Ai që i thotë këto fjalë është Kritia, njeri i afërt i filozofit Platon, i cili tregon që një shekull më parë, më 590 para Krishtit, ligjvënësi Solon kishte shkuar në kryeqytetin administrativ të Egjiptit, Sais . Këtu ai qe përpjekur t'i çudiste Priftërinjtë e Isidit duke u bërë një pasqyrë të traditave të lashta greke, por njëri prej tyre kishte buzëqeshur, duke pohuar se ai grek qe një popull fëmijnor në krahasim me një popull tjetër rreth të cilit Egjiptianët zotëronin shumë dokumente të shkruara.
Simbas priftit egjiptian, një qytetërim i zhvilluar kishte egzistuar për shekuj të tërë "mbi një ishull më të madh se Libia dhe Azia të marra së bashku".
Ishulli qe shkatërruar nëntë mijë vjet më par ë nga një përmbytje e tmerrshme bashkë me gjithë banorët e tij. Fjalët e Kritias janë ndërfutur tek "Dialogjet" e Platonit, shkruar rreth vitit 340 para. Krishtit. Ja sesi e përshkruan ishullin filozofi grek, gjithnjë duke i vënë fjalët në gojën e priftit egjiptian: "Nga bregdeti e deri në mes të ishullit, i shte një rrafshinë; më e bukura dhe më pjellorja e të gjitha rrafshinave, kurse në qendër një mal jo shumë i lartë (...)."
Përshkrimi vijon gjatë e në të ndërfuten komente mbi gjenezën e banorëve të A tlantidës: shfaqet identikiti i një territori katërkëndor 540 x 360 kilometra, i rrethuar nga tri anë prej malesh që e mbronin nga erërat dhe nga të ftohtët, hapur në jug nga deti. Rrafshina ujitej në mënyrë artificiale nëpërmjet një kompleksi sistemesh ka nalizuese perpendikulare mes tyre, që e ndanin token në gjashtëqind katrorë të quajtura klerossu, në të cilat lulëzonin hapësira të begata bujqësore.
Qyteti kryesor, Atlantida, gjendej në bregun jugor; ai qarkohej nga një rreth muresh, largësia e të cilëve me qendrën ishte shtatëdhjetë kilometra; qyteti i vërtetë, i mbrojtur nga rrathë të tjerë uji dhe toke, kishte një diametër prej pesë kilometrash.
Me fjalë të tjera Atlantida ishte pothuajse tetë herë më e madhe se Siçilia; Nëse jo tamam një kontinent, ajo mbetej gjithsesi një ishull me madhësi të konsiderueshme. Kritia përshkruante pjellorinë e tokave të saj, të populluara veç tjerash prej elefantësh, gjë që do të thotë se edhe për këtë kafshë, më e madhja dhe më llupësja e të gjithave, kishte ushqim të bollshëm.
Perandora e fuqishme e Atlantidës, që shtrihej në ishujt fqinje, ndahej në dhjetë shtete të konfederuara, çdonjeri prej të cilëve drejtohej nga një mbret; shteti Sovran, ai që përfshinte qytetin e Atlantidës ndahej nga ana e vet në gjashtëdhjetë mijë struktura qeverisëse; çdo pesë a gjashtë vjet zhvillohej njëfarë asambleje publike me pjesëmarrjen e popullit i cili gjykonte mbi veprimtarinë e administrative të ndryshme.
Atlantidasit, të cilët nuk mjaftoheshin me zotërimin e ishujve të tyre, themeluan koloni të tyre në kontinentin përballë (Amerikë?), në Egjipt, Libi e në Etruri. Por nuk arritën ta mposhtin perandorinë e Athinës, themeluar në vitin 9600 para Krishtit nga perëndesha Minerva dhe organizuar simbas e vetë kritereve që Platoni kishte paraqitur në veprën e tij "Republika". Mbas shumë vite luftimesh një tërmet i madh dhe një përmbytje shkretuan Athinën, përpinë ushtrinë e saj, por bënë që edhe Atlantida të zhytej në thellësinë e ujërave të oqeanit. Një ndëshkim i drejtë, duke pasë parasysh se me kalimin e shekujve Atlantidasit qenë korruptuar.:
"Kur elementi hyjnor, i përzier me natyrën njerëzore, u shua brënda tyre e mbizotëroi karakteri njerëzor, atëherë degjeneruan, e ndërsa atyre që ishin në gjendje të shihnin këto iu shfaqën si gjëra të turpshme, syve të atyre që ishin të plogësht për të dalluar se çfarë lloj jetë përkon me të vërtetë me lumturinë, iu dukën gjëra të mrekullueshme, të mbufatur siç ishin prej lakmisë dhe pushtetit.
Dhe Zeusi, zoti i zotave, duke vënë re se kjo rracë po degjeneronte në mënyrë të mjerueshme, vendosi t'u jepte një ndëshkim me qëllim që të bëheshin më të urtë.Kërkoi të mbidheshin të gjithë zotat, e, me t'u mbledhur tha..."
Se çfarë tha Jupiteri, mund vetëm ta marrim me mend: në të vërtetë me këto fjalë pë rfundon edhe Kritia. Por prifti plak e ka sqaruar tashmë më përpara:
"Më vonë, me t'ia behur ca tërmete dhe përmbytje të jashtëzakonshme, e gjithë rraca juaj luftëtare (Pra Athinasit) u zhduk nën tokë, e në të njejtën mënyrë edhe Atlantida u gremis në det e u zhduk".
Për sa rrëfehet, pohon Kritia, Egjipti është i vetmi vend që zotëron shumë dokumentacion të shkruar, sepse, ndryshe nga tokat fqinje, nuk qe përfshirë nga katastrofat; e në lidhje me këtë u kërkon ndjesë lexuesve për faktin se u ka vënë emr a grekë sovranëve të Atlantidës.
Në të vërtetë, në analet e veta, Egjiptianët i kishin përkthyer emrat në gjuhën e tyre, simbas zakonit të kohës; më vonë edhe Soloni nga ana e vet i pati ripërkthyer, e kështu i ka paraqitur. "Nëse pra do dëgjoni emra të ngjashëm me tanët, mos u çudisni, ngaqë e dini arsyen".
Nga Platoni tek Kolombi
Ka mundësi që filozofi grek të mos e ketë marrë me mend se rrëfimi i tij i shkurtër (pak a shumë nja dhjetë faqe të sotme) do të kishte bërë të rridhte më shumë bojë sesa tër ë korpusi i tij filozofik: rreth njëzet e pesë mijë vepra kushtuar një qytetërimi që ndoshta as nuk ka egzistuar fare.
Rast më shumë unik sesa i rrallë (tjera vende të lashta misterioze, si Trekëndëshi i Bermudeve, janë zbuluar dhe diskutuar në kohë shumë të vonshme), problemi i egzistencës apo mosegzistencës së Atlantidës bëri të shpërthejnë shumë shpejt polemikat.
Disa mëtonin se Atlantida gjendej përtej Kolonave të Herkulit (përshembull Cymmeria e cituar nga Homeri tek Odisea), dhe shënuan popullin e Ata lantëve "që nuk hanë asnjë lloj qënieje me shpirt" e "nuk ëndërrojnë kurrë". Në Histori -në e Herodotit, tema e Timeus dhe Kritias përbënte (së paku për aq sa dimë ne) një risi absolute.
Aristoteli, nxënës i Platonit, nuk i dha shumë rëndësi rrëfimit të Mësuesit të vet, dhe ky jo-opinion pati një peshë përcaktuese në Mesjetën kristiane. Në të vërtetë, autoriteti i Aristotelit...
... konsiderohej i padiskutueshëm, e ajo që ai pati thënë ("Ipse dixit"), që jo rastësisht përputhej me vizionin gjeocentrik të universit mbështetur nga Kisha, nuk mund të kundërshtohej. Për më tepër egzistenca e një kontinenti të mbytur nëntë mijë vjet më parë nuk përputhej me datën e krijimit të botës simbas Gjenezës, llogaritur rreth vitit 3760 p. Krishtit.
Por, më 1492, Kristofor Kolombi zbuloi që, përtej Atlantikut egzistonte me të vërtetë një tokë: filozofi anglez Francis Bacon dha mendimin se mund të jetë fjala pikërisht për kontinentin e përshkruar në Kritia. Shumë pikëpamje nisën të modifikohen, aq sa në shekujt XVI dhe XV II Guillaume Postel, John Dee, Sanson, Robert de Vangoudy dhe shumë kartografë të tjerë e quajtën Amerikën me emrin Atlantidë.
Mbas Pushtimit, u zbulua madje se një legjendë antike e indigjenëve të Meksikës, përshkruar në Kodin Aubin, fillonte me këto fjalë: " Uexotzincas-ët, i Xochimilacas-ët, Cuitlahuacas-ët, Matlatzincas-ët, Malincalas-ët braktisën Aztlan-in dhe u endën gjithandej.". Aztlan ishte një ishull i Atlantikut dhe tributë e lashta kishin qenë të detyruar ta braktisnin sepse po zhytej në oqean.
Prej ishullit, të mbijetuarit morën emrin dhe u quajtën actekë, ose "Banorë të Aztlan". Sa për dijeni, në Meksikë kjo teori nuk lidhet me vëllimet fantastike, por mësohet nëpër shkolla, pak a shumë siç mësojnë nxënësit italianë historinë e Romulit dhe Remos; në Muzeun Antropologjik të Qytetit Meksiko janë ekspozuar shumë vizatime të lashta që përshkruajnë migrimin.
Rikthimi i Atlantidës
Ka nga ata që bëjnë analogji mesqytetërimit të Egjiptit të lashtë dhatij të Amerikës qendrore: ndërtime piramidale, ballsamosje, vit i ndarë në 365 ditë, legjenda, afërsi gjuhësore. Atlantida duhet të ketë qenë pra njëfarë ure natyrale ndërmjet këtyre dy qytetërimeve, e shtrirë me gjasë ndërmjet Azoreve dhe Bahamasit.
Më 1815, Joseph Smith, fshatari pesëmbëdhjetëvjeçar nga Mançesteri, në Kontenë e Ontarios në Nju Jork, qe takuar me një engjëll me emrin Moroni , i cili i premtoi ca vizione të jashtëzakonshme.
Shumë vite më vonë engjëlli i tregoi vendfshehjen e ca pllakave të çmueshme e të shkruara në një gjuhë të panjohur , të cilat Smith, i përndritur nga fryma hyjnore iu fut punë për t'i përkthyer.
Më 1830 u botua Libri i Mormonëve, një bibël e vërtetë për sektin e Mormonëve, që përshkruan një përmbytje me ca karakteristika krejtësisht atlantidiane (dhe pse Atlantida s'përmendet fare), ndodhur menjëherë mbas kryqëzimit të Krishtit.
"Në vitin e tridhjetekatërt, në muajin e parë, në ditën e katërt, u çua një uragan i tillë siç nuk ishte parë kurrë përmbi tokë; e shpërtheu edhe një shtërngatë e madhe dhe e tmerrshme, e një bubullimë e tmerrshme që e shkundulloi tërë tokën si të donte ta çante më dysh (...).
Dhe shumë qytete të mëdhenj e të rëndësishëm u gremisën, qytete të tjerë ranë pre e zjarreve, kurse mjaft të tjerë u troshitën derisa ndërtesat e tyre u rrëzuan, e banorët vdiqën dhe vëndet u shndërruan në mjerim (...). Kështu sipërfaqja e krejt tokës u deformua, e një errësirë e dendur u derdh mbi tërë vendin, e nëpër terr nuk mundën të ndezin ndonjë dritë, as llambë, as vravashkë" etj, etj.
Të mbijetuarit, populli i Nefit, kishin mundur të largoheshin në kohë "në vendin e Bollëkut", ku ndërtuan tempuj e qytete, mes të cilëve atë të Palenque dhe një fortesë që më vonë u njoh me emrin Maçu Piçu.
Tridhjetë e dy vjet më vonë një studiues ekscentrik francez, abati Charles -Etienne Brasseur, zbuloi "provën përfundimtare" të lidhjes mes Mesdheut, Atlantidës dhe Amerikës Qendrore.
Teoritë e tij u konsideruan të pabesueshme, por frymëzuan veprën e parë me të vertetë popullore rreth kësaj teme: "Atlantis, the Antediluvian World" ("At lantida, Bota Antideluviane") të amerikanit Ignatius Donnelly (1882).
Sipas Donnelly, Atlantida ishte parajsa Tokësore biblike, dhe aty qenë zhvilluar qytetërimet e para. Banorët e saj qenë hapërdarë nëpër Amerikë, Europë e Azi; mbretërit dhe mbretëreshat e saj qenë bërë Zota të religjioneve antike.
Më vonë, rreth trembëdhjetë mijë vjet më parë, i tërë kontinenti qe përmbytur prej një kataklizme me origjinë vullkanike. Në mbështetje të tezës së tij, Donnelly parashtron afëritë kulturore të përshkruara më s ipër, dhe disa prova gjeologjike, me thënë të vërtetën jo fort bindëse .
Nga ana tjetër e oqeanit, Augustus Le Plongeon, mjek francez, bashkëkohor me Donnelly, që për herë të parë kishte bërë gërrmime në rrënojat Maya në Yucatan , e rimori në mënyrë të pavarur tematikën e "Mistere të shenjta të Majave e të Kuikëve 11.500 vjet më parë; marrëdhëniet e tyre me Misteret e shenjta të Egjiptianëve, Grekëve, Kaldeasve dhe Indianëve".
Pavarësisht gjatësisë së pafundme të titullit, libri i tij pati një sukses të madh dhe ndikoi gjerësisht në përhapjen e mitit.
Përktheu : Shpëtim Kelmendi