Tunel nëntokësor Skoci-Turqi në epokën e gurit?
Njerëzit në Epokën e Gurit kanë ndërtuar një rrjet të madh tunelesh nëntokësore nga Skocia deri në Turqi, pohon arkeologu gjerman Heinrich Kutch në librin e tij të ri. Kutch theksoi se faktet për ekzistencën e tuneleve janë gjetur në disa lagje neolite në Evropë. Në librin "Secrets Of The Underground Door To An Ancient World", Kutch ka shkruar se shumë tunele kanë mbetur edhe sot dhe se është më se e vërtetë që ai rrjet të jetë gjigant.
"Në Bavari, Gjermani, kemi gjetur një rrjet tunelesh të gjatë 700 metra, ndërsa në Shtaerska, Austri, rreth 350 metra. Nëpër të gjithë Evropën ka disa mijëra tunele, nga Skocia deri në Mesdhe", shkruan Kutch. Ai thekson se shumë tunele janë të gjëra deri 70 centimetra, aq sa është e mjaftueshme që një person të kalojë.
"Nga disa tunele ka vende edhe për t'u ulur, pra edhe dhoma. Nuk janë të gjitha tunelet të lidhura, por së bashku bëjnë një rrjet të madh nëntokësor", thotë arkeologu. Disa ekspertë besojnë se njerëzit i kanë ndërtuar tunelet për t'u mbrojtur nga grabitqarët, ndërsa të tjerë pohojnë se tunelet kanë shërbyer si autostradat e sotme.