesh ne fund
Ngjitur ti ke motren hunde!

https://kuqezi.albanianforum.net/

7Fabula. Empty Re: Fabula. 12/9/2011, 19:28

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
GABIMI I QUKAPIKUT
Astrit Cerma 1984

Ne provimin e zoologjise,
Qukapiku
(Sa turp)
Ngaterroi,
Bleten me nje mize.
Per kete, s'do mend,
U denua rende.
Ne vend te notes 10,
I vuren noten 8.
Edhe ne deftese
Ia shenuan kete ngaterrese.
Mbasi mbaroi shkollen,
E filloi pune ne nje uzine,
Gjeti belan per kategorine,
7 here nuk ia dhane,
Shoket e drejtorise
Sepse, dikur,
(Sa turp)...
Kish ngaterruar bleten me nje mize...
... Dhe ja, nje dite,
Si gjithe shoket e tij,
Me nje zocke
Ra ne dashuri.
Kur e kerkoi me nenen e baban,
Gjeti belan.
Me zor u binden pala e krushqise,
Sepse, dikur,
(Sa turp)...
Dhenderri, kish ngaterruar,
Bleten, me nje... mizeeeee...
... Djali i tij, me qe kish talent,
U pa me vend
Per timpan te konkuroj,
Por dot nuk fitoi,
Sepse, disa nga shoket e jurise,
Kishin mendimin, se, dikur...
(Sa turp...)
I ati... kish ngaterruar,
Bleten... me nje... mizeeee...
... Ben te sajen jeta...
Qukapiku, u nda nje dite,
Nga bota e shpreserise.
Ne gurin e varrit,
Dikush,
I gdhendi nje blete
Qe...
(Sa turp...)
Ngjante me nje... mizeee...

https://kuqezi.albanianforum.net/

8Fabula. Empty Re: Fabula. 12/9/2011, 19:28

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Piruni, gishtat dhe ulliri


Prej një ore, te një pjatë
Ky piruni majat zgjat.

Jep e merr të zër ullinë.
Eh, ç’e do, më kot djersinë!...


Ndërkaq gishtat, pa vonesë
E mbërthyen fort në mes.

- Ja mbaroi dhe kjo punë.
Apo jo, more pirun!?

Flet piruni urtë e butë:
-Unë e lodha, ju e zutë!...

https://kuqezi.albanianforum.net/

9Fabula. Empty Re: Fabula. 12/9/2011, 19:28

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
ARIU E DHELPRA

" E pandehur, te kane pare
drejt kotecit duke ngare
nje kerriç e nje gomar.
me nje fjale , dy deshmitare...
Ç'ke te thuash me ne fund?"
dhe ariu putren tund.

"S'e mohoj , eshte e vertete
qe me pane ata dy vete.
Mirepo une , ne me latë,
do te sillja ne gjykate
nja dyqind qe s'me kane pare...
Apo jo , zoti gjyqtar? "

https://kuqezi.albanianforum.net/

10Fabula. Empty Re: Fabula. 25/1/2013, 06:38

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Tani dhe macja

Tani e do shume, macen
me te loz,
bashke flene gjume
e ushqen me kos.

Po nje dite Tani
kosin hengri vete,
macja nga inati
e gerrici lehte.

Prandaj o femije
mbani ne kujtese,
kush ka thonj e brire
nuk i zihet bese.

11Fabula. Empty Re: Fabula. 25/1/2013, 06:39

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Në po atë gozhdë

Njëherë e një kohë, shkoi Lakuriq Nata të blinte një pikturë në ankandin e ekspozitës “Pikturat e kohës.” Fluturoi e fluturoi por nuk po i ndali mendja tek asnjëra, ndaj u var sipas zakonit të fisit me kokë poshtë në tavan.
“Zot i madh! Brilante!” – prej aty, kokëposhtë, ai shqoi një pikturë të mrekullueshme titulluar “Pamje nga ferma” të cilën pa hezituar e bleu. Pastaj gjithë qejf shkoi dhe e vari në hyrje të fermës së tij në një vend që mund ta shihte kushdo sa herë hynte. Piktura me inicialet e kaligrafuara “fnq” majtas-lart u admirua nga gjithë banorët e fermës.
Shkuan shumë kohë deri kur në fermë, për të pikturuar disa punë, ja mbriti piktor Bufi me gjithë veglat e veta. E para gjë që pa piktor Bufi sa zbriti ishte një piktura e tij varur në hyrje por me kokë poshtë. “Zot i madh! Injorantë!” shfryu piktor Bufi dhe një ta kthyer pikturën drejt në po atë gozhdë.
Në mesnatë duke u kthyer për në fermë Lakuriq Nata sheh se një krah i padukshëm e kishte kthyer pikturën e tij me kokë poshtë. “Ç’injorantë!” – shfryu Lakuriq Nata dhe një të kthyer pikturën drejt në po atë gozhdë.
Mbas mesnate piktor Bufi vendos të fluturojë njëherë rreth e rrotull por duke dalë sheh se një krah i padukshëm e kishte kthyer pikturën e tij me kokë poshtë. “Ç’injorantë!” – shfryu Bufi dhe një të kthyer pikturën drejt në po atë gozhdë, e një të ngjitur një shënim në krah: “Ju lutem, mos e ktheni pikturën time me kokë poshtë! Buf.”
Atë mbrëmje, sapo del, Lakuriq Nata e vë re pikturën e kthyer me kokë poshtë dhe shënimin krah saj. “Ç’injorantë!” shfryu Lakuriq Nata dhe një të kthyer pikturën drejt në po atë gozhdë, një të hequr shënimin e piktor Bufit e një të ngjitur shënimin e tij: “Ju lutem, mos e ktheni pikturën time me kokë poshtë! Lakuriq Nata.”
Mbas pak del dhe piktor Bufi, vë re pikturën e kthyer me kokëposhtë dhe shënimin krah saj. “Ç’injorantë!” shfryu Bufi dhe një të kthyer pikturën drejt në po atë gozhdë, një të hequr shënimin e Lakuriq Natas, një të kryqëzuar flatrat e një të pritur të shihte atë që i kthente pikturën me kokë poshtë.
Lakuriq Natan nuk e zinte ajri, se mos përsëri ja kthenin pikturën e tij me kokëposhtë, ndaj u kthye shpejt, dhe pa atje ngrefosur një Buf, që ja kishte kthyer pikturën e tij me kokëposhtë e i thotë:
- Kush je ti që kthen pikturën time kokëposhtë?
- Kush je ti që kthen pikturën time kokëposhtë?
- Jo, kush je ti që kthen pikturën time të mrekullueshme kokëposhtë?
- Jo, kush je ti që kthen pikturën time të mrekullueshme kokëposhtë?Unë pyeta i pari, përgjigju!
- Mirë pra, mëso se unë jam piktori i kësaj pikture, Bufi, ja lexoje në qoshen djathtas poshtë, tani më thuaj ti kush je, që e kthen pikturën time me kokëposhtë.
- Mirë pra, mëse se unë jam pronari i kësaj pikture, Lakuriq Nata, - dhe një të kthyer pikturën drejt në po atë gozhdë, dhe i thotë Bufit – dhe lexo në qoshen majtas lart inicialet fnq të piktorit të pikturës sime.
- Kjo është piktura ime e mrekullueshme dhe drejt varet kështu – tha Bufi e një ta kthyer pikturën drejt në po atë gozhdë.
- Kjo është piktura ime e mrekullueshme dhe drejt varet kështu – tha Lakuriq Nata e një ta kthyer pikturën drejt në po atë gozhdë.
Vazhduan kështu për gjithë natën sa prishën qetësinë e banorëve të fermës, të cilët njëri pas tjetrit filluan të dalin, e të pyesin secili me gjuhën e vet “Ç’bëhet kështu? Ç’bëhet kështu? Ç’bëhet kështu?” pambarim.
Lakuriq Nata dha variantin e tij. Piktor Bufi dha variantin e tij. Kafshët e fermës vendosën që të mblidhen e të gjejnë një zgjidhje pa praninë e palëve, Lakuriq Natas dhe piktor Bufit.
Në mbledhjen e parë me unanimitet u pranuan:
Së pari, piktura “Pamje nga ferma” është e mrekullueshme.Së dyti, përderisa palët, si Lakuriq Nata ashtu dhe piktor Bufi, e varin pikturën në po atë gozhdë, mbetet të zgjidhet vetëm kush është pozicioni “drejt” dhe kush është pozicioni “kokëposhtë” i pikturës “Pamje nga ferma”.
Mirpo që nga mbledhja e parë kanë kaluar qindra, mijra, mbledhje të tjera dhe kafshët e fermës ende nuk e kanë zgjidhur kush është pozicioni drejt i pikturës “Pamje nga Ferma”. Në fermë vazhdojnë të dëgjohen përnatë zhurma të frikshme që s’janë gjë tjetër vetëm se kthimi i pikturës së mrekullueshme drejt në po atë gozhdë.
Jeta e kafshëve të fermës është kthyer në ferr të vërtetë, kryetar Gjel Kikiku i thërret mbledhjet që pa gdhirë, zëvendëskryetar Gomar Pëllima ju jep nga një pushim të shkurtër në drekë, ndërsa sekretare Kukuvajkë Kukuja si lë rehat duke i pyetur “Ku ku, ku ku, ku ku?” Dhe sapo ata bien të flenë, ... gërrrr, Lakuriq Nata vendos pikturën drejt në po atë gozhdë , ...ggggër, Bufi vendos pikturën drejt në po atë gozhdë, ja mbani vesh, ... gëëëër...
Ju po gërhisni? Lum si ju.
Kafshët e fermës prej atëhere jetojnë të hidhëruara.

12Fabula. Empty Re: Fabula. 25/1/2013, 06:39

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kanget e gjelit

Kaptina pare

Nji katund me 200 shtepi
zani erdh' nji gjelit t'ri:
KI - KI - KI - Ii,
thane pulat: asht gjeni.

Por zun gjelat gjith me radhe
ulen pulat - asht talent i madh
c'ka thon Prusti ka ven nder shpend
tulaten pulat - mire boll, asht talent.

Per kete nuk kini c'thoni
merrni Xhejms Xhojsin e lexoni
na cukit cacke e lafshe
njehere na quajti edhe kafshe.

Ne 60 shtepi i ka shku fama
qe kur leu deri mbrama
shpejt do marre gjyscmimin e pare
lum katundi katundare.

Do te kenaqet me KI - KI - KIU
mengjes-darke, ngrysu-gdhiu;
oh, sa per gjelat e tjere
ne feste katundi do ti therre.

13Fabula. Empty Re: Fabula. 25/1/2013, 06:39

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Keni pare,s'keni pare,
nje pele dashuron nje gomar.
U takuan ne nje lendine,
ku gomari pelliste melodine.
Pela ndjehej e vetmuar,
ne serenate shnderroi
pellitjen e stonuar.
Pela embel iu afrua,
gomarit te gabuar.
Por ai donte te hante bostane,
pela u zhvendos menjane.
Keni degjuar,s'keni degjuar,
nje pele dashuruar
me nje gomar si kale maskuar...

14Fabula. Empty Re: Fabula. 25/1/2013, 06:40

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
graniti dhe robi

Ra prej malit ne lugine
pa u thyer asnje grime;
aq i forte ishte graniti
sa gjithe boten e cuditi.

me vare edhe qysqi
se gure donte per shtepi,
nisi qe ti bjere robi
deri sa shkembi e lodhi.

ky graniti kete priti
e me ze te larte buciti:
punove nje dite te tere,
robo, hape vec nje vere.

robi iku i mendur
fshiu djersen e kulluar
dhe kur dielli serish ndriti
i futi nje kallep dinamiti.

koketrashe je o njeri,
ti s'me cave me qysqi;
cdo me beje dinamiti?-
fjalen e fundit tha graniti.

se kallepin e zuri xixa
gure e pluhur neper driza;
sado i forte te jete graniti
i gjendet dinamiti.

15Fabula. Empty Re: Fabula. 25/1/2013, 06:40

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Burrat e dheut

Në Tiranë në një qymez
Na u mblodhën në tryezë,
Majtas gjelat dhe kaposhat
Djathtas kikikat dhe kokoshat.

Rendi i ditës: Gjetja e këndesit
Që këndon ardhjen e mëngjesit.
Shpejt ju vu pika një pike
S’bën për pulat kjo punë fisknike,

Pulat duhet të bëjnë vezë,
Kush nuk bën të bëjë pekmez.
Kur kaluan në kandidaturat
Më aventurë se në aventurat.

Një gjel u vetëshpall këndes
Një kokosh nisi gjes-gjes,
Njëra palë solli një listë,
Pala tjetër tha: Të pistë!

Morri sherri keq u ndez,
Larg i ndenjën shpend e shpezë,
E kur u duk se puna ngeci
Thirrje gazi nga koteci.

Konsesus ju dha një teze
Këndes një i padalë prej veze;
Po tu hodhën do pula streni
Si ta njohë bota? Se njeh vendi!

E ç’i gjeti pikë e zezë
Duhej votuar gjer më pesë,
Ndryshe pula nga furiku
Do kakarisë por ki-ki-kiku.

Mbretëronte heshtje varreze
Rreth kutisë me xham pa beze,
Ka vendosur njëra palë
Do votojmë dalë ku të dalë.

Pala tjetër vrap në Pezë
Se kish frikë ndonjë bilmez,
Si pa dashje lyente rrotën
Për bardhoshin jepte votën.

Akrobatë mbi trapezë
Ca në Pezë e ca në Prezë,
Në piruetën e zakonshme
Zgjedhje të Jashtëzakonshme.

Ta lenë popullin pa mëngjes
Statistikë dhe këtë këndes,
Që vetë të mburren majë plehut:
Na shihni ne, burrat e dheut!

16Fabula. Empty Re: Fabula. 25/1/2013, 06:42

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Te gjithe derrat nje turi kane

Ku me te shtyme, ku me nguc
dosa derra shkonin ne lluce.
Dosa plake ndjen nen bisht...
fecken e derrit, sigurisht.

Ndaj i thote: O matuf plak!
Jo ne rruge, prit te shkojme ne batak.
Kur kthehet mbrapa, ben cudi
i buzeqeshte nje derr i ri.

Zonja Dose flet koke menjane:
Te gjithe derrat nje turi kane!
Po! - thote derri dhe ha fare kerpi -
se kane marre formen e nje kallepi!
Shih ç’kërcell – dhe ju pozua pistilit,
Lulja më e bukur e trëndafilit.
Qeshi pistili dhe i foli mekët:
Dhe ti të verdha i paske ... thekët.




Korbi, laraskat dhe kastorët

Korbi i kohës së La Fontenit
Përgjon kastorët që prej plepit;
Befas, piskat majë krahut:
Shihni çdo ti bëj këtij ahut!

Në tufë laraskat bëjnë “ua?”
Korbi rrëzoi përdhe një ah!
Sa trim i fortë, a-pa-pa
Vetëm sa i kraku “krra.”

Zbardhin dhëmbët, bëjnë me dorë
Që nga poshtë disa kastorë:
Bremë dhe rrapet më të trasha,
Premjen mos na bëni hasha.

Korbi bën sikur s’kupton,
Rëndë ngre bishtin, fluturon,
Thellë pyllit ku s’ka dritë,
Për laraskat ai është mit.



N’katun tem tuj firshllye

N’katund tem tuj firshllye
Qent m’sulen par me m’shqye.
“Ndal oj buçe, e, ndal, or qen!

N’udh t’madhe pse m’len?”

Angllin njaj qen bir buçe,
Gjuhen nji pllamb t’kuçe:
“Firshlle porsi yni Zot,
Mos t’t’gjujm jet e mot.”

Por un ç’kur kam kcy prej djepit
Firshllej veçse prej qejfit;
Dorn shpejt e çoj në shkop
Ç’qen t’avitet me ja ngop.
Le të mos flasim skiç

Le të mos flasim skiç
Ujku e hëngri një viç,
Ndaj donte që aromë
Mos gromsinte bar të njomë.

Kështu, Ujku i ngopur-
I zgjuar, s’kish shokun-
Merrte vesh nga guzhina-
Nisi të hante ... dafina!?

Tek Lajmet nga Lëndina,
Ujku ha dafina! – ballina!?
E kishte kapur në foto një Dac
Që ja shkrepte si paparac.

E pa çobani dhe bujku,
E pa dhe e besoi vetë Ujku,
... që sa piu ujë tek kroi,
Nga uria, katër deshinj çaploi.

E do zakoni andej nga ne
Zjarrit ti shtohet një urë e re:
Fotoja kurrë të mos besohet,
Koha as ngrin, as fiksohet.



Ndodhi

Ja që ndodhi! Po si ndodhi?
Rrebeshi i shiut kur rrodhi
Shqiponjës i prishi folenë;
Dhe shqiponja la atdhenë.
Veç nga retë zihej dielli,
Pa simbol kish mbetur qielli,
Me shqiponjën në arrati
Mbretëronte një zymti.

U mblodhën shpend e shpezë,
Përjashto klloçkat mbi vezë,
Një korrent ajri të gjenin
Që shqiponjën të kthenin.

Shumë u tha në kuvendim
Derisa doli si vendim:
Folenë e saj të rindërtonin
Pastaj shqiponjën të ftonin.

Harabela, pëllumbesha,
Faqekuqka, lauresha,
Mbushën sqepat bar të thatë,
Fluturuan ... por sa lart ...
Sa lart që rronte shqiponja,
Kush të shkonte s’qe e zonja.
S’kam fole fare – i shfajsoi qyqja-
Dy ka lejleku, dy dallëndyshja.

Rrahu flatrat paf e puf
Dhe mëdyshjet mënjëshi një buf:
Mos ja ndërtojmë në majë
Por mes nesh në rrungajë,

Ku kemi foletë dhe çerdhet
Ku bollëku lumë derdhet ...
Skifteri që në ajër e kapi:
T’ja ndërtojmë me degë rrapi.

Për fillim, kur foleja u bitis
Dukej si të ishte drizë.
Për vazhdim, kur u ul në të,
Shqiponja u ankua: nuk më nxë!
Për mbarim, qukapiku çukitjen ndal
Dhe jep t’fabulës moral:
Fole për shqiponja
Ndërton vetëm shqiponja.

17Fabula. Empty Re: Fabula. 25/1/2013, 06:44

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Grosha dhe qepa

Ne kuzhine, tej ne cep
grosha grindet me nje qepe:

-Qep, qepe, s'te shoh dot
se m'i mushe syte me lot!

Qepa tha: - Ashtu, lum motra,
une me lot e ti me...bomba!
NJEREZIA DHE KANDARI


Eshtë një trastë plot me rrush.
Sa rrush ka ? Kush e gjen ? Kush?

Nja tri kile do të ketë.

Jo , jo! Katër e përpjetë.
Njëri: Pesë.
Gjashtë, tjetri.

Fjalën merr dhe më i vjetri:
Jo kështu s'bëhet pazari!
Sa rrush ka , e gjen kandari...
TERBIMI

Jep te zbrese , s'e zbret kali...
tashme tigrin e zu halli

turravrap e ne perrua
kaleziu t'u terbua,

mor, nuk la kafshe gjalle
sa me dhembe, sa me palle
preu shqeu permbi kale

asnje çast me nuk zbriti,
teksa kalin shaloi tigri.

KETRI DHE IRIQI

Foli ketri dhëmbëbrisk:
"Do të bëhem okulist,
t'i fitoj paratë me thasë!..."

Një iriq seç u gajas:
"Ç'do të bëhesh okulist?

S'ka më mirë se dentist.
Kafshët kanë dy sy, o t-rap,
kurse dhëmbët pa hesap..."

ARIU E DHELPRA
" E pandehur, te kane pare
drejt kotecit duke ngare
nje kerriç e nje gomar.
me nje fjale , dy deshmitare...
Ç'ke te thuash me ne fund?"
dhe ariu putren tund.

"S'e mohoj , eshte e vertete
qe me pane ata dy vete.
Mirepo une , ne me latë,
do te sillja ne gjykate
nja dyqind qe s'me kane pare...
Apo jo , zoti gjyqtar? "
Drogë

Një maçok është narkoman,
për çdo ditë merr marijuanë.
"Mjau, mjau!" në spital.
Analizat si kanë dalë?

-Ej doktor, mos kam ndopak,
si pa dashur, dregë në gjak?

Ia pret mjeku:- Ti maçok,
ke mjerisht pak gjak... në drogë!

18Fabula. Empty Re: Fabula. 25/1/2013, 06:45

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
MIZA DHE GOMARI

E dhjerë , por krenare!
Kjo miza qenka fare:

u shkri i tërë fshati.
e bajgu nga inati;
Por një ...i dha veshgjati,

nën bisht e mbi kurriz.
gomarin gudulis
i duket vetja Miss,

Një mizë , goxha mizë,


Gruni e egjra
Egjra që rritej
Grunit përbri,
Nji dit' i foli
Si me kreni:

"Pa kurrfarë mundit,
Pa nji kujdes,
Un' kallx e kokraa
Bri tejet qes.

Ty me djersë t'ballit
T'vin' rreth puntortë,
E me m'mbërri mue
I ngjiat kaq t'ortë".

Ia priti gruni:
"Mos u kreno,
Se gjaja e keqe
Rritet sido."


Gomari e kali

Po pse, po pse,
Ankohej nji gomar,-
Ty njerzit t'bajnë kaq nde
E t'shame, mua po m'falin?
Se i bari vetë mbi shpinë
Si ti, a thua, s'e dinë?

E kali i thotë kadal':
"Në mos gabosha, ty t'përbuzin njerzit,
Pse si gomar ti i ban e vetë si kal".
-Ma fort se puna vetë me të qitun në za
Shumë herë a mënyra se si je tuj e ba.

19Fabula. Empty Re: Fabula. 25/1/2013, 06:45

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Femijet e pallatit
njeri prej debore
ne obor rregulluan.
Per sy i vune
dy copa thengjilli,
ne qafe nje shall blu
dhe ne koke nje
kapele te kuqe.
Nje hunde pipiruqe
me karrote i rregulluan.
Femijet shume u gezuan
se nje shok i ri u shtua
dhe rreth tij
te shkujdesur luajn.
Por erdhi pranvera
moti filloj te ngrohej
dhe ky njeri prej debore
po zvogelohej.
Femijet e shikojne me habi
perse shoku jone
po ndryshon?
Perse ne mot te ngrohte
nuk reziston?
Keshtu shoku i tyre
u shkri i teri.
E morren kapelen, shallin ,
karroten dhe dy thengjijte,
dhe se bashku menduan.
Do vije dimri perseri
dhe shokun tone
midis nesh do e kemi.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons