Një djalë i vogël ju ngjit nënës së tij në kuzhinë një natë ndërsa ajo po bënte gati darkën dhe i dorëzoi një copëz letre...
Nëna pasi i thau duart me përparësen e saj filloi ta lexojë copëzën e letrës ku shkruante:
■Për kositjen e barit: 5 euro.
■Për pastrimin e dhomës sime këtë javë: 1 euro.
■Për atë që kam shkuar në dyqan për ty: 0.5 euro.
■Për ruajtjen e vëllait të vogël ndërsa ti ishe në pazar: 0.25 euro.
■Për hedhjen e mbeturinave: 1 euro.
■Për sjelljen e një dëftese të mirë: 5 euro.
■Për fshirjen e oborrit: 2 euro.
Gjithsej më ke borxh: 14.75 euro.
Hëm! Nëna filloi ta shikonte të birin ndërsa ai qëndronte pranë saj dhe sikur i lexonte kujtimet që i silleshin asaj në kokë. Ajo kapi lapsin, e ktheu së prapthi letrën që kishte shkruar i biri dhe shkroi:
■Për nëntë muaj që të kam mbajtur në bark ndërsa ti rriteshe: Falas.
■Për të gjithë netët që kam ndenjur pa gjumë, që jam kujdesur dhe jam lutur për ty: Falas.
■Për të gjithë kohët e zahmetshme dhe për të gjithë lotët që më ke shkaktuar ti përgjatë viteve: Falas.
■Për të gjithë netët e mbushura plot tmerr dhe shqetësimet që kam pasur: Falas.
■Për lodrat, ushqimin, teshat madje edhe fshirjen e hundëve të tua: Falas.
Kur ti mbledhësh të gjitha këto, çmimi i dashurisë sime për ty është: Falas.
Kur përfundoi së lexuari atë që kishte shkruar e ëma, sytë ju mbushën me lot dhe duke shikuar në sy të ëmën i tha:
- Nënë, vërtet të dua shumë! Mori lapsin dhe me gërma të mëdha shkroi në letër: E PAGUAR!