Motorët e kërkimit dhe rrjetet sociale na njohin gjithmonë e më mirë. Falë gjurmëve që lëmë në rrjet, e dinë se çfarë na pëlqen dhe çfarë kërkojmë. Janë ata që seleksionojnë rezultatet, duke zgjedhur vetëm ato më të përshtatshmet për ne.
Pak persona e kanë vënë re postimin e shfaqur në blogun zyrtar të “Google” në 4 dhjetor të 2009-s. Nuk kërkonte të tërhiqte vëmendjen: ishte lista e fjalëve më të kërkuara. Por, jo të gjithëve u shpëtoi ky detaj. Dany Sullivan analizon gjithmonë me kujdes postimet e “Google” për të kuptuar se cilat janë projektet e ardhshme të kompanisë kaliforniane dhe gjeti diçka shumë interesante. Bëhej fjalë për kërkimin e personalizuar. Sot “Google” përdor 57 tregues, nga vendi ku jemi, deri tek browser-i që jemi duke përdorur apo kërkimet që kemi bërë më parë për të kuptuar kush jemi dhe se çfarë sajtesh na pëlqen të vizitojmë. Edhe kur nuk jemi në internet, vazhdon të personalizojë rezultatet dhe të na tregojë faqet tek të cilat ka shumë mundësi të klikojmë. Zakonisht mendohet se kur bëjmë një kërkim në ‘Google’ të gjithë marrin të njëjtat rezultate: por që nga dhjetori i vitit 2009 nuk është më kështu. Ne, falë algoritmit të famshëm të kompanisë “PageRank”, shohim ato rezultate që janë më të përshtatshme për ne, ndërsa të tjerët, ato që u përshtaten atyre. Me pak fjalë, “Google” nuk është i njëjtë për të gjithë. Të kuptosh diferencën, nuk është e vështirë. Në pranverën e vitit 2010, ndërsa platforma “Deepwater Horizon” derdhte naftë në Gjirin e Meksikës, dy mikesha bënë të njëjtin kërkim në ‘Google’. Të dyja jetojnë në verilindje të SHBA-ve dhe janë të bardha, të mbushura dhe me prirje të majta. Me pak fjalë, dy persona pak a shumë të ngjashëm. Të dyja u futën në ‘Google’ me fjalën “BP”, por morën rezultate të ndryshme. Njëra gjeti informacione me investimet e lidhura me ‘BP’, tjetra lajme. Në një rast, faqja e parë e rezultateve të “Google” përmbante linket për incidentin në Gjirin e Meksikës, në tjetrën nuk kishte asgjë të tillë, vetëm reklamë për kompaninë e naftës. Madje, edhe numri i rezultateve të gjetura ishte i ndryshëm: 180 milionë për njërën dhe 139 për tjetrën. Por nëse diferenca mes këtyre mikeshave ishte kaq e madhe, imagjino se si mund të jetë për shembull, mes një republikani të vjetër nga Teksasi dhe një biznesmeni japonez. Tani që ‘Google’ është personalizuar, kërkimi për qelizat staminale sigurisht që u jep rezultate tërësisht të kundërta shkencëtarëve që janë pro apo kundër kësaj çështjeje. Nëse shkruan: “prova për ndryshimet klimatike”, një ambientalist dhe një drejtues i një kompanie nafte do të gjejnë përgjigje të kundërta. Pjesa më e madhe e njerëzve mendojnë se motorët e kërkimit janë neutralë. Ndoshta mendojmë kështu, sepse na janë plotësuar kërkesat tona. Lajmërimi i dhjetorit të 2009-s në ‘Google’ bëri kthesë dhe një revolucion të rëndësishëm, por thuajse të padukshëm në mënyrën tonë të konsumimit të informacionit. Mund të themi se që nga ajo kohë nisi epoka e personalizimit.
Më thuaj se çfarë do
Bota dixhitale po ndryshon, madje më shpejt se sa mendohej. Sipas një studimi të bërë nga “Wall Street Jornal”, 50 sajtet më popullorë në botë janë nga ‘CNN’, ‘Yahoo’ apo ‘MSN’, që pothuajse të gjithë mbajnë të dhënat tona personale. Nëse kërkojmë një fjalë si depresioni në një fjalor online, në të njëjtën kohë aktivizohen sajte të tjera që na ftojnë të shohim reklamat e antidepresivëve. Nëse kërkojmë mbi mundësitë që gruaja mund të na tradhtojë, dalin një numër i madh lajmërimesh për testet e ADN-së për t’u siguruar për atësinë e fëmijës. Gara për të ditur sa më shumë të jetë e mundur rreth nesh është tashmë në qendër të betejës së shekullit mes gjigandëve si “Google”, “Facebook”, “Apple” dhe “Microsoft”. Shumë analistë mendojnë se, edhe pse ky shërbim duket falas, ai paguhet përmes informacioneve që japim për veten, informacione që “Google” dhe “Facebook” janë gati t’i transformojnë në para. Edhe pse janë falas dhe të domosdoshëm, ‘Gmail’ dhe ‘Facebook’ janë edhe makina për të na nxjerrë të vërtetat dhe detajet më intime të jetës sonë. “Iphone” ynë personal di ekzaktësisht ku shkojmë, kë marrim në telefon, çfarë lexojmë. Për më tepër, me GPS është në gjendje të kuptojë nëse po ecim, jemi me makinë apo në ndonjë festë. Edhe pse deri tani “Google” ka lejuar të mos shpërndajë të dhënat tona personale, sajte dhe aplikacione të tjera shumë popullorë nuk garantojnë asgjë për këtë fakt. Pas faqeve që vizitojmë fshihet një treg i madh informacioni mbi atë çka ne bëjmë online. Këto informacione kontrollohen nga shoqëri për mbledhjen e të dhënave, pak të njohura, por shumë fitimprurëse, si “BlueKai” dhe “Acxiom”. Vetëm “Acxiom” ka mbledhur mesatarisht 1500 informacione për çdo person në databazën e tij, që përfshin 96 për qind të amerikanëve. Sipas drejtueses operative të “Facebook”, Sheryl Sandberg, brenda tre apo maksimumi 5 vjetëve ideja e një sajti jo të personalizuar duket absurde. Një nga zëvendëspresidentët e ‘Yahoo’, Tapn Bhat është dakord: “E ardhmja e uebit është personalizimi. Tashmë interneti duhet të jetë inteligjent dhe në përputhje me kërkesat e çdo përdoruesi”. Ish-administratori i deleguar i “Google”, Eric Scmidt deklaron i entuziazmuar: “produkti që kam dashur gjithmonë të krijoj është një kod që gjen menjëherë atë që jam duke shkruar”. ‘Google instatnt”, që na e nxjerr para kohe atë që duam të shkruajmë, doli në vjeshtë të vitit 2010 dhe ky është vetëm fillimi. Sipas Schmdt, përdoruesit duan që ‘Google’ t’u thotë se çfarë duhet të bëjnë më vonë. Por personalizimi nuk kushtëzon vetëm atë që blejmë. Për një përqindje gjithmonë e më të madhe përdoruesish, sajtet e lajmeve të personalizuara si “Facebook” po bëhen burim thelbësor informacioni: 36 për qind e amerikanëve nën 30 vjeç i lexojnë lajmet në rrjetet sociale. Por siç thotë themeluesi i tij, Marck Zuckenberg, “Facebook” është ndoshta burimi më i madh i lajmeve në botë. Por personalizimi nuk po kushtëzon fluksin e informacionit vetëm në “Facebook”: tashmë shërbime si “Yahoo News” dhe “News.me”, i përshtatin titujt me interesat dhe dëshirat tona të veçanta. Personalizimi ndërhyn edhe në zgjedhjen e videove që shohim në “Youtube” dhe blogje të ndryshme. Influencon tek e-mailet që marrim, tek partnerët që takojmë në ‘OKCUpid‘ apo restorantet që sugjeron ‘Yelp’: personalizimi mund të vendosë jo vetëm me kë dalim, por edhe ku shkojmë dhe për çfarë flasim. Algoritmat që merren me reklamat e personalizuara po nisin të administrojnë edhe jetën tonë. Ashtu siç tregon Eric Scmidt, “do të jetë shumë e vështirë të shohësh apo të blesh diçka që në një farë mënyre nuk është krijuar sipas dëshirës sonë”.
Sekrete online
Tendenca e fundit quhet “zbulim i të fshehtave”. Në Shtetet e Bashkuara shumë persona ndiejnë nevojën që të rrëfejnë sekretet e tyre në internet, sepse janë më të lirshëm përpara ekranit të kompjuterit dhe e kanë më të lehtë t’u hapin zemrën njerëzve që nuk i njohin. Në Shtetet e Bashkuara shumë njerëz tregojnë historitë e tyre në internet, duke i dhënë kështu jetë një tendence të re; asaj të vjedhjes së sekreteve shumë kollaj. Shpesh rrjetet sociale i lehtësojnë miqësitë, por është e vërtetë gjithashtu se në internet konfliktet përhapen më shpejt dhe janë më të dhunshme se ballë për ballë. Në fakt, pas ekranit të kompjuterit ndihemi më të mbrojtur, por edhe pse është një publik shumë i madh, thuhen gjëra që nuk do të thuheshin kurrë përballë. Por emocionet mbeten të forta: për shembull të zbulosh se shoku i zemrës nuk të ka vënë në listën e “miqve të ngushtë”, është e sigurt se menjëherë do të zhgënjehesh. “Facebook” është adresa më e klikuar në internet. "Ai që regjistrohet në këtë adresë ka mundësi të krijojë lidhje të reja, të marrë më shumë informacione, të krijojë kontakte me njerëz të rinj. Një lidhje të dobët nuk e pengon asgjë që të bëhet një lidhje e fortë”, - thotë një sociolog. “‘Facebook’ ndihmon më shumë në forcimin e lidhjeve të saponisura, sesa të krijojë njohje të reja”. Në fakt, në pjesën më të madhe të rasteve, personat që përdorin një rrjet social japin të dhëna të rreme, pra përpiqen të hiqen si njerëz të tjerë. “Edhe në jetën reale ndodh një gjë e tillë, kur krijojmë një lidhje të re ose kur dërgojmë një kurrikul në një punë: gjithnjë mundohemi t’i japim më shumë rëndësi vetes”, - thotë një sociolog spanjoll. Po dashuria? Rrjetet sociale mund të ndihmojnë të gjesh një partner. Përmes një klikimi mund shohësh menjëherë jo vetëm pamjen e jashtme, por edhe nëse shijet tuaja intelektuale përputhen. Gjithsesi, ky “udhëtim” nuk është pa rreziqe. Nëse interneti na ka ndryshuar kaq shumë mënyrën tonë të jetesës, mos harroni që gjithçka që keni bërë apo bëni aktualisht regjistrohet, dhe asnjë sekret, sidomos online nuk mbetet më i tillë.
Burimi i Temes eshte mar ne Albanur