Nevojiten:
2 filxhan çaji me vaj
1 filxhan çaji me sheqer
3/4 filxhan çaji me lëng portokalleje
1/4 filxhan çaji me konjak
2 lugë të vogla me lëkurë portokalleje e grirë
2 lugë të vogla me sodë buke
1 lugë të vogël me kanellë (pluhur)
1 lugë të vogël me karafila (pluhur)
1 lugë të vogël me sodë
1 kg miell
(1 e 1/2 filxhan çaji me arra të shtypura)
Për sherbetin nevojiten:
2 filxhan çaji me mjaltë
2 filxhan çaji me sheqer
2 filxhan çaji me ujë
(E lëmë 5-8 minuta që nga çasti që fillon të ziejë dhe i heqim shkumën nëse nevojitet)
Përgatitja:
I hedhim të gjitha, përveç miellit, në një enë. Nuk ka rëndësi radha, çështja është ti trazoni mirë. Në fund hedhim avash avash miellin (pasi e kemi situr më parë 2 herë) dhe brumosim deri sa të behet brumi pak i butë dhe të mos jetë i ashpër. Pra, kini kujdes miellin. U japim me dorë biskotave formën që duam, por jo shumë të mëdha sepse do të fryhen gjatë pjekjes. I pjekim në 170° C për 20 minuta. Mos i lini të piqen më shumë sepse nuk do të mund ti sherbetosni. Ua hidhni sherbetin të nxehtë. I vendosni biskotat në një pjatancë ose ku të dëshironi ju dhe u hidhni përsipër 1 e 1/2 filxhan çaji arra të shtypura. Nëse doni ti bëni biskotat me çokollatë, shkrini çokollatën me pak gjalp (sepse i ndihmon të shkëlqejnë). Kujdes!!! Kur të shkrijë çokollata, fikeni sobën dhe mos e hiqni enën nga soba, dhe ashtu siç e keni vini biskotat duke i kthyer nga të gjitha anët që të lyen mirë. Nëse nuk e bëni kështu, nuk do të përhapet çokollata mirë sepse çokollata ftohet shpejt. (Kuptohet që duhet t'u keni hedhur më parë sherbetin dhe në fund nëse doni mund t'u hidhni sipër arra të shtypura).