Forumi Kuq E Zi
Ndre Mjedea... Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ndre Mjedea... Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Ndre Mjedea... Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ndre Mjedea... Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Ndre Mjedea... Empty Ndre Mjedea... 10/9/2011, 20:53

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Ndre Mjeda, poet i shquar dhe veprimtar patriot. Lindi në Shkodër në një familje të varfër të zbritur nga fshati Mjedë. Mësimet e para i ndoqi në Shkodër, më pas u dërgua për studime të mesme dhe të larta teologjike në disa vende në Evropë. Në fillim dha mësim në një shkollë të lartë fetare në Kroaci. I 'dëbuar nga urdhri jezuit për mosbindje, Ndre Mjeda u kthye në atdhe ku u emërua famullitar në fshatra të ndryshme. U lidh që herët me lëvizjen patriotike.

Më 1901 bashkë me të vëllanë themeloi shoqërinë "Agimi", e cila krijoi një alfabet dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti. Për veprimtari patriotike autoritetet osmane e arrestuan. Më 1908 në Kongresin e Manastirit u zgjodh anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes, ndërsa më 1916-1917 ishte anëtar i Komisisë Letrare. Në periudhën e hovit të lëvizjes demokratike (1920-1924) Ndre Mjeda mori pjesë në jetën politike të kohës dhe u zgjodh deputet. Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-borgjez u tërhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshtë në Kukël. Vitet e fundit ishte mësues i gjuhës shqipe në Shkodër dhe vdiq në këtë qytet.

Veprimtarinë poetike Ndre Mjeda e nisi që herët. Poema romantike e njohur Vaji i bylbylit u shkrojt më 1887; në të ndihen fryma patriotike dhe nota përmallimi, që shquanin paraardhësit e tij L. De Martinin, N. Bytyçin etj. Vepra përmbyllej me thirrjen drejtuar shqiptarit që të ngrihej për të fituar lirinë. Që nga kjo kohë e deri më 1917 kur pa dritën e botimit vëllimi me vjersha Juvenilia, Ndre Mjeda shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Të kësaj kohe janë poema tjetër romantike "I tretuni", në të cilën është derdhur malli për atdheun, për njerëzit dhe natyrën e vendit me bukuritë e saj, vjersha "Shtegtari", "Malli për atdhe", "Gjuha shqype", "Bashkoniu!"etj. Krahas krijimeve të përshkuara nga notat elegjiake, Ndre Mjeda hartoi edhe vepra poetike, në të cilat tema patriotike u trajtua në frymën e poezisë luftarake të Rilindjes, si Liria (1910-1911). Në të gjeti jehonë kryengritja e malësorëve të Shqipërisë së Veriut më 1911, qëndresa dhe aspirata e tyre e zjarrtë për drejtësi shoqërore dhe për tokë. Grishja e poetit që fshatarët të ngriheshin për t'u çliruar nga zgjedha e rëndë shoqërare, ndërthuret me besimin se lufta e vegjëlisë do të sjellë lirinë. Në këtë vepër gjeti pasqyrim demokratizmi i Ndre Mjedës., që përbën bashkë me patriotizmin, anën më të fortë të botëkuptimit dhe të krijimtarisë së tij. Vjersha "Mustafa Pasha në Babunë" fshikullon pavendosmërinë dhe qëndrimin e lëkundshëm të parisë feudale në luftë kundër zgjedhës së huaj. Në poemën e njohur Andrra e jetës nëpërmjet pamjeve poetike prekëse, autori zbuloi tragjedinë e -malësorëve të varfër, që rronin në zgrip të jetës, mjerimin dhe padijen e madhe, ku ata ishin kredhur. Botën shpirtërore të personazheve të poemës, ndjenjat dhe mendimet e tyre, poeti i dha me mjete të kursyera dhe mjeshtëri.

Fazës së dytë të krijimtarisë së Ndre Mjeda e cila nisi pas Luftës I Botërore, i përkasin poemat në tingëllima (sonete) "Scodra" dhe "Lissus", ku, përmes historisë së lashtë të dy qyteteve evokohet e kaluara e hershme e popullit tonë, sidomos fryma luftarake dhe liridashëse e stërgjyshërve të tij, ilirëve. Duke vijuar në këtë kohë traditën e poezisë së Rilindjes Kombëtare, Ndre Mjeda shprehu kështu mospajtimin e tij me regjimin reaksionar që sundonte vendin.

Në prodhimin poetik të Ndre Mjedës, vend zënë edhe vjershat për fëmijë. La edhe disa shqipërime të goditura nga Gëtja, T. Grosi etj. Romantik në thelb, Ndre Mjeda bëri një hap përpara drejt realizmit, ai kishte kërkesa të larta dhe tregoi mjeshtëri të rrallë poetike

Ndre Mjeda dha ndihmesën e tij edhe në fushën e gjuhësisë. Puna e tij u zhvillua në, gramatikë, leksikologji, filologji. Krijoi alfabetin që u zbatua prej shoqërisë "Agimi" me kriterin shkencor për çdo tingull një shkronjë, duke përdorur shenjat diakritike. Dha ndihmesë të shënuar në lëvrimin e gjuhës letrare. Në historinë e gramatologjisë shqiptare janë për t'u përmendur Vërejtje mbi artikuj e premna pronës të gjuhës shqipe (1934), Mbi shqiptimin e qellzoreve ndër dialektet e ndrtyshme të gjuhës shqipe (1902). Ndre Mjeda është ndër të parët gjuhëtarë shqiptarë që u morën me studimin dhe transkriptimin e veprave të letërsisë sonë të vjetër. Transkriptoi pjesërisht veprën e P. Bogdanit (1930) dhe të P. Budit (1932), shkroi për dialektin shqiptar të Istries (1932) dhe për Perikopenë e ungjillit të shek. XIV-XV (1933).

Ndre Mjeda është njëri nga poetët më të mëdhenj të letërsisë shqipe. Me një frymëzim të parë romantik e djaloshar ai ka krijuar poemën e mallit e të dhembjes personale (Vaji i bylbylit). Me njohjen e jetës autentike të botës shqiptare ai ka krijuar poemën e botës shqiptare (Andrra e jetës). Me kërkime në njohjen e rrënjëve kulturore e historike ai ka krijuar tufat e tingëllimeve (Lissus, Scodra). Me rebelimin e tij personal e rebelimin nacional ai ka krijuar poemën e revoltit dhe himnin e lirisë (Lirija). Mjeda mbetet mjeshtër i pashembullt i formës e i gjuhës poetike në shqip dhe mjeshtri më i madh i tingëllimit në shqip deri më sot.

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Ndre Mjedea... Empty Re: Ndre Mjedea... 25/1/2013, 06:58

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Shqyptari e Bylbyli

Baladë

Se c’ do t’ ket mali, qi gjimon?
C’ do t’ jet kjo valle, qi jehon?
Rrethue me lule t’ blera,
Me ‘i zemer si prendvera,
Atdheut Shqyptari,
Si i a la i Pari,
I kndon sot valle:
Shqypnin madhnon,
Kah valle kndon.

- Si t’ del, o i mjerë, ty kanga sot?
A s’ban ma mire me derdhun lot?
Shka t’ viejnë ty kangë e valle,
Kur zija i mlon kto zalle? –
Bylbyli pvetë.
Shqyptari i shkretë,
Permallshem ra
N’ kujtim e kjau.

Por s’i dha gjatë atij mjerim;
- Shqyptar, tha, un jam, nuk njof ligshtim.
Bylbyl, ti pse m’ trazove?
Pse valet m’ i pengove?
Ah! m’ len t’ dishmoj
Se n’ vaj e n’ mjerim,
Si n’ditë me gzim
Shqyptar un jam. –

Kndo pra, Shqyptar, si zemra t’ do,
Vijo nder valle e mos pusho:
Diftoj ti botës krenare,
Se s’ ka me zemer shqyptare;
Se ka Shqypni
Se lir do t’ rrnojë,
Se, pose Shqyptarësh,
Kush s’do t’ a gzojë.
Vetë Perendija
Tha, se Shqypnija
Asht per Shqyptarë:
Shqyptari e gzoftë.

- O plang, ku zanat bajn kuvend,
Ku cerdhen Shqypnia e ngrehë njimend,
O dheu i em e i t’ Parve,
O nderë e gjith Shqyptarve;
O nanë fatlume,
Shqypni e gzueme,
Falë t’ kjosha sot
E per gjith mot! –

Shka ka prap mali, qi gjimon?
Po fusha e mali pse po ushton?
E qiellve ndritë pasqyra;
Kerthneset mare natyra,
E ‘i za tu’ ushtue,
Shkon tuj lajmue:
Shqypni e s’ ke,
S’ ke kund mi dhe!

3Ndre Mjedea... Empty Re: Ndre Mjedea... 25/1/2013, 06:59

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Fuqija e uratës

A s’shef sa thellimi
Per rreth na kercnohet?
Sa lodja dikohet
Mi botë, qi ti shklet?

N’ valë t’ mndershme t’ ktij shekull
Perhidhet nier-shkreta,
E idhtë i shkon jeta:
Vec toka s’ pelset!

Sa kobe e t’ papritne
Mi te kan randue,
E ‘i dorë, pa pushue,
Nder t’ vshtira e pershkon.

Heu! Peshen e mkatit
Aj ndien e krahnori
Dishmon, se mkatnori
Mi tokë ka pse dron.

Ke ra kurr nder faje?
Co menden kah qilli
Njandej kah vjen kshilli,
E thirri Tenzot.

E lypi Atij të Lumit,
Me fe e me shpnesë,
Me vaj e me dnesë
Pendimin c’ me sot.

A balcem urata
Per zemer t’ pendueme;
Pendimi e ban t’gzueme
Pse mkatesh u shkep.
Ma t’ kandshem asht t’ flaunt
Qi, vetë Zemra e Zotit,
Rreth gjireve t’motit,
Fajtorit i nep.

Prandej perherë lutu,
Uratës mos i a daj:
N’ per t’ lutna e me vaj
Me t’ Naltin pajto.

Pajto, sa a’ tuj t’pritun,
Pajto, e ato faje
Pendesa t’ i laje;
N’ pajtim mos vano!

Pajto? – Kam pajtue
Pse vetë Perendija
Shljeu fajet e mija
E shpirtin m’ a gzoi.
E shof; nderës i falem
Ulë ballin per dhe,
Me shpnesë e me fe,
Pse m’ njalli edhe m’pshtoi.

Per mue, dikur t’mjerin,
N’ kto lugje morrizit
Filluen dit Parrizit
C’ se pagja po m’ kthen!

Por n’ qiell pres plotsimin
E ktyne lumnive,
Atje, mas stuhive,
A ‘i Zot, qi shpreblen.

Ktij due me i sherbye,
E i tij due me metë
N’ tallaze t’ ksajë jetë,
Nder kobe e n’ mjerim.

O jetë, jetë e lume:
Me dashtë gjithmonë Zotin,
Tu’ e dashtë me e shkue motin
Ktu n’ tokë e n’ amshim.

4Ndre Mjedea... Empty Re: Ndre Mjedea... 25/1/2013, 06:59

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Djali pa nanë
si nata pa hanë

Pra 'i djalë i vorfen kuej nuk i dhimet,
Kur, si mue t'shkretin, t'a mlojn mjerimet?
Teper shpejt bora, tuj ra n' vorfunim,
Njatë qi per mue ish' diell n' agim.

Emnin e kandshem m'i a ndie kot prita
Njasajë qi n' kobe do t' m' ishte drita:
Kuej nuk i dhimem, askush s' m' kujton,
Sado qi zemra vec gjak m' pikon.

Kur, un i mjeri, rrijshe tu shpija,
Me nanë, me moter, ah! sa dashtnija
Vlote n' ket zemer, qi sot s'ka gzim,
Vetem pse nana m' la n' ket vorfnim.

C' at ditë qi e bora, mue s' m' knaqë natyra,
Nder gzime t' shekllit nuk m' qeshet ftyra;

Kurr s' m' hiqet mendjet kur nana m' tha:
T' laca me Zotin! - e diq e m' la.

Ah! se fort m' dote, se fort m' pat gzue,
Sa gjallë, e mjera, rrite me mue!
Por qe, se une nanen sot ma s' e kam;
Un nafakpremi, c' se i vorfen jam!

Kur, n' agim t' ditve, m'ra me shtegtue,
Si dola shpijet, tuj u largue,
E kqyra s'mramit e aq m' permalloi,
Sa dysh mue zemren, dysh m'a coptoi.

E kush kalote at ditë bri meje,
At ditë qi dhima m' kish xjerrë mendt kreje,
Thote perajshem: Paska metë shkret!
Zot, njitja doren, majen ti ngiet!
C' at ditë, si zogu, larg fluturova,
E n' dhe t' panjoftun treta, u largova;
S' desht kush me m'kqyrun, s' diejta kue' i flas,
Nji dorë ndimtare c' at herë s' m' u qas.

E kur vetmija mue m' lodhte naten,
Un n' gjuj u ulshem, thojshem uraten;
Kujtojshem nanen para Tenzot,
E syt m' u mushshin gjithherë me lot.

Ah! po, kujtimet e asajë dite
Uratë e kandshme ti m' i persrite:
O nanë e dashtun, a thue t' thrras kot,
C' se fusha e mali me za t' em lot?
Ah! po, se dhima zemret nuk m' shkepet,
C' se gjithkund nanen me e lypun m' nepet;
Do t' m' mysë mjerimi, s'kam si gjallnoj,
Pse deka e nanës zemren m' a imtoj.

Por, ndale vajin, jeto pa droje,
Mendo se drita prap do t' agoje,
Kur nder Qiell t' epra Zoti tash t' thrret:
Rrethue me lule, nana aty t' pret.

5Ndre Mjedea... Empty Re: Ndre Mjedea... 25/1/2013, 07:00

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Lulja e bardhe

Prite pa nane nji vajze e shkrete
E shkoi motin idhte, n'ankim;
Idhte, n'ankim e shkoi ket jete,
Kah s'i pau kund vedit pshtim.

Fati i zi kah muer me e ndjeke,
Kjau sa kjau, mandej pushoi:
Mylli syt e, porsa deke,
Dhe i mjeruem trupin i a mloi.

Nji shtegtar andej tuj ardhe
Mas do ditsh, te aj vorr u ndal;
Tu aj vorr ndale, nji lule t' bardhe
Pau tuj cile: Vorrit i u fal.
Ndoshta zemra e vajzes s' mjere
U ba lule ku pushon,
M' nji qi shpirti, lil me ere,
Hyll i ndritshem n' qiell vizlon.

6Ndre Mjedea... Empty Re: Ndre Mjedea... 25/1/2013, 07:01

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kujdesi Hyjnuer

Ti, qi toket s' din me i punue,
S' korre as qet kurr faren n' dhe,
M' difto, zog, si t' del me rrnue,
Qi i a thue kanges aq me hare?
Ty, zog mali, aq t' lum kush t' bani,
Qi n' ankim kurr s' t' ndiehet zani?

Jam i lum n' sa stine ka moti,
Pse per mue ka kujdes Zoti.

Po ty, lule, si e harrueme,
Qi kurr s' ende e na rrin veshe,
N' ato fushat e blerueme,
Si ma e bukura mretneshe,
Kush t' a dha gjith at stoli?
Kush t' a fali at bukur?

M' shofin t' lume stina e moti,
Pse per mue kujdeset Zoti.

Vetem un, i ligshte kah feja,
Guxoj vedin t' a thrras t' shkrete:
Po kto t' mira, qi ban dheja,
Kush m' i dha? kush s' m' la me mete?
Buke t' perditshme kush m' nep mue?
Kush me petk desht me m' kujtue?

Mos t' ankojm, pse sa t' jet moti,
Per gjithkend do t' mendoje Zoti.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Similar topics

-

» Ndre Mjeda (1866-1937)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons