Forumi Kuq E Zi
Psikologjia e lumturise Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Psikologjia e lumturise Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Psikologjia e lumturise Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Psikologjia e lumturise Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Psikologjia e lumturise Empty Psikologjia e lumturise 9/5/2011, 14:00

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Lumturia, kjo supermaci shpirterore per te cilen filozofet, psikologet, dijetaret e ndryshem kane folur pambarimisht po kthehet ne nje term “jetim”, sepse ne jeten e perditshme po verehen perhere e me shume sjellje “anti-lumturi”, vetvrasjet po shtohen me ritme te pandalshme, lufterat nuk po kane te sosur, menyrat e reja te jeteses dhe ritmi i shpejte i saj po shtojne sjelljet stresante dhe depresive. Ne keto situate mendja njerezore behet gjithnje e me shume mosbesuese dhe e shtyn qenien drejt labirinteve te thella dhe konfuze te mendimit per jeten dhe lumturine.

Ku ndodhet lumturia

Njerezimi ka arritur ta beje jeten shume dimensionale dhe perfshirjen ne te pothuaj te gjithanshme. Emancipimi i jetes ka bere qe njeriu, kjo krijese e larte, te eksploroje kozmosin, te informatizoje jeten, te depertoje ne imtesiste mikroskopike, etj. Njeriu krijoi perla te letersise, mrekullite arkitektonike, vepra te perjetshme arti, qe deshmojne anen me kreative dhe sublime te tij.

Siç shihet nga viti ne vit, nga nje kohe ne tjetren, jeta njerezore evoluon, njeriu nderron botekuptime, nderron aparencen dhe sjelljen e tij ne menyre qe jeten ta beje sa me te kendeshme dhe te rehatshme, por a e arriti lumturine?!

Shekulli XX-te ishte zeniti i zhvillimeve njerezore. Pikerisht ne kete shekull afirmohet si shkence psikologjia qe ka si objektiv studimin dhe mireqenien shpirterore te njeriut, nje jete me te mire, me me pak stres, me me shume mundesi qe çdo individ te afirmohet ne nje jete me te lumtur.

Psikologet servirnin njeri pas tjetrit teorite e tyre per njerezit, por ai qe mori me shume fame , qe beri promovimin me te gjere te psikologjise eshte Frojdi. Mjeku gjerman beri buje, sepse eksploroi tabute e vendosura nga shoqerite njerezore. Ai u perpoq te depertoje ne labirintet me te thella te psikikes njerezore. Duke e konsideruar njeriun nje qenie shume komplekse, qe here vepronte ne ndikimin e moralit, vetedijes dhe shpesh nen veprimin e instikteve, Frojdi vuri theksin ne rendesine dhe ndikimin e anes se pandergjegjshme te çdo individi dhe rolin e saj ne njohjen, sjelljen dhe te menduarit e gjithesecilit.

Frojdi shikonte instiktet si nje instance motivuese qe ushtrojne presion te vazhdueshem per plotesimin e tyre, mbi psikiken njerezore. Ai vuri theksin me shume tek instiktet biologjike- seksuale (çelsi i suksesit dhe i deshtimit te tij). Frojdi sugjeronte qe instiktet biologjike kane frenat e drejtimit te jetes. Frojdi thote qe lumturia arrihet atehere kur keto instikte plotesohen . Mosplotesimi i tyre ben qe njeriu te largohet prej harmonise individuale dhe mireqenia personale fillon e ç’ekuilibrohet, gje qe shpie ne nje kunfozion dhe mungese te lumturis.

Sigurisht, njeriu eshte krijesa me komplekse dhe per te gjetur rrugen drejt lumturis, te gjitha elementet perberes te tij duhet te jene ne harmoni. Pjesa instiktive eshte nje nga elementet e psikikes se njeriut, por jo vete psikika, prandaj edhe kerkesat qe shtron kjo pjese per plotesim, jane nje pjese e kerkesave te pergjithshme, me te cilat ndeshet psikika jone. Si mosplotesimi, ashtu edhe plotesimi pa kriter, ne kundershtim me interesat e “aktoreve” te tjere te psikikes sone, prish ekuilibra dhe çon ne çrregullime, qe shfaqen ne formen e anktheve dhe depresioneve te dryshme. Orientimi i drejte i instikteve njerezore eshte premise per ruajtjen e ekuilibrit psikik, e per pasoje i nje jete te qete e te lumtur./cdodite/

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Psikologjia e lumturise Empty Re: Psikologjia e lumturise 6/2/2013, 07:04

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kush është i lumtur dhe përse? Lumturia varet nga ne apo nga rrethanat e
jetës? Është më i lumtur ai që punon fort apo ai që ka fituar lotarinë?
Një seri pyetjesh që marrin përgjigje nga specialistët më të mirë.
E
shkurtër por intensive, më afër më qetësinë ose ngazëllimin, lumturia
varet nga rrethanat, por edhe nga personaliteti, dëshirat dhe bindjet
tona. Edhe pse ne mund ta eksperimentojmë në shkalle, raste, madje edhe
në lloje të ndryshme, lumturia është një emocion thelbësor. Ajo është
një përvoje fizike dhe mendore shumë intensive, e cila lind si reagim
ndaj një ngjarjeje dhe ka një jetëgjatësi të kufizuar, edhe pse të
përsëritshme.
Nga ana tjetër, qenia në humor të mirë është si një
muzike në sfond dhe megjithëse nuk përfundon në një shpërthim gëzimi,
ajo ndikon jashtëzakonisht në mënyrën tonë të të menduarit dhe të të
sjellurit. Humori i mirë na bën më të sjellë, sepse atë e bashkëshoqëron
dëshira për të ndihmuar të tjerët. Ai na bën më krijues, sepse na nxit
të bashkëpunojmë dhe të përpunojmë më shumë zgjidhje dhe me cilësi më të
mirë. Ai na ndihmon që të kemi më shumë dëshirë, sepse na bën më
elastike në arsyetim dhe më të gatshëm për të hedhur në debat hamendjet
tona të zakonshme dhe së fundi na bën më kurajozë në situata të
vështira.

A lindim të lumtur?

Disa studiues flasin për
lumturinë sikur ajo të ishte një cilësi e karakterit dhe shumë kërkime
të kryera në lidhje me binjaket kanë për qëllim të vërtetojnë se
"predispozita për të qenë i lumtur" jo vetëm që ekziston, por është e
trashëgueshme deri në masën 80%. Atëherë pra, vijmë te lumtur që nga
lindja? Jo tërësisht. Para së gjithash, përqindja prej 80% ka të bëjë mëshumë me një predispozitë të qëndrueshme, se sa me gjendje episodike, tipike, si për shembull më atë të gëzimit.
Mes
një proverbi të vjetër anglez: "Mos gjyko të lumtur askënd, derisa nuk
ka vdekur" dhe pyetjes disi naive se: a është më e lumtur një natyrë e
mbyllur apo një e hapur?, përgjigja është se për sa kohe që individët
kanë aftësi të ndryshme për të vepruar sipas mënyrave të tyre
karakteristike, nuk ka kuptim pyetja nëse janë tipat e hapur më të
lumtur se karakteret e mbyllur. Është e sigurt se nuk ekziston asnjë
lidhje absolute midis tipareve të një personaliteti dhe lumturisë.
Studiuesi
Kennon Sheldon kreu një kërkim në një grup studentësh amerikanë dhe
koreanë. Qëllimi i studimit ishte të gjente se çfarë i bënte njerëzit më
të lumtur. Pasuria apo fama? Jo: pavarësia, kompetenca, lidhjet dhe
vlerësimi i vetes u vendosen në krye të klasifikimeve të nevojave
psikologjike. Ndjesitë e lidhura më këto emocione janë më të
rëndësishmet për t'u ndjerë të lumtur dhe mungesa e tyre është e
mjaftueshme për t'u shndërruar në të palumtur. Por me një ndryshim të
vogël: për studentët koreanë "lidhjet" përbenin nevojën e parë, ndërkohe
që për ata amerikanë në krye të listës qëndronte "vlerësimi i vetes".

Lumturinë nuk ta dhuron askush


këndvështrimin objektiv, disa psikologe e konsiderojnë lumturinë si një
gjendje emotive të cilën në e përjetojmë kur gjendemi brenda një
aktiviteti domethënës, të cilin e kryejmë në mënyrën më të mirë të
mundshme. Por sa realiste është kjo performance optimale? "Jeta është
një kompromis- thonë studiuesit- funksionimi optimal është një ideal
teorik, pothuajse i parealizueshëm, por edhe nëse do të ishte i tille,
vënia në plan të parë e një funksioni nënkupton gjithnjë sakrifikimin e
një tjetri. Edhe teoria nuk e pranon një lumturi të plotë, sepse pas
disa çastesh kalimtare rivendoset përsëri ekuilibri i mëparshëm. Por
ndoshta është më mirë që ndodh kështu".Lumturia është e shkurtër, ndërsa pasojat jo

Barbara Fredrickson e
Universitetit të Michiganit ka fituar një çmim të rëndësishëm për
kërkimin e saj në lidhje me pasojat që shkaktojnë në një periudhe
afatgjate emocionet pozitive. Këto emocione (në kundërshtim me ato
negative që e ngushtojnë përkohësisht raportin mendim- veprim) rrisin
aftësinë e mendimit dhe të veprimit të njerëzve. Me kalimin e kohës ky
zgjerim i hapësirës së përgjigjeve të mundshme ndaj ngjarjeve të jetës
krijon një spirale ngjitëse, e cila forcon karakterin dhe vendosmërinë,
çimenton lidhjet shoqërore dhe ndikon në mënyrë pozitive mbi shëndetin
dhe mirëqenien. Në fund të fundit, edhe pse jetëshkurtra, emocionet
pozitive mund të kenë pasoja jetëgjata, duke na bërë në këtë mënyrë më
krijues, më të shëndetshëm dhe më të shoqërueshëm.
Përse optimistët
kanë më shumë sukses në jetë? Kësaj pyetjeje, një tjetër studiuese, Lisa
Aspinall e Universitetit të Marylandit ia ka gjetur më në fund
përgjigjen. Optimistët ndryshojnë nga të tjerët nga mënyra më të cilën i
përpunojnë të dhënat që lidhen me ta dhe përkundër mendimit të
përgjithshëm, ata nuk i anashkalojnë informacionet negative, por i
përdorin ato për të ndryshuar strategjinë e tyre ose për të përmirësuar
sjelljen, gjë që sjell për pasoje rritjen e mundësive për të pasur
sukses. Një sjellje kjo që duhet imituar.

Fakte apo interpretime?Karakteri ynë luan një rol të rëndësishëm për lumturinë që ndjejmë apo
kërkojmë dhe shumë studime e vërtetojnë një gjë të tille: qëndrueshmëria
emotive rrit mundësinë për të qenë të lumtur dhe në një masë më të
vogël edhe për të qenë të hapur. Por në lumturinë tonë ndihmojnë edhe
shumë elemente të tjerë, disa prej të cilëve qëndrojnë jashtë nesh.
Perceptimi ynë i fenomeneve dhe mënyra më të cilën i përballojmë, janë
elemente shumë të rëndësishëm të mirëqenies sonë dhe këta faktorë janë
të ndërvarur: shëndeti kushtëzon aktivitetin tonë, personaliteti
kushtëzon perspektivat për të gjetur një shok jetë e kështu më radhe.
Dhe
jo i fundit për nga rëndësia, karakteri ynë përcakton radhën e
rëndësisë që u japim ngjarjeve dhe zgjedhjen tonë për vlerësimin apo
zhvlerësimin e tyre, pra ajo që efektivisht kemi arritur të përftojmë.
Përpara një ngjarjeje të dhënë, ne mund të ofrojmë zgjidhje të pashpresa
ose zgjidhje me rrugëdalje, duke e interpretuar këtë apo atë fakt në
mënyrë katastrofike ose të mundshme.

Elementet e lumturisë

Nëse
do i përmblidhnim rezultatet e kërkimeve dhe të eksperimenteve, do mund
të përvijonim një listë me elementet që në proporcione të ndryshueshme
ndikojnë në qenien tonë të lumtur:

-Mosha
-Paraja
-Shëndeti
-Martesa ose një lidhje e qëndrueshme
-Besimi dhe feja
-Aktiviteti (puna)
-Miqtë dhe lidhjet
-Liria

Rëndësia
që i veshim çdonjërit prej këtyre elementeve është shpesh fryt i një
kushtëzimi dhe hera herës i një gabimi në arsyetim. Në përfundim të
studimit të tij, një psikolog amerikan shkruan se receta e lumturisë
"ngjason shpesh me një predikim të vlerave tradicionale". Përkundër asaj
që mendojnë shumë vetë, "statistikat tregojnë se nuk janë të pasurit,

privilegjuarit apo njerëzit e bukur ata që janë më të lumtur, por ata që
kanë grua dhe fëmijë, miq, që besojnë në zot dhe që kanë një punë e
cila i jep kuptim jetës së tyre. Por ka mundësi që këto përfundime të
jenë mbivlerësuar: martesa mund të na beje të lumtur, por nga ana tjetër
të qenët të lumtur mund të kontribuoje që në të martohemi dhe të
qëndrojmë në këtë gjendje në një periudhe afatgjate". E thënë me fjale
të tjera, ndjekja e drejtpërdrejtë e lumturisë është recetë për një jetë
të palumtur.

Ja disa nga elementet që ndikojnë në lumturinë tonë:

Miqtë

Ç'kuptim
do të kishte jeta jonë pa miq? Siç ka shkruar Francis Bacon "miqësia i
shumëzon gëzimet dhe i ndan hidhërimet". Të kesh një rrjet lidhjesh
shoqërore është shumë e rëndësishme për lumturinë dhe mbështetja që të
japin të tjerët ndikon tek provat që duhet të përballojmë. Për shembull,
mbështetja emotive: një mik merr pjesë në trishtimin tonë pas një
ndodhie negative, ose në gëzimin e një fitoreje tonën. Mbështetje në
vlerësimin e vetes: kur ndihemi të pranuar dhe të vlerësuar nga miqtë.
Mbështetje informative: jemi duke kërkuar punë dhe një mik na ofron të
dhënat në lidhje me një mundësi. Mbështetje materiale: miqtë na mbajnë
fëmijët kur duam të dalim, na gjenden në vështirësi financiare, etj.
Miqësia
është një funksion i vërtetë dhe i mirëfilltë, ose më mirë, një
përgjigje emotive e cila duket se është konceptuar kastën për të hequr
mënjanë miqtë e rreme. Kur kemi vërtet nevoje, një dorë e shtrirë për
ndihmë na prek. Jemi të mallëngjyer dhe nuk e harrojmë kurrë bujarinë,
duke u ndjerë të detyruar t'i pohojmë mikut se veprimin e tij nuk do e
harrojmë kurrë. Miqtë e vërtetë janë ata që të gjenden në nevojë, sepse
qëllimi i miqësisë është që ajo të na gjendet në ato çaste kur askush
tjetër nuk merr mundimin të afrohet. Nëse miqtë na bëjnë të lumtur, edhe
në i bëjmë të lumtur ata. Por edhe një herë, pasja ose e jo e miqve "të
vërtetë" varet shumë nga karakteri ynë. Por edhe nga mjedisi dhe nga
përkatësia shoqëroreMartesa ose një lidhje e qëndrueshme

Martesa dhe bashkëjetesa në
vetvete nuk garantojnë lumturinë. Më shumë kjo varet nga ne. Duke parë
arsyet se përse çiftet bashkohen e më pas ndahen, është e mundur të
ndërtosh profilin e "zgjedhjeve të dështuara", që kanë për baze fillime
delikate. Në zgjedhjen tonë të partnerit ka elemente me prirje për të na
çuar drejt zhgënjimit: të kemi qenë të tërhequr kryesisht nga pamja
fizike e partnerit; ta kemi konsideruar atë si më idealin; të kemi
menduar se jeta nuk do të ishte e mundur pa të; të kemi qenë të bindur
se lidhja do të ishte e përjetshme.
Nëse "hidhemi me kokë" në lidhjet
sentimentale duke shpresuar të gjejmë gjithë lumturitë, jemi në rrugë
të rrezikshme. Ideale do të ishte një përzierje e ndjenjave të forta dhe
pritjeve të arsyeshme, i vetmi kusht që i lejon një çifti të superojë
krizat e pashmangshme dhe të futet në atë që quhet "dashuria e pjekur".

fund të një raporti, pra kur çifti ndahet, ai që e përballon më mirë
këtë është ai që zgjedh një strategji të ndërmjetme për të përjetuar ato
kujtime dhe ato imazhe të jetës së mëparshme që nuk rrezikojnë të
përzihen me vuajtjen e ndarjes dhe të të ndjerit i braktisur.
Një
tjetër rregull është të shohësh të ardhmen, por pa mohuar të shkuarën.
Megjithëse është e pashmangshme dhe e vështirë për t'u kontrolluar,
mbajtja inat helmon jetën dhe dëmton besimin: sharjet dhe inati në një
periudhë afatgjate shërbejnë vetëm për të cenuar vlerësimin e vetes. Ata
që ndahen dhe që arrijnë ta kapërcejnë krizën, kërkojnë t'u japin një
vlerë cilësive të tyre më të mira dhe të zhvillojnë të tilla të reja,
duke i vënë vetes objektiva afatmesme dhe afatgjata.Edhe pse na ngjan i padurueshëm, emocioni i trishtimit ka një funksion
dhe një vlefshmëri të rëndësishme. Trishtimi na mëson të shmangim
gjendjet që e provokojnë atë, na shtyn të rimendojmë në lidhje me
ngjarjet dhe gabimet, mund të shkaktojë simpatinë dhe mbështetjen e të
tjerëve, mund të na mbrojë nga agresiviteti i tyre dhe na lejon të
kuptojmë se sa vuajnë edhe të tjerët që përjetojnë të njëjtën gjendje të
trishtuar si ne.

Aktiviteti

Njerëzit që merren me një
punë janë më te lumtur se ata pasive, sidomos nëse aktiviteti që kryejnë
përputhet me objektivat dhe vlerat e tyre. Nga ana tjetër, pasiviteti i
detyruar, si në rastin e qenies pa punë, mund të shkaktojë palumturi, e
cila shpeshherë mund të shndërrohet edhe në sëmundje. Njerëzit që
gëzojnë humor punojnë më mirë se të tjerët dhe janë më të motivuar dhe
krijues, por janë shumë më pak të tille nëse detyra që duhet të kryejnë,
edhe pse pjesë përbërëse e një punë në tërësi tërheqëse, është e
mërzitshme.
Pasja e një qëllimi është vetëm gjysma e elementeve në
arritjen e lumturisë, tezë e vërtetuar kjo edhe tek fëmijët e vegjël, të
cilët kanë objektiva relativisht të thjeshta. Sipas studiuesve është e
pamundur që një njeri të ketë një jetë të lumtur, nëse nuk ka një ide
pak a shumë të qartë se si duhet të jetë jeta e tij. Në kurset për të
qenë të lumtur shpesh predikohet që të pakësohen ambiciet dhe të
përcaktohen synime afatshkurtra dhe jo afatgjata, por kjo strategji ka
hapësirë të kufizuar sepse synimet modeste dhe objektivat afatshkurtra
mund të çojnë në një ide shumë të varfër në lidhje me përmbajtjen e
jetës: kënaqësia pa qëllim nuk përbën një recetë të mirë për lumturinë.
Ndërsa
në lidhje me efektshmërinë, kërkimet tashme kanë treguar se njerëzit që
nuk kanë shumë besim në vete janë shumë me ngurrues në ndërmarrjen e
aktiviteteve nxitëse dhe për këtë arsye nuk duhet të habitemi nëse
besimi në mundësitë e zgjedhjes dhe në kontrollin e përfundimeve ndikon
qoftë në mirëqenien tonë psikologjike, qoftë në atë fizike. Në fund të fundit, nga se varet lumturia jonë
profesionale? Sipas disa psikologeve ajo varet para së gjithash nga puna
që na jepet të kryejmë, ndërsa të tjerë mendojnë se ajo varet thjesht
nga ne.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons