MARTIN CAMAJ
1925-1992
Martin Camaj lindi në Temal të Dukagjinit më 21 korrik 1925. U shkollua në Kolegjin Saverian të Shkodrës, të drejtuar nga etërit jezuitë. Kur ishte mësues, për shkak të vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, Camaj do të arratiset nga vendi. Regjistrohet student në Universitetin e Beogradit. Largohet nga Jugosllavia në verën e vitit 1956. në Vazhdon studimet në Romë ku doktorohet. Nën kujdesin e Koliqit bëhet kryeredaktor i revistës "Shejzat" (1957-1975) . Më 1961 u transferua në Gjermani, ku pas specializimit u emërua profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare në Universitetin e Mynihut. Ndrroi jete në vitin 1992 në Gjermani. Martin Camaj, me gjithe ftohtesine qe tregon ndaj tij nga trupa e poeteve të marketuar nga realizmi skematik në kohën e diktaturës, mbetet ndër lirikët më të spikatun me zërin e tij veçantë e kualitativ në poezinë moderne shqiptare.
“Një uliks që s’mërrin kurr në Itakë”
Primo Shllaku në veprën e tij “Një uliks që s’mërrin kurr në Itakë” thekson se tek poeti Martin Camaj, gjejmë jo vetëm tendencat më bashkëkohore, por është edhe pionier i një seri situatash përmbysëse në mendësinë shqiptare. “Jam munduar ta shkoklis Camajn dhe ta vë diku në sfondin e kohës së tij, brenda botës shqiptare. Nuk e kam parë si arbëresh, as si diasporë, por si njeri të përjashtuar prej gostisë së letrave shqipe. Një njeri që s’kishte vend ku të ulej dhe iku...”, shton ai. E me tej “kudo në veprën e tij Camaj na del si nji vetëdije e mbetun në kapërcyell” dhe poetin e “harruar”e konsideron shembullin më flagrant të përjashtimit nga letërsia. Në vepren “Një uliks që s’mërrin kurr në Itakë”, Shllaku bën denoncimin e një hierarkie të shtirur letrare, të trashëguar nga sistemi i kaluar. “Martin Camaj ishte i pari ndër shqiptarë që fare herët, hynte i vetëm fillikat në ndërtesën e madhe të familjes evropiane. Me kambët në perëndim e me mendjen në Lindje ai kishte përjetue dramën dërmuese të përkatësisë tek dy të kundërta njiheri. Në njifarë mase drama e tij personale pasqyronte edhe dramën e kontinenti të ndamë më dysh” shkruan Primo Shllaku per poetin Martin Camaj. (a.m.)
Ne vazhdim eshte nje fragment nga hyrja e librit “Një uliks që s’mërrin kurr në Itakë”.
Si u njoha me Martin Camaj?
Deri në fillimet e viteve ’90 nuk kisha marrë ende në dorë qoftë edhe nji varg të Camajt. Gjatë vjetëve të shkollës së naltë 1966-1970 asnjiherë e askush nuk na e kishte përmendë Martinin as për kureshtje, as rrethue me atë tisin e zi të kundërshtarit, as me ironinë e cinizmin me të cilin përmendeshin ndër leksione figura të artit jozyrtar. Rreth qenies e veprës së tij nji heshtje e plotë, nji mosllogaritje e plotë, nji vorrtosje në beton si ndër filmat për mafien, ku drejtësisë, për me gjet provat, i duhej me shembë nji qytet miliardash të posandërtuem. Kisha ndigjue në shtëpinë time vargje të tillë si: Lahuta pushon në tra, pse mixha vdiq ka mot, e nipat s’dijnë me i ra. Kujtoja se këta vargje, gjithsesi përshtypës, ishin të ndonjë poeti të mbasrilindjes dhe ndoshta për faktin se më dukeshin pak si heroikë, ashtu me “lahutë” e me “mixhë” siç ishin, nuk qeshë ndalë kur me pyet se cilin kishin për autor. Vonë, me hapjen e Shqipnisë e me qarkullimin e veprës së tij, saktësova autorësinë e vargjeve të mësipërme dhe fillova zbulimin e veprës së tij.
Takimi im i dytë me poetin
Nëse nuk më gënjen kujtesa, në fillim të verës së vitit 1978 baheshin zgjedhjet e administratave dhe ne, mësuesve, na u dha urdhni i premë me fjet në fshat për ndihmë që të zhvilloheshin sa ma normale zgjedhjet. U caktova me detyra në shkollën e Prekalit ku edhe shërbeja prej 4 vjetësh. Shkolla ishte qendra kryesore e votimit. Prekali ishte fshat i vogël e lista e votuesve nuk i kalonte 70 vetët. Punët i kreva shpejt e shpejt e atë të shtunë mbasdite, i vetëm siç isha nëpër shkollë, nuk po më ecte kurrsesi ora. Kutitë e votimit ishin vendosë në drejtori që ishte dhoma ma e rregullt e ma e mobilueme. Cukurmoja poshtë e nalt tavolinës, kalova te raftet që mbanin arkivin e amzat e shkollës. Regjistra të mëdhenj, me cepat e tutluem, të përkthyem e të zverdhun prej kohës, mbanin mbi ballinë nga nji katror të rjepun letre dhe nji katërshifërsh me numra vjetësh. U ngjita ndër vjete dhe u ndala te 1947, vjeti kur kisha le unë. E mora në dorë dhe e shfletova. Lexova disa emna nxansish të asaj kohe, nji pjesë e të cilëve ishin të mdhenj në moshë dhe njofta disa prej tyne. Viti 1947 kishte qenë vjeti i hapjes së shkollës së Prekalit. Shënimet në amzë ishin të bame me penë metalime e me bojë të blertë. Dhe kudo nënshkrimi ishte M. Camaj. Pa zor konstatova se shkrimi në regjistër ishte i nënshkruesit. Më la përshtypje se shkrimi ishte bukurshkrim. Nji shkrim i gjanë, i rregullt, i qetë. Ndonji larzim stoliste shkronjat e mdha si “P”-n ose “S”-n kurse të tjerat ishin të thjeshta, standard, sidomos të voglat. Dallohej kjartë se, të zotin e shënimeve, të shkruemit nuk e lodhte, përkundrazi ndihej epshi prej balerine i penës së tij që kalonte nga shkronja në shkronjë pa ndërmpremje, pa njoftë ngerç e ngurim. I tërhequn fillimisht prej bojës së blertë të shkrimit e mandej prej sqimës gati prej zonjushe të shkruesit, bana lidhjen se ky M. Camaj duket të ishte mësuesi i parë që kishte hapë shkollën në fshat. Ma vonë mora vesht prej prekalorëve se Martini kishte hapë shkollën i pari në fshat dhe se vitin e dytë së bashku me nji prekalor moshatar, të birin e Gjelosh Kushit, kishin dalë “komitë” në malin e Cukalit, kishin ndejë atje disa javë dhe mandej kishin “thye” kufinin e kishin “humbë”. Në këtë çast që po flas, unë s’njifja as edhe nji varg të Martinit, bile s’mbaj mend se e dija as për vjershtar.
Takimi i tretë me poetin
Kohë dreke i nji dite fillim prilli andej kah fundi i viteve ’70. Kisha mbarue msimin (gjithnjë në shkollën e Prekalit) dhe mbasi kalova urën mbi Kir, dola në rrugën e madhe për me pritë makinë. Te një patalok i vogël që më sillte shpinën erës, e ulun mbi një gur rrasik, po rrinte Mrika. Në të zeza prej nji jazi të rishtë, me duert e vendosuna mbi prehën e shaminë e shtrëngueme fort për krye që lente të shquhej kafka e saj e imtë, ajo po rrinte e palvizun, me sytë e hedhun kah ajo copë rruge të drejtë që mbaronte te kthesa. Sa më pa u ngrit e, me dorën e majtë vendosun lehtësisht diku midis barkut e zemrës, më përshndeti me nji të shtrënguem dore. -Çfarë po ban? E pieta. Po nxehesh në diell? U ula dhe unë pranë saj dhe zumë bisedë. Në nji shej kohe, pa kurrfarë lidhje me rrethanën e fjalët paraardhëse më thotë: kam pas edhe unë nji vlla msues bash në atë shkollë ku je ti. – Ku asht tashti? E pyeta me interesim. Çoi dorën e thatë, e tundi në erë, nji ngashërim i zbutun ia tundi gjoksin, fshiu instinktivisht hundën dhe e uli dorën përsëri mbi gju. Hodhi vështrimin te rruga dhe kryet iu drodh lehtë. Ajo kishte marrë poezinë e vet fillestare. Me ton zani të studjuem e me butësi e ngacmova prapë” ku ndodhet tashti ai njeri? Grueja doli prap prej gjendjes së saj të mpimjes, shlidhi duert, më pa në sy e më buzëqeshi me pahir, tue zbulue dhambët e saj të rralluem. – Asht i humbun... tha pa e shue buzëqeshjen, i humbun… Dhe tundi përsëri dorën e thatë në erë. Si? Si? I humbun? Kambëngula pa dashtë me e lën që të mbyllej edhe njiherë në at qëndrimin e saj prej sfinksi. Rrudhi buzët dhe u mundue të më skjaronte: -Paj i humbun veç, i humbun për vete….Dhe si të zgjohej e alarmueme se kishte folë ma shumë se duhet, u çue në kambë, shtroi me duert e kërcitëse rrobet e saj të zeza, u fal me mue e hyni te shtegu që e çonte te shtëpia. Mrikë Kolja e Kolë Camës ishte bash e motra e Martinit.
MARTIN CAMAJ
Poezi