Romantizmi eshte nje menyre per te shprehur dashurine tuaj, ndjenje e cila ben t’u rrahe zemra fort sa here qe jeni prane partneri
Mos prisni asnjehere raste te veçanta per te shprehur dashurine tuaj. Sigurohuni te ushqeni lidhjen dashurore qe keni krijuar duke vene ne zbatim disa keshilla praktike me te cilat specialistet sigurojne se kane nje efekt mjaft pozitiv ne jeten e nje çifti. Shpesh duket e pabesueshme dhe e paarritshme krijimi i nje lidhjeje e cila karakterizohet nga harmonia dhe dashuria mes partnereve, aq sa kur e sheh tek te tjeret te duket diçka ireale, por qe sipas studiuesve eshte krejt e kunderta.
10 keshillat qe ata japin jane:
1. Thuaji partneres/it “te dua”, te pakten nje here ne dite. Edhe pse mund te jete i sigurt, personi qe keni ne krah ka nevoje t’u degjoje ta thoni kete fjale.
2. Pershendetjen e mengjesit apo te rikthimit pas punes ne shtepi shoqerojeni gjithmone me puthje dhe nese ate dite po mendoni edhe per te kryer marredhenie seksuale shtojini edhe nje perqafim.
3. Beni “takime dashurie” me partnerin per gjithe jeten tuaj. Trajtoheni partnerin edhe me mire nga sa e keni trajtuar kur jeni njohur ne fillim. Mos harroni, jini te perzemert, buzeqeshini partnerit sa here qe rikthehet ne shtepi, mbajini duart njeri-tjetrit gjate nje shetitjeje qe beni te dy, etj.
4. Lerini pas defektet e tij. Nese jeni te lidhur me nje djale /vajze qe nuk eshte shume e rregullt, atehere keni dy alternativa t’i perserisni ato qe beni dhe te merziteni te dy, ose ta keshilloni butesisht qe ai te mos i perserise me. Mos vini re faktin qe le veshjet e tij vend e pavend, qe nuk pastron tryezen pas darke etj.
5. Perqendrohuni tek pozitivja. Ne vend qe te mendoni vetem per nje fjale apo veprim te gabuar te tij, e cili u ka merzitur shume, mendoni pozitivisht, mendoni te gjitha gjerat e bukura qe ben per ju, fjalet e embla qe u peshperit ne vesh etj.
6. Mendohuni dy here para se te flisni nese jeni me nerva. Mos u perpiqni te flisni nese jeni te merzitur, thjesht heshtni ose qendroni larg njeri-tjetrit. Dilni per pak çaste te merrni ajer dhe te qetesoheni, dhe kur te riktheheni serish tek partneri do te shini se merzia ka mbetur pas dhe do te jeni gati te perkedhelni dhe puthni njeri-tjetrin.
7. Mos perdorni sekretet e partnerit apo dobesite e tij gjate nje zenke per te lenduar, apo edhe ne nje situate te zakonshme. Ajo çfare juve u duket e parendesishme, idiote, mund te jete diçka shume serioze per partnerin tuaj. Merrni ne konsiderate ate çfare eshte e rendesishme per njeriun e zemres dhe mos e diskutoni ate me miqte apo familjen tuaj. Nje lidhje dashurore bazohet ne besim dhe intimitet.
8. Mendoni se pari per partnerin tuaj. Nese te dy e beni kete, atehere te dy i keni dhene nje ndihme te madhe lidhjes suaj. Thuaji “po” partnerit sa me shume te jete e mundur, plotesojini atij edhe deshirat me te vogla dhe mos e pengoni te shijoje aktivitete apo te tjera gjera qe i kane dhuruar kenaqesi para se te lidheshit. Do te shihni se do te merrni te njejten kunderpergjigje.
9. Respektoni partnerin tuaj. Mos e pergojoni ate me asnjeri. Kur flisni per te dashurin tuaj perdorni gjithmone fjale qe tregojne dashuri dhe respekt ne radhe te pare.
10. Gjeni nje menyre per t’u bashkuar te dy çdo dite. Zbuloni çfare u pershtatet dhe ndihmon me te vertete marredhenien tuaj. Hani jashte bashke, takohuni per te pire çajin e pasdites, shtrihuni ne krevat per te perkedhelur njeri-tjetrin, beni nje shetitje etj. Mund t’i alternoni gjerat dhe te thyeni rutinen.
Mos harroni, sa me shume te jepeni pas lidhjes suaj aq me e bukur behet ajo. Beni dashurine dhe romancen pjese te dites suaj.
Edituar për herë të fundit nga $EB@$TJ@N në 7/4/2013, 17:45, edituar 1 herë gjithsej